Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

ANALIZE POLITIKE 

KUSH S'PO E PRANON MAQEDONINE?!

Ne realitetin politik te maqedonise keto dite jemi deshmitar te perdhosjes dhe te gjymtimit te palejueshem, fyes dhe iritues te trashegimise kulturore islame dhe te se kaluares se popujve me konfesion islam ne Maqedoni, qe po zbatohet me leshimin e banknotave te reja nga qeveria e B. Cervenkovskit ne emer te te ashtuquajtures "demokraci" ne Maqedoni. Term ky qe ne kokat e shoveneve kuptohet si mjet per realizimin e qellimeve te errata te kombit te pranuar, deri me tash, vetem nga shqiptaret, turqit, torbeshet dhe romet. Banknotat e reja te ngjyrosura me ngjyre ortodokse, pa dyshim, jane banknota te shemtuara, fyese dhe problematike si dhe mendimi ne shkalle qendrimi me tendenca shume te errta politike, qe ne essence ngerthejne konfrontime te medha dhe ndarje ne baza fetare, duke pasur para sysh perberjen shumenacionale dhe dykonfesionale te popullsise se Maqedonise.

 

Ky akt i papritur dhe i pakuptimte i qeverise, vec tjerash, pa dyshim kontribuon per keqesimin e metejshem te marrdhenieve ndernacionale dhe nderfetare ne Maqedoni, si edhe per destabilizimin e gjendjes ne pergjithesi, gje qe gjithsesi terheq pergjegjesine e frymezuesve dhe te inisiatoreve te vendimit te ketille para popujve paqedashes ne Maqedoni.

 

Duke i pasur para sysh, te gjitha keto por edhe problemin rreth pranimit te Maqedonise ne seline e OKB-se, ne njeren ane, dhe gjendjen e rende sociale te popullsise se Maqedonise ne anen tjeter, mund te pritet me te drejte qe popujt e kesaj Republike ne nje te ardhme shume te afert ta shpallin nje vendim te tille si te paqene, por edhe shume vendime tjera qe jane ne dem te popujve me fe islame, duke pasur parasysh  demet e tyre, po keshtu edhe faktin se regjimi aktual po ndjek kursin e politikes, vec me te njohur, diskriminues me platforma dhe planprograme anti-islame dhe antishqiptare.

 

Gjithashtu, pervec qe jemi deshmitar te neperkembjes se te drejtave kombetare, jemi deshmitar edhe te rasteve te palejueshme te shkeljes arbitrare dhe anticivilizuese te te drejtave ne fushen fetare, prishjen e xhamise brenda nje nate ne afersi te Shtipit, moslargimin e kryqave nga sahat Kulla e Manastirit dhe Prilepit, ndertimin e kishes ne "Popova Shapke", etj… Te gjitha keto akte te tilla, vec qe jane aticivilizuese dhe antiligjore, e acarojne edhe me tej situaten ne Maqedoni dhe e rendojne poziten e popujve me konfesion islam ne ekzistencen e perbashket per bashkejetese ne Maqedoni. Prandaj edhe shtrohet pyetja: Kush eshte per bashkejetese dhe kush eshte kunder?

 

Ne te gjitha kumtesat e partive politike te bllokut maqedon thuhet edhe kjo fjale:"eshte koha e fundit qe OKB-ja ta pranoje Republiken e Maqedonise". Me kete fjale aludohet per Maqedonine si shtet "ortodoks dhe njenacional". S'do mend se ketu fshihet edhe enigma e mospranimit te Republikes se Maqedonise. Kush s'po e pranon Maqedonin - si shtet edhe te shqiptareve, te turqeve, te torbesheve, te romeve dhe si shtet dykonfesional. Perderisa Maqedonia nuk pranohet nga partite e bllokut maqedon si shtet shumenacional dhe dykonfesional, atehere eshte e vetkuptueshme se KUSH S'PO E PRANON MAQEDONINE?!

 

Megjithate, perkohesisht. Maqedonia do te pranohet ne seline e OKB-se me diktatin e interesave te fuqive te medha ne "ish-republika jugosllave e Mqedonise". Ky pranim do te jete i perkohshem, me qellim qe bisedimet rreth Maqedonise te zhvillohen ne kushte normale, ne njeren ane, dhe t'i iket luftes ne anen tjeter.

 

Bashkesia Islame dhe subjektet politike qe anetaresine e kane me pjestare te besimit islam nuk jane qe Maqedonia te jete shtet islam, por as qe mund te pranojne qe Maqedonia te jete shtet ortodoks dhe njenacional. Por nje gje dihet: lugina e Vardarit eshte toke e premtuar nga Perendia ne syte e popujve paqedashes. Te gjitha kolektivitetet, pervec atij maqedon, qe ne kushtetuten e maqedonise figurojne si qytetare te rendit te dyte, jane per ruajtjen e Maqedonise, pasi e konsiderojne si toke te premtuar nga Perendia. Ndersa ata qe pretendojne shtet ortodoks dhe njenacional, karta e se ciles eshte dashur te luhet para njeqind vitesh, eshte anakronizem historik qe nuk perputhet me realitetin dhe me standardet e rendit te ri boteror.

 

Ne vend te permbylljes, BARAZIA E PLOTE QYTETARE E POPUJVE TE MAQEDONISE I VRET THELLE NE SEDER VAZALET E DIKURSHEM TE SERBOSLLAVISE, QE TANI JANE SHNDERRUAR NE "DEMOKRATE", POR QE E KANE PRANUAR NE KOKAT E TYRE URRETJEN SHOVENISTE SI PARIM TE FILOZOFISE SE TYRE POLITIKE, ME CKA RRI "GATITU" NATE E DITE PER T'I ZBATUAR URDHERAT E UDHEHEQESISE SE POPAVE TE ORTODOKSIZMIT PANSLLAVIST.

 

KJO VIJE E POLITIKES NUK ESHTE AFATGJATE. AMERIKA DHE TURQIA NUK HANE KASHTE QE TE MASHTROHEN…! E ZOTI - U NDIHMON PAQEDASHESVE!!!

 

P.S.

(Nderkohe, derisa u shkruajt ky koment, Maqedonia u pranua ne OKB, por jo me emrin e saj kushtetues).

 

Musa Lamallari

15 prill 1993

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker