|
Nuk kam ndermend
te bej kunder-reagim nga ajo qe e kam
lexuar ne reagimin e z. Petrit Menaj. As
me pak kam ndermend te arsyetoj letren
time te pare drejtuar z. Ali Ahmetit.
Mesazhin edhe ata qe nuk me njohin e kane
kuptuar drejte, por edhe ne baze te
sondazheve te mia me personalitete te
profileve te ndryshme nga jeta e
shqiptareve te Maqedonise, jam ne epersi,
edhe pse me se tepermi me ka pelqyer nje
mesazh i nje mikut tim: “Hiq nuk e kam
qelluar!”.
Jane dy arsye pse
paraqitem edhe nje here nga Londra:
E para, paraqitem te
jap kontributin tim si shqiptar te mos
devalvohen levizja, mundi, projektimi dhe
lufta e shqiptareve ne Maqedoni. Te mos
nderpritet kontuiniteti i veprimeve
politike shqiptare ne Maqedoni dhe lufta e
gjeneratave te mos shendrrohet ne lufte
dhe qerim hesapesh ndermjet shqiptareve.
Ndersa arsyeja e dyte
jeni ju z. Petrit Menaj. Nga fakti se keni
nje background ku leni shtigje per dialog,
keni nje edukate te kierarkise ushtarake
ashtu siç edhe e keni filluar letren e
juaj, por para se gjithash e preferoni dhe
e keni ne zemer “Bagetin dhe Bujqesine” e
Naimit tone te madh. Te mos futem me teper
ne detaje, une si shqiptar me origjine nga
Shkupi, per te gjitha keto, u them FLM dhe
nuk i quaj perzierje ne punet e brendshme
te nje shteti, njejte siç nuk m’i kane
quajtur punet e mia te “vogla” vellezerit
e mi ne Konispol, Zare, Ksamil, Sarande,
etj, atje ku e ka inspirimin edhe libri im
i pare “2001 FUNDI I BOTES”. Dhashte Zoti
qe edhe juve malet e Karadakut prej nga
kam edhe te paret, te behen nje inspirim i
forte per ju per ndertimin e ndonje libri
qe do te mbroni idealet e deshmoreve te
luftes qe u linden me levizjen e
rilindaseve tane kombetare dhe u
projektuan ne Lidhjen e Pare te Prizrenit.
Zoti Petrit Menaj!
Kur flase per
kontinuitetin e shqiptareve perdori kater
fjale (nocione) te perdorura ne fjalorin e
perditshem te gjuhes shqipe. Keto kater
fjale jane qe kane pershkruar ngritjen
politike te shqiptareve te Maqedonise ne
keto pesembedhjete vjetet e fundit. Aty ju
do te gjeni te gjitha pyetjet dhe
pergjigjet e rendesishme per ndertimin e
nje opinioni te shendoshe per t’i ecur
punet perpara me partine e z. Ali Ahmeti.
Ju duhen informata dhe analiza pak me te
thella, ju duhet nje objektivitet edhe me
i madh, ju duhet nje superstrukture e
oligarkise partiake edhe me e shendoshe,
nje pergjegjesi kombetare edhe me e madhe
per hire te deshmoreve, luftetareve te
vertete, invalideve, te varferve dhe
bonjakeve, qe une e shoh se ju mungon, jo
pse informacionet mund te shtremberohen
deri sa te vijne ne Londer, por shpesh
ndodh mediat, gazetat, tv-it si ne Tirane
ashtu edhe ne Prishtine citojne “Reuters”
per ngjarjet e shqiptareve dhe jo ndonje
agjenci shqiptare. Hulumtoni pak me thelle
dhe ju do t’i gjeni te gjitha pergjigjet
per keto. Kurse per ato qe do te permendi
me poshte, lirisht shkoni pyetni
pushtetaret e BDI-se dhe le te me
demantojne ata se nuk eshte ashtu? Le te
me me flasin me argumente dhe jo me
arsyetime se si ka qene korrupcioni ne
kohen e PPD-se dhe PDSH-se.
Ndaj, kur shkruaj, çdo
germe shqipe, para se ta hudhe ne leter, e
fuse ne kandare. Me perjashtim te kater
personave qe qendrojne ne kryesine e
BDI-se, me te cilet nuk kam pasur rast te
takohem ndokund, por qe kam degjuar fjale
miradie nga disa qarqe, duke perjashtuar
rinine nen moshen 30 vjeçare qe graviton
ne BDI, te tjeret i njoh shume mire. Jane
te konvertuarit qe jane shetitur here ne
PPD, here ne PDSH, here te Mullahi, here
te Qullahi. Kurse natyren e partnerit te
koalicionit te partise se z. Ali Ahmeti e
njoh shume me mire nga fakti se 10 vjete
ua kam munduar trurin narcisoid neper
seminare. Tani ju informoje nga Londra se
truri narcisoid me te konvertuarit kane
lidhur besen djallezore per t’ua tkurrur
idealet duke ua ulur pazaret. Por, nuk jam
i obliguar gjithnje t’ua shpjegoje se si?
Nje grup apo parti e
dalur nga nje konflikt, nga nje lufte e
nisur, por e ndalur ne gjysem, qe u
nenshtrohet zgjedhjeve dhe verdiktit te
qytetareve, do te thote se ky grup (parti)
ka pranuar demokracine dhe ligjet e saj.
Ky pranim do te thote se aty tani pushon
se funksionuari “Bagetia dhe Bujqesia” dhe
fillon pergjegjesia, raporti i te
zgjedhurve me zgjedhesit. Aty matet ne
kandar gjithçka, çdo levizje, çdo sjellje,
çdo paraqitje, etj.
Ne kete kandare me e
zeshme behet opozita, oponentet te cilet
shpesh ndodhe qe edhe ofendimet personale
dhe sharjet i bejn pjese te propagandes se
tyre. Edhe kjo eshte normale, pse kjo
ndodhe edhe ne disa demokraci me tradite
te vjeter demokratike, por ne keto vende
kampanjat e ashpra nuk transferohen ne
qytetare dhe nuk ndersehen budigardat
kunder njeri-tjetrit, mbeten ne nivel te
atyre qe kerkojne te zgjedhen, kurse
qytetaret me voten e tyre mbeten bossat qe
do te vendosin per kandidatin me te mire
ne fund. Mirepo, ne kandare, gjate gjithe
kohes se procesit zgjedhor, si force
relevante mbetet fuqia e informacionit, qe
jepet permes mediave elektronike dhe
mjeteve tjera te informimit, qe shpesh
ndodh ne to te thirren gazetare dhe
analiste, artiste dhe shkrimtare, njerez
te shou biznesit, etj., por ndodh te
intervistohet edhe ndonje politikane i
huaj. Kjo kategori njerezish qe do te mate
ose jape vleresime ne kandare nuk ka
ambicie t’ia merr pushtetin partive qe
jane ne gare. Kjo keshtu ndodhe ne vendet
me tradite demokratike. Kurse nese kjo
ndodhe te ne, ne harrojme garen dhe
mirremi me konspiracionin se ne sherbim te
kujt ke ajo deklarate, deri sa shkohet
edhe me larg, te diskretitohen, por nese
ka fuqi, edhe te kercnohen…
Zoti Petrit Menaj!
Deklarata e z. Hashim
Thaqi, qe une nuk beje dallim mes Hashimit,
Ramushit, por edhe Alise, qe jane elite e
nje gjenerate qe kundershtuan konceptin e
paqes se Talutit (pas konferences se
Dejtonit) ne Kosove, ju prine ndryshimeve
politike dhe luftarake per te larguar me
lufte çizmen serbe nga Kosova (lexo:
biblen, kur’anin, historine e Davudit),
por qe e kam parasysh edhe teorine e
Hobsit ne kete trekendesh, kur bie fjala
kush duhet te jete i pari, une pikerisht
atehere i nenshtrohem demokracise,
vullnetit te zgjedhsve shqiptar, behem
qytetar i disciplinuar, e asnjehere nuk
bije ne gracke te perkrahi njerin e te
shaj tjetrin, apo te jem oportuniste, te
heshti ose te mos ja them te verteten te
parit kur mendoj se disa pune te tij (me
ose pa fajin e tij) po i çalojne mbrapshte.
Ndaj deklaraten e Hashimit une e marr si
keshille vellezerore, jo si perzierje ne
punet e brendshme, e shoh me ate sy siç
“ju i shihni ndryshimet ne Maqedoni”. Nuk
e marr si perkrahje te opozites, por e
marr si nje shqetesim per nje kategori
njerezish qe kontribuan ne lufte dhe jane
lene pas dore, e marr si keshille se pas
konfliktit te vitit 2001 oligarkia
pushtetare e BDI-se nuk guxon te perdor te
njejtin fjalor politike te oligarkive te
meparshme partiake: “Do te realizojme
marreveshjen e Ohrit – jemi ka hecim para…”
Ose, te priten momente, te ndodhin
zgjedhje ose ngjarje politike qe te bihet
ndonje ligj me mendim se po behet diçka.
Mos valle, xhirollogaria e komunes se
Studeniçanit do te zhbllokohet vetem
atehere kur do te fitoje kandidati i
BDI-se? A e dini sa keq eshte kur
qytetaret gjinden perpara situatave te
tilla dhe e drejta per uje te pishem ne
kete ane behet haraq i zgjedhjeve? Ose,
mos valle, edhe nje here, ne ate ane do te
na perseritet e 98-ta?
Kjo loje dhe ky fjalor
politik i ka takuar oligarkive te
meparshme partiake: PPD-se, ku ne fillim
te viteve 90-ta kane gravituar mbi 80 per
qind te qytetareve shqiptare dhe ka qene
levizje, PPD-se se Alitit, kur ka qene
vetem parti “pritje” dhe mund
institucional ne sistem dhe perpjekje se
shqiptaret jane per dialog, PDSH-se se
Xhaferit, kur ka qene eufori nacionaliste
me revolte kunder “pritjes” dhe projekt
per thyerjen e oligarkise proserbe ne
administraten shteterore ne Maqedoni. Kjo
eshte periudha para luftes. Nga kjo mund
te konstatohet se une nuk dua te mirrem me
deshtimet, grackat, korrupcionin,
ofendimet dhe sharjet qe kane ndodhur ne
te kaluaren. Kesaj radhe jam edhe me
positive dhe dua nga te gjithe te mbrohet
kontuiniteti i partive politike shqiptare
qe kane vepruar qe nga fillimi i viteve te
90-ta, por duke mos i harruar edhe
levizjet dhe grupet ilegale gjate gjithe
periudhave, e keshtu me radhe. Ngase
flamuri shqiptar ka valuar ne sheshin e
Shkupit ne vitin 1991 dhe jo ne Tetove ne
vitin 2005. Pra, ta kujtojme fjalen e
Gjergjit tone te madh:”Lirine nuk ua
solla une, por ate e gjeta ne mjedisin e
juaj!” Ngase vetem keshtu ne behemi te
medhenje ne thjeshtesi per ta arrit
Zgjerimin e Shqiptareve, duke ndertuar ura
per respekt ndaj njeri-tjetrit, per
ndertim te nje te ardhme edhe me te mire
per qytetaret shqiptar. Nese e hudhim
krejt poshte ate qe eshte bere brenda
atyre viteve, do te thote devalvim i vet
luftes se 2001-shit dhe i vet BDI-se se z.
Ali Ahmetit, qe lindi si nevoje kohe dhe
trendi per nje pozicionim tjeter te
shqiptareve ne fillim te mileniumit te ri.
(Njejte siç pohoni edhe ju!)
Tani kemi periudhen e
pas luftes. Me kujtohet nje qendrim i
kryeminstrit Tony Bliar, me rastin e
luftes ne Irak, perkunder sondazheve
negative te kesaj lufte ne Britani:”Rruga
per paqe – ndonjehere eshte gatishmeri per
lufte!” Ju e dini, siç thuani edhe
vet, te gjithe ju pergjigjem luftes, te
gjithe kontribuam sa mundem.
eshte e vertete
se z. Ali Ahmeti sot i fryn “puizave te
paqes”, eshte e vertete se Perendimi
nuk eshte ne konflikt me z. Ali Ahmetin.
Perendimi eshte ne konflikt me
mentalitetin e disa lidereve partiak qe
nuk terhiqen dhe mendojne se edhe nje here
mund te kthehen.
eshte ne
konflikt me krimin e organizuar,
korrupsionin, kontrabanden, trafikimin,
vrasjet, etj., qe mund t’i hapin rruge
terrorizmit te importuar nga jashte, qe
shpesh ndodh keto anomali rrenjet t’i kene
ne eshallon qeveritar, pavaresisht se cila
parti eshte ne pushtet. Ngase Perendimi
respekton ligjet demokratike dhe vullnetin
e qytetareve. E BDI-ja sot e ka ate,
njejte siç e pate PDSH-ja ne zgjedhjet
lokale ne vitin 2000. Ju nuk e dij se a
keni informata se çka ndodhi ne vitin
2000? A ju ka mberri gazeta Fakti atehere
ne Tirane? Mua me duket se e njejta eshte
ka perseritet me BDI-ne. Ne momentin kur
nuk ka nevoje te dhunohet vota shqiptare,
ne momentin kur BDI-se nuk i duhet fitorja
9 me 1, ne momentin kur Nevzat Bejta fiton
kundrejt Sulejman Rushitit 10 me 0,
atehere edhe Perendimoret, por edhe miqt
tane ne Londer dhe Washington, do te
shohin se diçka puna nuk eshte ne rregull.
Ngase demokracia e ka nje barometer dhe
nje kufij, edhe pse sipas Churchill-it
eshte, “e keqja me e mire prej qeverisjeve
tjera te keqija”. Ndaj jo rastesisht tani
mirren iniciativa per rishqyrtim dhe
ndryshim te ligjeve zgjedhore, ndersa ju
ne Tirane e dini se krejt lufta dhe
ankesat edhe atje jane ne lidhje me pakot
ligjore per zgjedhje.
Une dhe çdo shqiptare
ka te drejte t’i thote z. Ali Ahmeti:”Mos
permend kafe, por merre hisen tende dhe nisja
punes ne vepra, zbrit ne toke, se ke
zbrit nga
mali”.
Perkthyer shqip, mos u ndiej inferior, mos
perdor zhargonin politik te oligarkive te
meparshme, ngase jemi ne periudhen e pas
luftes, kemi lene vitin 2001 para kater
viteve. Une dua ta shoh z. Ali Ahmetin te
rri ne pozicionin e te fortit, ne
pozicionin e liderit qe ka zbrit ne toke
nga mali dhe ndane shqetesimet me te
gjitha shtresat e shoqerise shqiptare ne
Maqedoni, por ne rend te pare, me ata qe e
kane merituar me se shumti, luftetaret e
vertete te lirise, qe si thuani ju “nuk
ben lufte per vete”, te edukoje brezin e
ri partiak, te mos sillen si kauboja kur
nje nevojtar u troket ne dyer, kur ndokush
nga Londra ose Brukseli ua cingerron
telefonin per çeshtje te prones,
decentralizimit, qe te informohen se ku
eshte pengesa qe nuk mund te jetesohen
kontestet e fituara gjyqesore, se per
celularet as mos te flasim, se edhe
partiaku me i vogel ia mban mbyllur numrin
kolegut te tij, qe nuk eshte praktike dhe
kulture demokratike. Ministri shqiptare te
mos bej diskriminim ndaj gazetarit pse
eshte shqiptare. Intelektualit qe ka dhene
kontribut ne ngritjen e kultures shqiptare
brenda dhe jashte vendit per me shume se
30 vite te mos i kallzohet uniforma nga
ata qe une i quaj “ushatre te Sollanes”.
Kur te mbyllet nje gazete e pavarur
shqiptare ne Maqedoni, siç ndodhi me Fakt-in,
pavaresisht rrethanat, dua te shoh
oligarkine pushtetare te z. Ali Ahmetin te
shqetesohet, te interesohet, per hallin e
atyre qe jane te punesuar aty, qe mbajne
familje, njejte siç e beri Bleri me rastin
M Rovers. Prej varrimit te Papes kthehet
menjehere ne Birmingham ta ndaj
shqetesimin e punetoreve te M Rovers.
Sepse edhe Fakti ka luajt rolin e vete si
para, gjate dhe pas luftes dhe ka thyer
terrin informative ne Maqedoni. Dikush do
te thote se kjo nuk mund te behet te ne.
Une them se mundet: Duhet vetem te zbritet
ne toke dhe te kete vullnet dhe deshire,
te mos ndihemi te medhenje ne arrogancen
pushtetare. Ne nuk kemi kohe te presim
deri sa te trandet blloku tjeter, shkurt
dhe shqip, edhepse “Marreveshja e Ohrit”
eshte e keqja me e mire prej te gjitha te
keqijave, ndaj nuk na duhen situata
konfliktuoze te ndodhin qe ajo te
realizohet, e as me pak nderrimi i
gjeneratave politike shqiptare ne pushtet
administrative te tregohet si rezultat i
saj.
Zoti Petrit Menaj!
Ju shkruani “sa sa e
njoh organizimin dhe zhvillimin e luftes”.
Eshte e vertete se nuk e njoh organizimin
e kryengritjes se z. Ali Ahmetit, nuk kam
qene dhe qelluar aty ta njoh prej se
afermi organizimin e saj, as nuk kam
deshire te pretendoje se jam eksperte i
kesaj fushe, por te jeni i sigurte se edhe
une bej pjese ne “qyqaret” e diaspores,
siç ka qejf te na quaj zedhensja e BDI-se,
ngase ajo ka harruar se ne jemi “qyqaret”
qe kontribuam kryengritja e z. Ali Ahmetit
te shendrrohet ne lufte te pergjithshme te
shqiptareve ne Maqedoni, pikerisht
vullneti i shqiptareve dhe maturia e liderit
te PDSH-se ishin ato qe sollen takimin ne
Prizren, perkunder imazhit te keq dhe
kundershtimit te faktorit nderkombetar ne
fillim. Te gjithe se bashku arritem edhe
ne nje kthese historike, qe ishte nje
mesazh shume i forte per NATO-n dhe
Evropen se çeshtja shqiptare do zgjidhje
si teresi ne Ballkan.
Kjo akoma eshte aktuale,
ndoshta ne ndonje forme tjeter, por ne
kemi ne duar vetem biletat e rezervuara
per trenin qe quhet “PROCES INTEGRUES”. Do
t’ua kujtoje nje deklarte te ish
kancellarit gjerman Kohl:”Ne Evropen e
bashkuar me Gjermanin e bashkuar”. Por ne
Gjermanin e Kohl-it-it nuk kishte
diktature (ne rastin tone diktature e
heshtur), as folklore gjerman, as raste te
vrasjeve te pandriçuara, as atentate
politike, nuk kishte shantazhe mbi mediat
dhe mjetet e informimit, nuk kishte
zgjedhje te dyshimta, as bojkote, as
korrupcion, as arrogance pushtetare edhe
atehere kur vet kryeministri gjerman
gjuheshte me veze, kurse mund te
paramendohet se çka mund te ndodhe ne
mjedisin tone nese ndonje nga lideret ne
Tirane, Prishtine apo Shkup gjuhet me veze!?
Ngase ne u frym “puizave integruese
parciale”, mundohemi te formojme kombe te
reja, ndersejme klanet me klane, vendojme
kritere qe antivlera ta shitet si vlere,
na vriten njerezit dhe nuk dijme se kush
jane vrasesit, nuk ekziston asnje komision
i hetuesise, lenda mbyllet qe diten kur
ndodh vrasja, shkrimet kritike te
intelektualeve i marrim joserioze, ose
vete intelektualet me syte akull
perjetojne mjerimin e Migjenit dhe nuk
guxojne te dalin nga heshtja e gropes
publike te perballen me keto dukuri
negative, rinine jopartiake e detyrojme te
largohet nga vendlindja, gjithsecili pyet
ne heshtje per parat ne euro qe i jane
ndare nga qeveria te akuzuarit per krime
lufte, L. Boshkovski, kurse shume shpejt e
harruam Lubotenin, viktimat Rami Jusufi,
Sulejman Bajrami, Muharrem Ramadani,
Atulla Qahili, te tjerat viktima ne Shkup
dhe Tetove, sikur ata te jene nga Tunguzia.
Tani pyes: Ka ndonje komision qe eshte
themeluar nga qeveria (them nga qeveria)
per demshperblim te viktimave shqiptare?
Ketu eshte shkaku pse Maqedonia eshte larg
Evropes dhe pse i refuzohet emri?
Heredokurdo me ligjet e BE-se familjet e
te demtuarve, pronaret e tokave te
trasheguara nga te paret e tyre, vakufet,
etj, nese jo ne gjyqesine e Maqedonise, ne
gjyqesine evropiane do te fitojne
drejtesine e tyre. Kjo keshtu ndodhe kudo
ne bote. Kujtonie demshperblimin qe u
detyrua ta paguaj qeveria e Gadafit per
rrezimin e aeroplanit Panama Airlines gati
dy decenie me pare. Une jam thelle i
bindur se rinia shqiptare nje dite (edhe
pa BDI-ne e z. Ahmetit) do te dije t’i
çoje keto pune deri ne fund. Ne drejtesi
dhe ligje nuk ka kompromise momentale per
hire te mbijeteses se nje koalicioni, ose
ne rastin tone, nje partneriteti iluzor.
Ne fund, zoti Petrit
Menaj
Reagimi juaj po behet
shkas te perserise vetveten time dhe te ju
them se mund ta zbertheje fenomenin e
luftes, mud te dij shkaqet e saj, revolten
e njerezve ku frymohet shqip, rebelimin e
shpirtit qe ne ilham e di se çka do te
ndodhe me ne, kush do te behet pengese ne
“ZGJERIMIN E SHQIPERISE KRAHAS ZGJERIMIT
TE EVROPES”. Une kete e kam bere shume
para se te filloj lufta ne Maqedoni. Cdo
here kam shkruar per te ardhmen, per
perspektiven, per synimet e “Zurretit
Ilir e Miletit Skenderbeg ne Ballkan”.
Shtate vjet perpara luftes kam shkruar se
berthama qe vetrrotullohet do ta shkruaj
fitoren e shqiptareve: SHQIP. Do te
rrenoje Piramiden e labirintheve sllave
dhe greke. Me sa dij edhe shifrat qe kam
dhene aty perputhen plotesisht me luften
dhe paqen si ne Kosove ashtu edhe ne
Maqedoni. Une nuk dyshoj aspak ne
ardhmerine e shqiptareve (me ose pa z. Ali
Ahmetin), por kam shqetesim, edhe pse jam
ne Londer, te mos mbesim vetem punetore
krahu ne proceset globalizuese qe po
ndodhin sot ne bote e qe kufijt po i
vendohen ne Afganistan!
P.S.
Nuk do te paraqitem me
me keso temash, do t’i le rehat te punojne,
kam pune edhe me te mençme se kjo. Por ata
qe dojne te japin ndonje koment, te me
perkrahin ose te mos pajtohen me mua, mund
te me shkruajn ne adresen time poshte?
Musa Lamallari,
2. 03. 2005,
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|