|
Ne
keto momente tragjike per rinine shqiptare,
si ate Brenda Shqiperise politike qe ende
gjendet nen varferine qe u trashegua nga
sistemi komunist, si ate Brenda Kosoves se
okupuar qe, me kercnimet e arushes se
plaguar, ende gjendet nen sundimin e
hegjemonise serbomadhe, po ashtu edhe per
rinine shqiptare ne pergjithesi po kalon
ditet me tragjike pothuaj ne tere
historine e saj.
Lajmet
qe vijne nga Shqiperia sa na gezojne per
thellimin e demokracise se re ne mjedisin
shqiptar dhe rimekenbjen ekonomike te
shtetit shqiptar, aq edhe na frikesojne.
Nga fakti se, qe nga proceset e para te
thellimit te demokracise ne Shqiperi, nje
numer i madh i te rinjeve shqiptare
leshuan atdheun dhe mesyen drejt "parajses
se premtuar" te Perendimit, ku nuk
gjeten asgje vecse ferrin e bandave dhe
kontrabandave, prostitucionin dhe
narkomanine, dukuri keto negative qe, nese
nuk merren masa urgjente nga qeveria
shqiptare, shume shpejte mund te
importohen edhe ne Shqiperine e tjetrsuar
deri me tash nga keto dukuri negative, qe
me dekada te tera pe e percjellin
shoqerine e Europes perendimore.
Duke
pasur parasysh te gjitha keto, por edhe
reformat e reja ekonomike ne Shqiperine
demokratike, ne njeren ane, dhe gjendjen e
rende sociale te popullsise se Shqiperise
gjate kesaj periudhe tranzistore ne anen
tjeter, kemi formuar bindjen e thelle se
me keto ndryshime politike, ekonomike dhe
kulturore ne Shqiperi shume shpejt mund te
kapercehet kjo "ore e lige" e
shtetit Shqiptar, me cka edhe te rinjte
atehere do te kuptojne mireqenien e
demokracise dhe do te tregojne gatishmeri
e t'u thone nje here e pergjithmone
migrimeve te panevojshme, BOLL, me nuk
duam "parajsen e premtuar" te
Perendimit, duam te arriturat shkencore te
Perendimit, duam infrastrukturen me
shkalle te larte te zhvillimit te
Perendimit, duam qe keto t'i mbjellim ne
Shqiperine tone.. dhe njeheresh mendojme
se eshte pyetje kohe derisa rimekembja e
gjithmbarshme te ngadhnjeje ne Shqiperi.
Por, kjo ne te njejten kohe eshte edhe
detyre e shenjte e cdo te riu shqiptar qe
te kontribuoje ne realizimin e interesave
vitale te shtetit shqiptar.
Ne
anen tjeter te kufirit populli shqiptar i
Kosoves, edhe mbas aprovimit te
Kushtetutes se Kaqanikut, edhe mbas
referendumit per vetvendosje, edhe mbas
zgjedhjeve te para te "lira" ne
Kosove, bashke me rinine e vet po kalon
ditet me tragjike. Te vrare, te maltretuar,
te perzene nga puna, te privuar nga e
drejta e shkollimit dhe te ndjekur prej
armates cetnike te hegjemonise serbomadhe,
nje numer i madh i rinise shqiptare te
Kosoves gjenden ne ekzil, por me ideal qe
neser, kur te jete e nevojshme, t'u
pergjigjen thirrjeve te perfaqesuesve te
popullit shqiptar ne Kosove.
Perkunder
ketyre presioneve dhe maltretimeve, te
rinjte shqiptare te Kosoves po qendrojne
heroikisht, me rezistence paqesore, te
vetedijshem qe koha punon per ta. Por ne
qofte se terrori ndaj popullit te
pafajshem do te vazhdoje, kjo nuk do te
thote qe edhe shqiptaret mos te nderrojne
qendrimin e tyre dhe nuk do te rezistojne
heroikisht ne menyra tjera, megjithese ai
nuk deshiron, por ne qofte se imponohet
gjate histories e ka treguar veten si
popull trim dhe guximtar. Kjo nuk do te
ishte e preferueshme as per Ballkanin dhe
as per Europen.
Ne
anen e trete te kufirit, gjegjesisht ne
Republiken e Maqedonise ("oazen e
paqes"), perkunder disa perpjekjeve,
rinine shqiptare e kemi te paorganizuar
dhe te paprezentuar, si ne Republike ashtu
edhe jashte saj. Per kete me se miri flet
edhe seminari nderkombtare "Bashkepunimi
rinor Ballkanik - Perspektivat" qe u
mbajt ne Oher, ne dhjetor te vitit 1992,
nen organizimin e Keshillit Rinor te
Maqedonise, ku per shkak se nuk kemi asnje
asociacion rinor shqiptar, me fajin
"tone" apo te dikujt tjeter,
mbetem si rini sterile qe (kinse) s'kemi
interesim dhe nuk duam perspektivat tona
ne maqedoni.
Se
si rrjedhi deri te ky rrjedhim i ngjarjeve
apo, thene troc, deri te keto ngecje
organizative te rinise shqiptare ne
maqedoni, do te ishte e tepert t'i
numerojme vec e vec faktoret qe kontribuan
ne kete skenar te pergatitur mire ne
prapaskenen politike te Maqedonise. Por,
qe te iket nga ky skenar, te riun shqiptar
e habit fakti pse heshtin subjektet
politike dhe asociacionet e ndryshme
shqiptare dhe pse nuk ngriten zerin deri
me tash per regjistrimin e ndonje
asociacioni rinor shqiptar ne republiken e
Maqedonise? Ndoshta pergjigje me e mire
dhe me e drejte e gjithe kesaj do te ishte
vete situata aktuale e mendimit te ndare
politik shqiptar ne Maqedoni!
Te
gjithe e dijme se jemi te diskriminuar ne
arsimin fillor dhe ne ate te mesem, e te
mos flasim per ate superior, ku studentet
shqiptar, prej dy universiteteve sa jane
ne Republiken e Maqedonise, marrin pjese
vetem me dy per qind. S'do mend se prej
ketu edhe fillon ngecja me emadhe
organizative e rinise shqiptare ne
Maqedoni. Ne kete gjendje, pra, sic jemi,
nese nuk ndermerren hapa te sigurt drejt
masivizimit te pjesmarrjes se brezit te ri
ne mbare institucionet arsimore dhe
shkencore, mund te pritet me te drejte se
ne nje te ardhme shume te aferte te mos e
kemi edhe ate mendim te ndare politik
shqiptar ne Maqedoni.
Masivizimi
i shpejte i brezit te ri ne institucione
arsimore dhe shkencore dhe themelimi i
asociacioneve studentore dhe rinore, si
dhe prezentimi i fotografise se mirefillte
organizative te rinise shqiptare ne
Maqedoni para Evropes dhe botes eshte
ceshtje qe cdo vonim do te krijonte shanse
te rrezikut dhe katastrofes asimiluese.
Musa Lamallari
Botuar
ne "Flake" 28 nentor 1993
Albanian
Homepage
Shkupi
|