Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

ORGANIZIME STUDENTORE

Studentet Shqiptar ne El Ezher te Kajros

Ngjarjet qe kane ndodhur ne Jugosllavi dhe rreth saj, qe nga ramja e sistemit monist e deri me sot, e kane vertetuar dhe justifikuar plotesisht se kryesite e bashkesive islamike kane qene ne pozita te palakmueshme dhe te shtypura nga Partia ne pushtet. Koha tregoi se e ashtuquajtura "veteqeverisje", "vellazerim bashkimi", "qarkullimi i lire i njerezve dhe i ideve", etj., nuk ishin gje tjeter vecse parolle boshe per te mashtruar masat e gjera popullore, per ta ngjallur tek ata iluzione se gjoja kjo eshte "demokracia e vertete", se ruatja e avangardes se LKJ-se ne Jugosllavi eshte shpetim i te gjitheve.

 

Ne periudhen e pas luftes, ne kohen kur u manifestua bolshevizmi, sinonim i errresires, me nje fushate t pameshirshme, pasuesit e kesaj "doktrine", menjehere filluan te deislamizojne krahinat e banuara me popullsi te konfesionit Islam. Te gjithe i njohim ato kohra te veshtira te muslimaneve ne Jugosllavi dhe s'ka nevoje qe ta theksojme ketu edhe me gjate per te mos e lenduar shpirtin tone edhe me teper. Po, nje gje vlen te theksohet ketu:

 

A thua, valle, muslimanet ndaj ketyre fortunave bolshevike nuk kishin formuar pararoje qendrese? Cili teolog, them, nuk ka ndjek mesim besimin Islam te ajo gjenerate e vjeter e hoxhallareve?

 

Siç permendem, fryma Islame ne ato kushte tejet te veshtira ka ekzistuar dhe ka luajtur rolin e saj permanent ne shoqerine Islame. Prezenca e saj krijoi ne gjirin e vet nje varg dashamiresh dhe adhurues te denje te kesaj feje te paster qiellore. Keshtu qe, aty kah fundi i viteve te gjashtedhjeta dhe fillimi i viteve te shtatedhjeta, keto dashamire te fese arriten qe brezin e ri ta dergojne neper universitete te ndryshme Islame. Per keto si dhe per shume pune te tjera flasin me se miri rezultatet e arritura ne zgjimin e pergjithshem Islam.

 

Nje nder ato vende ku u drejtua ky brez i ri i studenteve shqiptar ishte edhe Egjipti, ose Misiri, si i thoshin eterit tane me pare, ne universitetin Al Az'har - Qaben e diturise…

 

Ne saje te ketij vershimi, perveç studimeve, u ndie nevoja edhe per format e organizimit. Keshtu qe, ne vitin 1974, studentet duke iu qase çeshtjeve organizative me seriozitet arriten dhe e themeluan "Aktivin studentor", i cili per ate kohe dhe sa per fillim kishte domethenie te madhe. Ky aktiv perkah forma dhe aktiviteti i saj nuk kishte synime te medha, por megjithate luajti nje rol me rendesi ne mesin e studenteve, e sidomos ne mbjelljen e tradites organizative.

 

Sa i perket statutit dhe veprimtarise se studenteve, nga arkivi i aktivit ndonje shenim nuk gjetem. Per kete fajtor jane vete studentet te cilet nuk diten se si ta ruajn thesarin e vellezerve te tyre dhe ne nderkohe edhe qenien e tyre. Ngase i lejuan vetes qe te udhehiqen nga nje student i dilitant, ku ai dhe ndergjegja e tij e plogshte, duke vepruar ne kundershtim me normat etiko-morale, shkoqi arkivin e aktivit studentor dhe la ne kujtese punen e gjeneratave te meparshme. Apo me mire te them: lendoi thelle ne seder shpirtin e 100 studenteve. Per kete leshim te gjithe mbajne pergjegjesi, por pergjegjesine me te madhe e mbajne ata qe ishin ne trupin udheheqes. Ketu, s'ka dyshim. Por kjo le te sherbeje si mesim per gjeneratat e ardhshme!?

 

Duke qene e njohur se ne te kaluaren nuk kane mundur te veprojne edhe per shkaqe politike ose, siç do te thone disa "per shkaqe subjektive dhe objektive", atehere eshte e vetkuptueshme se ky aktiv nuk do te kete luajtur rol tjeter pos ne afrimin dhe mirekuptimin ndervellazeror te studenteve. E kjo u reflektua me se miri kur ata u kthyen ne Atdhe. Shtrohet pyetja: çfare reflektimi? Ata e dine me se miri!?

 

Krahas kesaj, ne aktivin e studenteve kane qene prezente edhe rastet me tendenca konspiracioni kunder njeri-tjetrit.. Per keto nuk kane pasur faj studentet. Por, keto ishin pjelle e tentativave te perfaqesuesve diplomatik te RSFJ-se ne Kajro, sepse studentet ishin te papershtatshem per keto organe si ne planin ideologjik ashtu edhe ne perkatesine kombtare, prandaj edhe nuk habit fakti kur ata duke perdorur si "vegla qorre", disa studente pervec qe futen panik ne mesin e studenteve, nuk pertuan (edhe ne vendlindjen e studenteve) te botojne romane paradoksale me diletantizem te theksuar. Kur e kam fjalen ketu: nuk duhet harruar intrigat e T. Petrovskit. Te gjithe i njohim: "Az'harovci" dhe "Kairska magija". Tani kur ky u akreditua (e tash u ç'akreditua) si ambasador fuqiplote i RSFJ-se ne Turqi, u bejme me dije te gjithe studenteve te treves sone (e veçanerisht atij nga Pallqishti i Gostivarit) qe te mos leshohen ne miqesi me te ç'akredituarin, ose le te ju sherbeje gojedhena popullore:"ujku qimen e nderron, por zanatin se harron".

 

Me ndryshimin dhe frymen demokratike qe u krijua koheve te fundit ne ish-Jugosllavi e veçanerisht brenda Bashkesise Islame ne vendin tone, studentet natyrisht duke i pasur parasysh keto rrjedha demokratike filluan te riorganizohen dhe te gjallerohen me nje fryme te re.

 

Ne fillim te vitit 1990 studentet moren inisiativen per transformimin e aktivit ne shoqate kulturore - studentore, u bene edhe disa pergatitje, e edhe projekti ideor, por puna me tutje ngeci. Nga fakti se disa inisiativa nuk arriten te realizohen, qofte per shkaqe te organizimit te dobet te puneve, te neglizhences dhe te papergjegjesise se faktorit subjektiv, te keqtrajtimit, e te tjera, e sidomos edhe per shkak te pa pervojes, sepse me gjithe vullnetin dhe deshiren e madhe per te arritur ate qe nuk e kane dhe per te cilen kane nevoje, perveç tjerash, aktivi do te duhet te kerkoje nga Rijaseti ndihme te menjehershme ne realizimin e ketyre planeve, si  morale ashtu edhe materiale.

 

Ne vitin akademik 1990/91 u bene disa hapa ne favor te ardhmerise se shoqates studentore. U pergatit statuti dhe u dorezua para organeve te Ministrise per pune te brendshme te Egjiptit, por gjer me tani studentet nuk kane marre kurrrfare pergjigje nga keto organe. Per t'i menjanuar pengesat eventuale qe mund te reflektohen nga keto organe, studentet presin ndihmen e Rijasetit a te Meshihateve.

 

Sot ne Kajro gjenden mbi njeqind studente te cilet ndjekin studimet ne dege te ndryshme te shkencave Islame. Vlen te permendim se tash e tutje pran Al Az'harit ne Kajro do t'i ndjekin studimet edhe vellezerit nga Shqiperia. Prandaj riorganizimi i studenteve edhe e ka parasysh dhe jane duke bere çmos qe sa me te organizuar t'i presin studentet nga Shqiperia, me çka do t'ua hapin dyert e fisnikerise dhe modestiese studentore.

 

Studentet s'kane kursyer mundin dhe nuk do ta kursejne asnjehere kur eshte ne pyetje qenia e mirefillte  e fese Islame. Keta ne shumicen e rasteve jane human dhe solidar me vellezerit e tyre qe kane nevoje per ndihme. Vlen te permendet se edhe emisionit fetar ne gjuhen shqipe (edhe pse nuk eshte per çdo lavdate) qe emitohet permes valeve te shkurtura 31 m ne Radio Kajro i kane ndihmuar duke propaguar dhe gjithnje po flasin fjale miradie ne perendim dhe kudo ku frymon fryma shqiptare.

 

Sidoqofte, tash kur po marrim pervoje organizative, tash kur po shprehim vullnetin dhe deshiren e madhe per pune te suksesshme, tash dhe ne te ardhmen, pra, duhet ta zgjerojme aktivitetin edhe ne forma tjera dhe ne radhe te pare te synojme  nxjerrjen e revistes "Orienti". Endrren tone studentore! Por njeherit te jemi ambassador te mire te interesave te popullit tone dhe te afirmojme kauzen tone edhe me shume ne vendin se ku gjindem per studime.

 

Zoti na ndihmofte!

 

Musa Lamallari

 

Kajro

 

1989

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker