Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Zgjedhjet Parlamentare 2006

Pas nje viti pushim, zagoria partiake e BDI-se, permes qatibit Petrit Menaj, perseri leshohet ne avanturen kunder Musa Lamallarit!

Ne xhep kam nje tallkin shqip per Petrit Menaj
Pergjigje telepatike nga Londra per Petrit Menaj

 

Zgjedhjet Lokale 2005

Ndalnie llakerdin TopTan

Zbrit ne toke, o Ali Ahmeti

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

REAGIM

PERGJIGJE TELEPATIKE NGA LONDRA PER PETRIT MENAJ

 

(Shkas Petrit Menaj “Petrit Menaj: Ku qendron besimi juaj se mund ti genjeni aq lehte te tjeret?”)

 

Teoria e Dekartit eshte e qarte se dyshimi i tij mbi cdo gje vjen te nje pike e tij se vet Dekarti nuk dyshon se ekziston, eshte dikushi, ka vlere dhe mendimet e tij jane reflekse te botes fenomenale te sebepeve. Filozofia e kauzalitetit!
 

Petrit Menaj si duket ka problem me vetveten, me teorine e dyshimit dhe ka zbuluar zbulimin e Dekartit se vetem ai eshte “DIKUSHI”. Por, e keqja e tij ne kete formule eshte se teoria e Hobsit eshte ndryshe, kurse ne demokraci çdo qytetare eshte i njejte dhe i barabarte me te tjeret. Secili ka te drejte te jete DIKUSHI… Bota subjektive e te menduarit te Petrit Menajt eshte nje bote e vogel, nje bote me nje distance vertikale mes fytit dhe barkut, kurse autoriteti i tij i te menduarit se ai eshte “dikushi” eshte nje autoritet i imponuar me dhune dhe me kamxhik te nje qeverie ose grupi qe krejt shqiptaret nuk e pranojne…

Mos u habit Petrit Menaj! Ne te sherojme!

Koheve te fundit ne Maqedoni eshte aktuale kthyerja e Mr. Bardhyl Mahmutit ne Tetove dhe rigrupimi i opozites shqiptare ne PDSH per te parandaluar deshtimin politik te Ali Ahmetit me voten e lire te qytetareve shqiptar qe per Petrit Menajn nuk jane “askushi”. Ne kuader te ketyre aktiviteteve per rigrupim te opozites dhe kthyerjes se Mr. Bardhyl Mahmutit nuk kane munguar letrat e perkrahjes nga individ, ish-luftare te UCK-se, grupe, shoqata dhe parti te vogla shqiptare ne Maqedoni dhe jashte saj. Nje nga keto letra ka qene edhe letra ime e perkrahjes per Mr. Bardhyl Mahmutin per angazhimin e tij ne opoziten shqiptare ne Maqedoni.

Polemikat e mia para nje viti me Petrit Menaj si duket kane ndikuar aq shume ne psikologjine e gjeneralit te deshtuar ne hapesire dhe kohe saqe letrat tjera nuk i rishikon, nuk i rilexon dhe harron poziten e tij se eshte qatib i Ali Ahmetit qe duhet te jap pergjigje dhe jo te beje pyetje qytetareve shqiptar. Si duket bota ime telepatike para nje viti nuk e ka lene te qete Petrit Menaj qe ky te mirret me mua, deri sa edhe te shkruaj liber per mua… Krejt kjo me jep besim se une jam DIKUSHI dhe jam shkak qe Petrit Menaj ta zbuloj permes meje zbulimin e Dekartit se edhe ai eshte “dikushi”, ka shkruar nje liber me disa te verteta te tij qe jane subjektive… Pasi vet jam krijues, shkruaj libra, deri tani librat me te mira, librat qe kane mbijetuar neper shekuj, jane librat e autoreve qe kane qene ne lufte me pushtetin, me mbreterit dhe qeverite dhe askund nuk kam degjuar se njerezit e afert me pushtetin kane krijuar vepra te medha… Ata qe e njohin kete bote te krijimtarise letrare do te me kuptojne me se miri… Kurse librat e shkruara nga qatibet e pushtetit jane libra qe u imponohen qytetareve per te vertetat e klases sunduese se jane te zgjedhurit e perhershem dhe te tjeret jane démodé… Jo rastesisht me nderrimin e njerezve ne pushtet keto libra humben dhe nuk i permend kush… Keshtu eshte fati me librat e Titos dhe Enver Hoxhes dhe poezite e shqiptareve qe i kane shkruar per to, ku aty ben pjese edhe Ali Ahmeti dhe Petrit Menaj.

Jo rastesisht librat e mi jane lexuar nga Petrit Menaj… jo rastesisht Petrit Menaj nga kendi vet shkruan per mua liber… Ky eshte dallimi mes krijimtarise sime dhe te Petrit Menajt…

Tani me konretisht rreth pyetjeve qe Petrit Menaj ka drejtuar ne emrin e Musa Lamallarit:

Une nuk jam as goja e as barku i pushtetit. Nuk ushqeje familjen time ne kete distance vertikale. Nuk jam ne pushtet te jap pergjigje per pakenaqesine e shqiptareve ne Maqedoni. Kjo qe me detyron t’ u pergjigjem pyetjeve te Petrit Menaj eshte pranimi i tij se une jam DIKUSHI dhe vleresimet e mia jane te mireqena, keshtu qe deshtimet e qatibit te Ali Ahmetit dhe dyshimet e tij jane ne séancen time per ta sheruar ne menyre telepatike nga Londra.

1. Cilido shqiptar qe i bashkohet nje subjekti politik shqiptar opozitar per te ndryshuar punet ne te mire dhe ne interes te shqiptareve eshte per t’u pershendetur dhe vlere e re demokratike ne shoqerine shqiptare. Ketu bene pjese angazhimi i Mr. Bardhyl Mahmutit, ish-luftetaret e UCK-se, invalidet e luftes, grupet dhe partite e vogela politike shqiptare qe nga pakenaqesia dhe deshtimet e Ali Ahmetit dite e per dite bashkohen rreth boshtit qe quhet PDSH.

2. Ne shkrimin e pare kam treguar kush eshte Mr. Bardhyl Mahmuti, nuk kam nevoje te perseritem. Por kesaj radhe do te them se ate qe e kam thene eshte e vertete dhe me fakte. Mr. Bardhyl Mahmuti eshte shpetimtar nese ju shkoni e pyetni familjen e komandant Xhavit Hasanit dhe shume te tjereve. Ju rikujtoje: Mr. Bardhyl Mahmuti si drejtues politik i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ne prill te vitit 2000, duke mbajtur peng 4 ushtare te shtetit te Maqedonise mundeson lirimin e Xhavit Hasanit… te cilin sot partia e Ali Ahmetit e mban ne burgun e Idrizoves… e sa te tjere si Xhavit Hasani… Mr. Bardhyl Mahmuti eshte shpetimtar edhe i familjes se Ali Ahmetit Lexo: ne web faqen www.bardhyl.com  “Per t’i dhene kulm arrogances tende dhe per te nxjerre ne shesh qellimin e vertete te ambicjeve tua t’i me thirre ne telefon ate nate kur forcat maqedonase ishin nisur ne drejtim te Zajazit. Me nje ze qe dridhej dhe qe shprehte paniken qe te kishte kapluar, me thirre ne telefon duke mu drejtuar: Bardhyl, forcat maqedonase jane nisur ne drejtim te Zajazit. Atje e kam familjen dhe mund t’u ndodh diqka e keqe. Thuaj Arbrit qe te beje çka eshte e mundur qe te mos sulmohet Zajazi. Te lutem bisedo me Arbrin dhe mundohu te ndikosh te ai. Lajmerohu pasi te bisedosh me Arbrin...“


3. Kur me drejtohesh me “Ore, ju kush jeni…” perveç se tregon arrogancen tende qe ndryshe mund te kuptohet edhe si kercnim, kjo tregon panikun tend ne te cilin ti e perjeton çdo dtie. Ne vend qe te logjikosh dhe t’i pranosh shqiptaret me te drejta te barabarta per polemika, mendime, qe jane te drejta te garantuar edhe me karten e OKB-se ne kuader te lirive dhe te drejtave te njeriut, ju na dilni se edhe lufta e juaj per liri dhe te drejta ne Maqedoni ka qene ne kundershtim me keto parime nderkombetare. Ka qene nje lufte duke manipuluar me ndjenjat me sublime te shqiptareve per Bashkim Kombetar. Kurse ne mungese te argumenteve ne polemike me mua ju merrni si shpetim bujen e daive “nga e ke gjetur Musa Lamallarin se nuk e kemi degjuar ndonjehere”. Mos u habit, se ti sot je goja dhe barku i pushteti, qatip i Ali Ahmetit, je ne pozite kur mizat sillen rreth e rrotull dhe heqin vallen zee-zee si ne vatren e …! Nuk ta kam harruar plepin e para nje viti Petrit Menaj! Nje dite kur bosi yt Ali Ahmeti do te humb pushtetin do te kesh kohe te logjikosh dhe te mendosh per kete… Dhe kurre me shqiptareve nuk do te ju drejtohesh me “ORE”… Se ta leme ne fyt… Tash kliko kete LINK te lexosh letren time qe para nje viti ta kam derguar privatisht te kuptos se kush jam une!


4. Sa kundershtare politike jane vrare ne kohen e Ali Ahmetit, tregojne statistikat e pasluftes, ju ato Petrit Menaj i dini me se miri, qe per secilen vrasje partia e juaj ne pushtet ka pranuar versionin qeveritar se vrasjet mes shqiptareve jane qerim hesapesh mes bandave kriminele shqiptare ne Maqedoni. Me kaq edhe jane mbyllur hetimet. Ndaj ju kerkoni te dini per heroizmin e tyre pasi vet me Ali Ahmetin i keni katagorizuar ushtaret me te mire si kriminel dhe bandite per t’i eleminuar me lehte. Une do ua permendi vetem rastin e viktimave te pafajshme, kalimtareve te rastit, qe ne pike drekes humben jeten ne Shkup, ne mesin e tyre edhe nje vogelush shqiptaro-amerikan. A menduat se keto do te harrohen? Puna do te perfundoje me kaq! Me nje version te qeverise! Jo Petrit Menaj… Vlere eshte qe ligji i drejtesise dhe organet e pavarura hetimore te aktivizohen ne keso raste tragjike…


5. Ligji dhe mediat Petrit Menaj jane ne duart e juaj… Ju lejuat qe huliganet te dermojne zyret e gazetes Fakti ne vend te kontekstit gjyqesor. Ju Petrit Menaj nuk e keni larg te shkoni dhe te pyetni pranorin e televizionit ERA, z. Abdullah Mehmeti, per biseden e Agron Buxhakut dhe kushtezimet e tij, qe partia e juaj duhet te jete aksioner me mbi 51 per qind ne pronen e tij, nese ky deshiron te fitoj licencen per transmetim satelitor. Ju e liruat sot gazetaren Malecka nga presioni i madh i nderkombetareve, por kush do i paguaj kompenzim asaj per kohen e humbur neper burgjet e Maqedonise… Edhe kjo eshte demokraci Petrit Menaj, jo bageti e bujqesi… Hajde se bohet mire!”


6. Ne Maqedoni ju nuk keni punuar qe te kete media dhe gazeta te pavarura, kurse gazetaret te jene te lire dhe te respektuar ne punen e tyre. Kjo nuk ju ka konvenuar… Ekzistojne deshmitaret kur bosi yt Ali Ahmeti kercenohet per nje shkrim te gazetes Koha Ditore, botimi per Maqedoni. Kercenimi i tij:”Do te me njoh mua mire Veton Surroi”. Ju krejt keto i dini me mire se une se thirreni se jeni qatib i Ali Ahmetit.


7. Petrit Menaj edhe gjalle me kthye Skenderbeun ne Shkup, kupen e mbushur me rrena dhe mashtrime te Ali Ahmetit nuk mund ta zbraze dot. Kupa e juaj do te ishte mire te ishte mbushur me statusin ligjor per mbrotjen e ushtareve te UCK-se ne vend te permendoreve. Ne vend qe te ndryshoni te kaluaren, ju eshte dashtur te ndryshoni te tashmen dhe te ardhmen. Ne vend te busteve te deshmoreve familjet e tyre te kene te ardhura te sigurta mujore sikurse i keni ju te siguruar nga filiala e Ali Ahmetit. Une nuk ngatrroj gjera. Ju jeni parti politike dhe jo organizate ndertimore per ndertimin e bustave… Ju i ngatrroni sendet dhe jo une…


8. Per vlerat e mohuara kombetare nga partia e Ali Ahmetit kam shkruar Petrit Menaj ne shkrimin: MBAJU ALI AHMETI: PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE. Nuk kam nevoje te perseritem. Ju klikoni linku dhe lexoni edhe nje here! Web faqet e mia nuk jane web faqe te killafta si te BDI-se.


9. I madh i vogel Petrit Menaj eshte ilaq qe si sherimi telepatik une ta jep ty nga Londra t’ia percjellish Ali Ahmetit dhe ta mbash per vetveten. Ju keni harruar akuzat e komandant Hoxhes per Ali Ahmetin. Ju keni harruar pergjigjet e Ali Ahmetit para gazetareve: “Ai eshte i vogel qe une te mirrem me te”. Petrit Menaj ju si duket qani dert me Ali Ahmetin se si t’i mbuloni deshtimet e juaja. Komandant Hoxha nuk ishte i vogel kur ishte ne Haraqine dhe ju me Ali Ahmetin luajshi degergjik ne Prizren. Shqiptaret ane e kend botes kane degjuar dhe njohur zerin e komandant Hoxhes permes “Zerit te Amerikes” dhe jo te Ali Ahmetit dhe te juajin. E shume raste tjera…


10. Ju Petrit Menaj nuk duhet t’u besoni invideve, partive, ali babave si te verteta absolute! Ju ne rend te pare duhet t’i besoni Zotit, lirise se individit dhe te drejtes se tij ne percaktim. Pastaj te besoni ne demokraci dhe ne zgjedhje lokale dhe parlamentare pa e perdhosur voten dhe verdiktin e qytetareve. Keto jane fundamente kryesore qe na trrasojne rrugen drejt Ilirides, Bashkimit ne proceset e reja globale. Ju duhet te besoni se mendimi opozitar shqiptar nuk eshte démodé, subjektet politike opozitare nuk dalin mode ne demokraci, ngase ju neser vete mund te jeni ne pozite te tille. Ky mendim do te ekzistoje edhe neser edhe pasneser, me mua dhe pa ty, kjo eshte filozofia e jetes ne udheheqje…


11. Pyetja e parafundit e Petrit Menajt paraqet nje tendece idiotike qe emrin e ka BDI per te diskredituar personalitet shqiptare qe kane dhene kontribut dhe jane te dekoruar me çmimin me te larte te komandantit tone legjendar Adem Jashari, siç eshte rasti i Mr. Bardhyl Mahmutit. Pikerisht kjo pyetje e vonuar e tij, mua udhezimi im hyjnor me ka detyruar te shkruaj pas nje viti dhe t’ua prishi rehatin integristeve ne Krusheviqka Republike. Ndaj Petrit Menaj me ka reaguar mua e jo te tjereve, ngase une ua kam mbyll vrimat manipulative idioteske prej perpara ku ai dhe bosi i tij Ali Ahmeti nuk do te mund te lozin lojen Strumiqka. Ata tani butonin e kesaj loje e kane prej meje DESABLED! Ata duhet ta dini mire se Mr. Bardhyl Mahmuti per here te pare kthehet ne vendin e Lindjes dhe per here te pare zyrtarisht angazhohet ne nje subjekt politik shqiptar ne Maqedoni sipas normave demokratike me te drejte per te zgjedh dhe per t’u zgjedhur. Edhe pse Mr. Bardhyl Mahmuti nuk eshte shetitur prej nje partie ne parti tjeter, qe ju, pa fije turpi, bashke me Ali Ahmetin tentoni ta paraqitni keshtu, ju duhet ta dini se ne demokraci rigrupimet opozitare jane normale, veçanerisht kur ka deshtime te medha poilitike nga partia qe sot perfaqeson shqiptaret ne Maqedoni. Nuk e di prej nga kaq frike e madhe nga Mr. Bardhyl Mahmuti?


12. Pyetja e 12 e Petrit Menajt eshte pyetja e fundit rreth bishtit. Kurse bishti i deshtimeve te Ali Ahmetit dhe Petrit Menajt eshte aq i madh saqe perfundon me integrimin e BDI-se ne Krusheviqka Republike. Aty ku edhe humbin shqiptaret me se shumti. Ne pamundesi te realizimit te premtimeve politike te para kater vjeteve dhe ne prag te zgjedhjeve parlamentare ky bisht tani eshte Kupa e rrenave te Ali Ahmetit dhe Petrit Menajt qe e perdorin per mbijetesen e tyre ne pushtet.

Nga 12 pyetjet e parashtuara te Petrit Menaj, qe eshte nje numer simbolik me karakter biblik, po aq rruge, 12 rruge tjera ekzistojne ne opoziten e rigrupuar shqiptare per t’i shpetuar shqiptaret nga kjo katrahure e politikaneve deshtak te BDI-se. Nese votohet ne zgjedhjet e ardhshme opozita shqiptare ne Maqedoni mund te behet veç me mire dhe jo me keq se sa qe eshte sot me BDI-n. Mendoj se çdo shqiptar do t’i preferonte 12 rruget e hapura te shpetimit, siç ishin te hapura 12 rruget per popullin e Musaut ne detin e Kuq per te shpetuar nga poshterimi i Faraonit,  ne rastin tone te poshterimit dhe humbjes se krenarise nen rruzginen e shtetit unitar. Logjiko pak!

Me respekt per opozitaret, Musa Lamallari

 

17. 03. 2006,

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker