Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

POLITIKA NE FOKUS

POLITIKA SHQIPTARE NE MAQEDONI ESHTE KATASTROFE

Situata politike ne Maqedoni nuk bene hic, eshte ne deme te interesave shqiptareve. Dy persona jane ka e ngjyrosin BARDH e ZI fatin e 800 mije shqiptareve ne Maqedoni. BDI deri dje ishte ne pushtet, sot eshte ne opozite, por gjithe diten qane pse nuk eshte atje ku ishte dje. Kurse PDSH eshte ne pushtet, ne qeverin e Gruevskit. Premtimet e PDSH-se qe u shpalosen para zgjedhjeve nuk u realizuan asnje, edhe pse u premtua se brenda 60 diteve do t’u sigurohet statusi i ish luftetareve te UCK-se. Ligjet qe sillen jane ligje antishqiptare, antikombetare, jane ne funkcion te nacionalistit Gruevski.

BDI, kur erdhi ne pushtet si rezultat i euforise se luftes se ndalur ne gjysem, per interesa te grupit te Ali Ahmetit, te gjithe menduam se lideri i ri i shqiptareve ne Maqedoni, nje nga synimet do ta kishte pastrimin e krimineleve ne radhet e shqiptareve, ne rend te pare do te zbuloheshte krimi i organizuar nga PDSH gjate vitit 1998 -2002. Kjo nuk ndodhi nga fakti se Ali Ahmeti kishte probleme tjera brenda grupit te tij, sidomos problem kyq e pati ballafaqimin me disa komandate te luftes se 2001. Keshtu emri i tij filloi te implikohet ne shume atentate dhe vrasje politike qe ndodhen pas vitit 2001. Asnje nga ato vrasje nuk u zbardhua, as nuk u themelua nje komision hetimor. Te tjeret thone, se Ali Ahmeti u mashtrua nga Xhaferi te mos e vendon ne banken e te akuzuarve gospodinin TACI per kriminalizimin e shoqerise shqiptare ne Maqedoni. Eshte e vertete publike se gospodini Taci e ka vizen e KUQE me dale ne Perendim, jo pse ishte ne lufte, por pikerisht per shkak te krimit te organizuar gjate mandatit 1998 – 2002 qe emri i tij implikohet ne shume referenca te hulumtuesve te huaj.

Mos veprimi i Ali Ahmetit 2002 - 2006 ne kete drejtim, vetvetiu i krijoi armiqe te brendshem brenda partise se tij, shokeve te tij dhe shtresave tjera te shqiptareve, por edhe intelektualeve. Ali Ahmeti mendonte se e ka themluar pashallakun e tij per 40 vjet dhe me “natyren e bute” te tij do te jete i preferuari i qytetareve shqiptare ne Maqedoni, sidomos kur ne radhet e veta per zedhenes te partise e emeroi nje femer narcisoide shqiptare me emrin Ermira Mehmeti, e cila do t’i neperkembte qytetaret shqiptar, vecmas intelektualet qe deshironin te ofronin ndihme per dite me te mira rreth liderit te ri. Ai zgjodhi heshtjen dhe “maturin” ne paraqitje publike. Kurse ne prapskene vlonin krimi, vrasjet dhe deshtimet nje pas nje. Ai lejoi qe Kendova t’i dale jashte kontrollit dhe te perdoret nga PDSH dhe sherbimet tjera sllavomaqedone per ta minuar aktivitetin e tij politik ne Maqedoni.

Ndoshta Ali Ahmeti e parapelqeu jeten qe ai nuk e kishte dikur, si nje aktivist politik per Shqiperine Etnike, se paku keshtu kane qene gjithe platformat e LPK-se, te cilat Ali Ahmeti i zevendesoi me privilegjet shteterore, takimet e “medha”, veturat lluksoze, reketin e perditshem te biznismeneve te vegjel, e keshtu me radhe. Ne anen tjeter, gospodinot Taci, e kishte kuptuar mire se ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te mund te sjelle shume vota per partine e tij, per shkak se ishte shnderruar ne figure jorelevante per shqiptaret dhe veshtire e kishin njerezit vetem qe ta degjonin emrin e tij. Keshtu ne zgjedhjet lokale dhe presidenciale Ali Ahmeti edhe pse kishte shumicen, ai lejoi ne radhet e veta kriminelet te loznin zgjedhjet, kurse pafuqia e Thaqit ne keto zgjedhje ishte vetem bojkoti dhe ajo NDODHI.

Zgjedhjet parlamentare te vitit 2006 ishin zgjedhje me dobesuar fuqine korruptive te Ali Ahmeti. Shume shqiptare dhe veprimtar te ndryshem politik e dinin se ne keto rrethana PDSH e Xhaferit dhe Thaqit, vete, ashtu sic ishte, si dhe fragmentarizimi i spektrit politik shqiptar ne Maqedoni, qe nuk pranonin te jene me Thaqin, nuk do te mund te sjelle vota te mjaftueshme per te arsyetuar ndonje koalicion te mundshem me VMRO-DPMNE, qe ne sondazhe ishte shume para LSDM-se. Ndaj gjithe perpjeket e gospodinot Taci ishin se si t’i arrij 10 ose 11 deputete ne zgjedhjet parlamentare. Kjo ka qene matematika e tij. Mirepo edhe ne kete matematike ai e kishte veshtire te arrije kete numer nese nuk arrine te sjelle disa veprimtare qe ta perkrahnin ne kete qellim. Ali Ahmeti kesaj pune ju frikesua shume dhe lidhi koalicion me PPD dhe disa grupe te sllaveve, serbeve, boshnjakeve, etj.. Koalicioni i tij vertete ishte TURLI TAV per integrim ne Maqedonin e Ilindenit.

Ndodhi ajo qe ndodhi… Pjesmarrja ne zgjedhje ishte teper e vogel, edhe e sllaveve Maqedon, ashtu edhe e shqiptareve. Keshtu per here te pare shqiptaret mberrin numrin 28 te deputetve ne Maqedoni. Ky ishte sukses per te gjithe shqiptaret. Por jo per gospodinin Taci dhe Ali Ahmeti. Matematikat e tyre ishin dikund tjeter, kush ne qeveri, pasi VMRO-DPMNE ishte fituese ne kampin e sllaveve dhe kishte apati te madhe per partine e Ali Ahmetit. Gospodini Taci si vazale besnik i VMRO-DPMNE, i buzeqeshte fytyra sa here qe ishte ne fokus te kamerave te mediave ne Maqedoni. Kurse Alija ishte ne nervoz te madhe, ju kujtoheshin te gjitha dhe me teper parasysh i kishte leshimet dhe talljen qe ai u talle me shqiptaret qe ja dhane atij voten ne vitin 2002 dhe 2006.

Gospodinot Taci, pasi futet ne qeveri, filloi punen, por jo punen e mbare per cka edhe kishte premtuar, por punen e revanshizmit dhe riedukimin me ligj te grupeve te tij kriminele, sic thote ai, “grupet e mia kriminele jane nen kontrollen time, per dallim te atyre te ali Ahmetit”. Ne rend te pare ju versul Tetoves dhe Gostivarit aty edhe ku humbi fiasko ne zgjedhjet 2006. Ai thoshte se “peshqit e medhenje te Ali Ahmetit jane ne Tetove”. E la Haxhuzen e Gostivarit Sulejman Rushitin te mirret me UT-n. E rikthej Refet Elamazin ne vendin ku ishte para 4 viteve, kurse Ernad Fejzullahun, qe eshte pergjegjes kryesor per vrasjen ne Kondove ne vitin 2000, e rikthej ne Aeroport. Gjitha keto dhe shume tjera nuk ishin shenja qe ky gospodin i ka premtuar njerezve DICKA. E gjithe e keqja qendron ne iluzionin e gospodinit se mund te perdore dhune dhe t’i frikesoje shqiptaret, t’i pergjak, sic ndodhi me disa studente ne nje manifestim te UT-se. Pa fije turpi ai merr guxim edhe tallet me gjakun e atyre qe rane per nje bashkim kombetar gjate luftes se vitit 2001. Disa i nxjerr edhe nga puna duke treguar vazalitetin deri ne skajshmeri per Gruevskin. Keto nuk jane shenja te mira, jane shenja te vogla te kijametit per nje Kijamet me te madh.

Shumica e qytetareve shqiptare nuk merziten fare se cka eshte ka bene gospodinot Taci. Ata thone ne forme humori, gospodini nuk eshte future ne qeveri se ka legjitimitet, ai eshte future ne emer te shpijes apo biznesit te tij… Ndaj nuk na intereson fare puna e tij. Ndoshta qytetaret kane edhe te drejte. Por, gospodini nuk ka te drejte te mendoje keshtu, as te mos tregohet “krenar” se eshte ka bene lufte me LSDM-n e Cervenkovskit, nga fakti se edhe kesaj i ka dale ngjyra e vet, eshte bere teper bajate. Se Cervenkovski nuk eshte me I keq se sa Ljubisha, te dy jane te njejte, po qe se kane fuqi me te rrah qafes. Kurse Ali Ahmeti te mos thirret ne shumice se vete naiviteti i tij integrist politik ka bere qe shqiptaret te bejne gare per Maqedonin e Ilindenit dhe Goces, deri sa disa qatibe qe nuk i ka sot, por i kishte dje, i ka pasur te huazuar nga lidhja sllave e minoriteteve te Shqiperise.

Me nje fjale, politika shqiptare ne Maqedoni eshte KATASTROFE, lideret jane deshtake dhe llaskuce, qe ju interesone vetem xhepi i tyre. Te gjithe keta duhet te rrezohen, por te rrezohen duhet te kemi allternativa tjera, veprime tjera politike dhe shqiptaret ato i kane. Te mos shoh enderra gospodinot Taci se Maqedonia eshte e rahatshme dhe nuk mund te perseriten fortuna te reja, njejte as Ali Ahmeti mos te shohe enderre ne pike te dites se mund t’i paraprine fortunave te reja me degergjikun e Petrit Menaj.

Kjo eshte nje verejtje e madhe per shkak te veprimeve te keqija te ketyre dyve me rastin e protestes se LEVIZJES VETEVENDOSJE te10 shkurtit ne Prishtine. PDSH i dha informata jo reale PDK-se se Kosoves se ne proteste kane marre pjese shqiptare nga Maqedonia te udhehequr nga BDI, pasi Gruevski, bossi i gospodinot Taci, ka proble me Sollanen per shkak te BDI-se. Pjesmarrja e figures kontraverse te Fazli Veliut, qe deri dje luftonte per Ilindenin, ne grupin e protestuesve nga Shkupi, Tetova dhe viset tjera nuk e zvetenon asnje aktivist te VETEVENDOSJES ne Maqedoni. Sikurse cdo katund qe e ka nga nje njeri te semure, edhe ne Maqedoni, ne e kemi te semure Fazli Veliun, i cili do sherim nga infektimi i virusit Krushevicka. Ama ju te PDSH-se, si te djathte ekstrem qe e quani vehten, mos jepni informata te rrejshme, tek te majtet ne Prishtine. Eshte mekat, mekat shume i madh. Kurse Ali Ahmeti nuk ka nevoje me treguar pozicionin e tij per planin e Ahatisarit, ngase qendrimi i tij shihet prej ne Hene.

Dhe ne Fund, edhe PDSH, edhe BDI, ne faqet e tyre zyrtare ne internet, nuk e pane te udhes te NGUSHELLOJNE familjet e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. Martireve me te ri ne token qe quhet SHQIPTARI. Por kjo nuk na habit aspak per arsye se ju me veprimet e juaj i keni bere te njejten ne Maqedoni mbi shqiptaret qe kane kundershtuar politiken e juaj vazale karshi sllaveve Maqedon. Nuk ka nevoje me ju permend rastet, por me e fresketa eshte pergjakja e studenteve ne Tetove… Ju jeni DESHTAKET me te medhenje ne historine politike te shqiptareve.
 

21 shkurt 2007
 

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker