|
Shenimet
qe i mora ne shtepine e saj ende i mbaj
mbi tavoline, kurresesi nuk mund t'i
permbledh ne nje reportazh. Perpara meje
qendron fotografia, ku e shoh zonjen
Shukran me familjen e saj. Kush e di per
te saten here e rilexoj shkrimin e saj te
shkruar ne fletoren time:"Mos u
merzitni, edhe ju do te kaloni me lehtesi!"
Studentet
shqiptarte ne Kajro, pervec studimeve, qe
i ndjekin me perkushtim ne El-Ez'her dhe
aktivitet qe i kryejne me zell ne planin
fetar dhe ne ate kombetar, nje pjese te
kohes se tyre ua perkushtojne vizitave
familjeve te pakta shqiptare qe jetojne ne
Egjipt.
Diten
e shtatembedhjete te ramazanit, te vitit
1411 siapas Hixhrit qe bie ne ndodhin e
Bedrit, rruga e vizites, se bashku me
kolegun tim, Muhamed Sylen, na kishte
sjelle ne shtepine e Shukran dhe Qerim
Haxhiut. Sa here qe ndodhem musafire ketu,
i zoti i shtepise, xha Qerimi dhe
bashkeshortja e tij, zonja Shukran, na
presin me pershendetje te perzemerta duke
na rrefyer ndodhi nga historiku i Kolonise
Shqiptare te Egjiptit. Mirepo. ate dite
ishte pa dyshim nje rastesi, kur zonja
Shukran filloi te na rrefente dic nga e
kaluara e saj apo, thene me mire, nga
plaget e jetes se saj. Nga i shoqi, ne
kishim mesuar se kjo zonje rrjedh nga nje
familje e vjeter prishtinase, por ja qe
mua dhe kolegut tim asnjehere nuk na ka
shkuar nder mend ta pyesim per te kaluaren
e saj.
Jam kosovare, babai im ka lindur ne
nje familje te njohur prishtinase, ne te
cilen dashuria per Allahun dhe admirimi
per Atdheun kane qene te mpleksura dhe
tradicionale ne gjirin e saj. Kurse une
kam lindur ne Stamboll ne nentor te vitit
1928. Nje vit pas lindjes sime babai
kthehet ne Shqiperi per te sherbyer si
operator i kirurgjise ne Vlore, ne Korce
dhe ne Tirane. Shkollen fillore e kreva ne
Vlore, ndersa studimet e larta i ndoqa ne
"Liceun e Napolit" ne Itali, ku
edhe i perfundova me sukses, ne vitin
1948. Keshtu, ate dite, filloi nga rrefimi
zonja Shukran Haxhiu.
Gjate
shkollimit tim ne Itali, apo sa isha larg
Atdheut, ne Shqiperi kishin ndodhur
ndryshime te medha. Okupatoret gjermane,
babane e kishin internuar ne nje kamp
perqendrimi, ne "Mathauzen" ne
Austri, ku qendroi dy vjet prej nga
kthehet perseri ne Shqiperi me 1946.
Mirepo edhe ne Shqiperi perjeton internime
te ketilla, por kete here nga komunistet e
rinje shqiptar, te cilet e dergojne me
tere familjen ne Peshkopi. Aty fillon nje
jete e veshtire, e percjellur me uri.
Organet e sigurimit nuk na linin te qete
as te mendojme, t'i lutemi Zotit xh.sh., e
lere me te jemi te lire.
Duke
ia pare Shqiperise rrugen nga ishte nisur
ne krye me partine, ne njeren ane, dhe
maltretimet qe beheshin nga agjentura
komuniste, ne anen tjeter, babai vendosi
t'i kthehet Kosoves. Vuatje per vuatje,
thoshte ai, me mire t'i kthehem
vendlindjes se ku kam lindur. Ky ishte
shkas i arratisjes sone me 1949 ne
Jugosllavi. Me te kaluar te kufirit, hyme
ne Diber, ku organet Jugosllave na mbajten
6 muaj, deri sa na transferuan per ne
Strumice, perkunder deshires sone. Aty nuk
hasen ne asnje familje shqiptare. Organet
Jugosllave i thoshin babait:"Ti mund
te shkosh ne Prishtine vetem nese punon
per ne". Babai im si fetar e atdhetar
me ide te pasterta, kurrrsesi nuk pranonte
nje gje te tille.
Me
kujtohet si sot, vazhdon zonja Shukran,
kur leshuam Jugosllavine per t'u nisur
drejt kufirit grek. Edhe pse ishin ditet e
para te pranveres, gjate rruges per ne
Greqi u maltretuam shume. Sikur te ishte
dimer i vertete, binte bore, frynte ere.
Pyetja veten: Ku pastaj? U nisem per
Kosove e vajtem ne Greqi.
Me
22 mars 1951 iu dorezuam organeve te
greqise. Greket na derguan ne nje kamp te
Selanikut, qe i thoshin "Lager".
Neper muret e ketij kampi kishte fjali te
shkruara ne gjuhe te ndryshme, po me se
shumti kishte ne gjuhen shqipe. Fjalia e
cila qe atehere la mbresa ne mua ishte: "Mos
u merzitni, edhe ju do te kaloni me
lehtesi!" Kjo fjali disi na jepte
shprese per shpetim, por jo edhe per
ardhmeri te lumtur. Se, ardhmeri te lumtur
njeriu mund ta gjej vetem aty se ku ka
lindur, ne vendin ku pushojne eshtrat e
stergjysherve tane.
Pas
dy muajsh, pas kryerjes se hetimeve ne
Selanik, na transferuan ne Athine, prej
nga do te merrnim boten ne sy
Te
jesh i pranishem kur kjo zonje rrefen
jeten e saj jo vetem neper kampe, po edhe
qyteteve te Europes, Azise dhe Afrikes, do
te thote te perjetosh dhembjet e saj,
trupi te rrenqethet e shpirti mallkon te
gjithe ata, te cilet perlyen duart ne
largimin e popullates shqiptare nga vatrat
e tyre.
Pas 6 muajsh qendrimi ne Athine,
nisemi per ne Turqi. Ne Stamboll, meqe nuk
gjetem kushte minimale per jetese, rruga e
mergimit vazhdoi me tutje, deri sa na
perplasi ne Siri, e me vone edhe ne Jemen.
Ne Sana te Jemenit ishte pak me mire,
prandaj edhe qendruam plote tre vjet.
Perkunder
te gjitha ketyre bredhjeve, babai kurrsesi
nuk lejonte qe femijet e tij te mos
shkolloheshin dhe kurrsesi nuk lejonte qe
ne shtepine tone te flitej ndonje gjuhe
tjeter pos shqipes. Prandaj, deri sa ishim
ne Sana, vellai i madh Skenderi kishte
kryer studimet dhe si
mjek i specializuar punonte ne Libi.
Mirepo, Libia ishte vetem si ure kaluese
per te depertuar ne Egjipt
Gjate
gjithe ketyre vuajtjeve dhe bredhjeve qe i
patem, qe nga koha kur ikem nga vatrat e
sterghysherve tane, per te kaluar neper
qytete e shtete te 3 kontinenteve, ne fund
arritem ne Kajro. Aty hasem ne familje
shqiptare qe ruanin dhe kultivonin gjuhen
dhe traditat kombetare. Keshtu ngadale, ne
Kajro filluan te na sherohen plaget
vecanerisht ato te mallit per mjediset
shqiptare. Atebote shqiptaret ne Egjipt
ishin te bashkuar e te organizuar ne klube
te ndryshme. Edhe pse aty jetonin e punoni
shqiptar muslimane e te krishtere,
ndermjet tyre nuk kishte ndasi fetare, te
gjithe se bashku i kremtonim festat
kombtare, prandaj edhe ne na priten mire,
na inkuadruan ne rrjedhat e tyre.
Ne Kajro njoftova tim shoq, nje shqiptar i
paster, me fame ne mjedisin e kolonise
shqiptare, i cili kishte vendosur, para
shokeve te tij, se nuk do te martohej
perderisa te mos gjente nje shqiptare.
Keshtu, me ndihmen e Zotit, gjetem nje
gjuhe te perbashket dhe vendosem menjehere
te martohemi, ku Zoti pastaj na fali nje
vajze e nje djale - Dhuraten dhe Ilirin.
Dhurata tash eshte profesoreshe ne
universitetin e Stambollit, kurse Iliri
farmaceut po ashtu ne Stamboll. Pervec
shqipes, qe e flasin bukur dhe rrjedhshem,
ata njohin edhe disa gjuhe tjera.
Keshtu,
me nostalgji e perfundoi ate dite rrefimin
plote peripeci zonja Shukran. Duhet thene
edhe ate se kjo zonje, pervec qe ka
kulture dhe edukate ne komunikim, ajo ka
njohuri te shumta si nga fusha fetare,
ashtu edhe nga ajo kombetare. Pervec
shqipes, e flet edhe italishten,
frengjishten, arabishten dhe turqishten.
Jeta
s'eshte gje tjeter pervec se sprove,
kacafytje
keshtu mendoja pas gjithe asaj
qe degjova nga zonja Shukran. Shpetimi dhe
paqja qofshin mbi ate dhe familjen e saj
Musa
Lamallari
Kosovarja
26
dhjetor 1991
Albanian
Homepage
Shkupi
|