|
Si nje shqiptar, qofsha
edhe ne Inglitere, me krenari pranoj se
kam ndjek shkollat fetare islame dhe ne
jete kurre nuk kam qene komunist, kurse
per punet e mia pres: Allahu te jete i
kenaqur, qe eshte Zot i boterave, qe i
njohim dhe nuk i njohim, Zot qe fali
mekatin e Ademit, mori ne mbrotje Nuhin,
degjoi zerin e Jonusit ne barkun e peshkut,
urdheroi zjarrin te behet i ftohur per
Ibrahimin, rriti Musaun ne pallatin e
Faraonit, perkunder endrres se tij dhe ne
fund ia hapi 12 rruget e begatise dhe
ndertimit te shtetit Beni Israile, eshte
nje hyrje e shkurte e fillimit te
pergjigjes se vjershave xhahile te Petrit
Menaj, qatibit te Ali Ahmetit.
Kjo hyrje eshte hyjnore ne pergjigjen time
te fundit per Petrit Menaj para termetit
te 5 korrikut, nje hyrje qe me meson te
respektoje qeniet njerzore deri ne
skajshmerine e Jezu Krishtit, nuk do t’i
lejoj vetes te bije ne kurthen e djallit
dhe te behem arrogant per vjershat xhahile
te Petrit Menaj. E kuptoj poziten e tij te
mjere se ku ka rene ai dhe padituria e tij
ne polemike me mua, e dergon ne seancen e
kronologjise se Iblisit: “Ushtare i vendit
tim” (edhe pse ja kam terhjekur verejten
nje vit perpara ne letren personale qe ia
kam adresuar ne zyret e BDI-se: mos u fryj
si
kfasaci 5 leke!) Krahaso pergjigjen e
Iblisit me rastin e krijimit te
Ademit:”Une jam nga Zjarri, nuk i perkulem
Ademit sepse ai eshte nga dheu…Une jam
krijese me e mire…” Ky eshte dallimi
hyjnor mes meje dhe Menaj! Krahaso luften
e Kabilit dhe Abilit, njeri me fe te
korruptuar dhe tjetri me perkushtim ndaj
Zotit! Merr abdest Petrit Menaj kur te
lexosh librat e mi!
Pas pergjigjeve telepatike te mia nga
Londra, tere paria udhehqese e BDI-se
eshte ne panik, ne krize dhe rruges ne
udhetime zyrtare ndalen ne nje qender
evropiane per te bind miqte e mi: “Duhet
ta dojme Maqedonin per shkak te pavaresise
se Kosoves” Sipas logjikes se tyre
Maqedonia qenka faktor kryesor per
pavaresine e Kosoves dhe jo trendet e reja
te politkes globale dhe gjendja faktike e
shqiptareve qe ka detyruar fuqite e
vendosjeve politike te pranojne kerkesat e
shqiptareve per pavaresi… Jo rastesisht
edhe faqja e tyre zyrtare e BDI-se “…duke
treguar plumba” ne internet mirret me Musa
Lamallari si top lajm i te arriturave te
tyre gjate kater vjeteve sa ka qene BDI ne
pushtet. Vertete, gjynah, por, a jam i
obliguar çdohere t’u rikujtoj termetin
gjynahqareve?
Jo! Termetet jane kader i Allahut.
Veprimet pasoje e sebepeve. Lajmi eshte
pergezim se romaket do te mundin ne beteje
persianet! Kurse sebepet e krijuara nga
gjynahqaret e BDI-se dhe plumbat e qatibit
te tyre Menaj, me rikujtojne nje hadis te
Pejgamberit (S.A.V.S) per cilesit e
mynafikut: “Kur flet: rren, kur premton:
mashtron, kur zotohet: ç’zotohet, kur
armiqesohet, eksplodon…” Pasi mesimet
hyjnore shume shekuj me pare me kane
treguar per kategorine e gjynahqareve te
tipit Menaj, kesaj radhe do ta kendoj
TALLKININ SHQIP si nje pergezim per te
gjallit ne ceromonin mortore te qatibit te
BDI-se. Para se ta kendoj TALLKININ SHQIP,
e pranoj mendimin e selefit ne Maqedoni se
TALLKINI nuk eshte farz, as synet, por
eshte bidat… Kurse ne rastin e kesaj
ceremonie mortore eshte bidat i mire, per
arsye se u kendohet te gjalleve te rrasur
gjynah deri ne fyt.
Duke punuar si hoxhe ne Shkup dhe rrethine
sipas doktrines se medhhebit Hanefi, qe
kam respekt te vaçante per qendrimin e tij
perpara kalifit, kur refuzon oferten qe te
behet kadi dhe ne vend te saj zgjedh
burgun, une sot ndoshta ne pozite me te
relaksuar per Petrit Menaj dhe BDI-n kam
versionin e ri te TALLKINIT SHQIP:
O Petrit, i biri filan… (tri here)
Thuaj se nga kjo bote do te dale me
deshmine se nuk ka zot tjeter, perveç
Allahut, qe eshte Nje dhe nuk ka shoq per
te dhe se Muhamedi (S.A.V.S) eshte
Pejgamberi im, i cili duhet ta besohet dhe
degjohet per lajmin qe ty ta dha:
se xheneti eshte hak,
se xhehnemi eshte hak,
se ringjallja eshte hak,
se kijameti eshte hak,
se nje dite do vdesim dhe te gjithe ne
Diten e Gjykimit do te peshojme ne kandar
me qellimin e veprave tona…
Thuaj, gjithashtu:
se Kur’ani ka qene libri im, me te cilen
jeten time e çova dhe e perfundova…kurse
kible e kam pasur Qaben…
O Petrit, i biri filan… (tri here)
Ne gropen e varrit kur ty do te vizitojne
dy engjujt e afert (Pergezuesi dhe
Qortuesi) me urdherin e Allahut te
Gjithmeshirshem dhe ty do te pyesin:
per zotin tend,
per pejgamberin tend,
per fene tende,
per imanin tend
dhe per kiblen tende?
Mos u frikeso dhe mos u pikello prej
ketyre dy engjujve, por thuaj para tyre me
nje gjuhe te pastert shpirterore:
Allahu eshte Zoti im,
Muhamedi (S.A.V.S) eshte Pejgamberi im,
Islami eshte Feja ime,
Qabja eshte Kiblja ime,
Namazi eshte obligimi im
dhe besimtaret jane vellezerit e mi…
Dhe thuaj nga thellesia e shpirtit se s’ka
zot tjeter, perveç Allahut ku ti duhet te
mbeshtetesh dhe se Ai eshte Zot i amshimit
me te madh…
O Petrit, i biri filan… (tri here)
Thuaj nuk ka zot tjeter, perveç Allahut
dhe se Muhamedi (S.A.V.S) eshte i derguar
i Allahut.
O Allah, lesho rahmet mbi kete merhum,
pastroje dhe falja gjynahet. Bashkoje me
shpirtrat e njerezve te mire, me shehidet
qe ne lufte kane pasur qellimin te arrijne
kenaqesine e Allahut dhe ju te xhepit dhe
barkut. Largoja friken dhe qetesoje se sot
askush nuk mund t’i ndihmoje perveç Teje,
o Allah!
Xhemati:
A M I N
Hoxha: (Tash e kam kuptuar dhe vetem ne
keso raste njeriu bindet se selefi e ka
mire per Tallkinin, po ju kendojka
gjithesecilit!)
O vellezer, te gjithe duhet ta kujtojme
naten e varrit dhe sa me shpejt te
largohemi nga gjynahet, nga kibri dhe
vjershat xhahile, nuk duhet te krijojme
idole te rrejshme, te rafinirojme zotra te
ri per shqiptare, duhet ta kuptojme
demokracine drejte dhe lideret t’i
nderrojme kur i kaplon kibri, kur punet
nuk shkojne mire, kur interesi kombetar
varet nga nje marreveshje me perqindje,
kur varferia troket ne çdo dere shqiptare,
kur vlerat kombetare dhunohen me vjersha
xhahile ne favor te nje klani, kurse te
tjeret shpallen demode dhe hiqa.
Deri sa individet, njerezit e perbejne
popullin, ata kane nevoje per liri, per
dinjitet dhe respekt ne percaktimet e
tyre, per te kerkuar nje jete me te mire,
nje zhvillim me te begatshem, nje pozite
te dores qe jep dhe jo te dores qe pret,
atehere populli nuk eshte zot sepse ka
nevoje per te gjitha keto, e ne te gjithe
kemi nevoje per nje dinjitet me te forte
politik, social, ekonomik se çfare e kemi
sot. Ndaj ne demokraci ekziston opozita
per allternativa te reja ne udheheqje.
Dhe, ne fund, o vellezer, para se te
ndahemi nga ky merhum, dine hak se Zoti do
t’u ndihmoje qe pa kryengritje te nderroni
liderat e kibrit dhe te ktheni sigurine
dhe paqen ne mesin e juaj. Te jeni te
bindur se fytyrat e juaja do te buzeqeshin
embel ne mengjesin e 6 korrikut te vitit
2006.
AMIN!
3 /05/ 2006
Musa Lamallari, Londer
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|