|
Tim Shkupi: Alo, ketu Tim
Shkupi nga Londra…
Adelina Ismaili: Tung Tim Shkupi…
Tim Shkupi: Tung Adelina dhe
si jeni?
Adelina Ismaili: Mire shume, por ju?
Tim Shkupi: Edhe ne
mire… Por ne jemi te interesuar qe te zhvillojme nje bisede te
lire permes telefonit per visitoret e web faqes shqiptare
AlbaNur.Net. A keni kohe per kete dhe a mund te vazhdojme
biseden me tutje?
Adelina Ismaili: Po, po… patjeter, mundet dhe vetem
urdhero…
Tim Shkupi: Flm per
mirekuptimin Adelina dhe per kohen qe po e ndani per neve. Kemi
degjuar se para disa muajve gjyshja e juaj u shperngul ne Ahiret,
ndaj ne fillim shfrytezoj rastin te ju shprehi ngushllime juve
dhe familjes suaj, kurse per gjyshen e juaj e luse Allahun ta
kete nen mbrotjen e tij.
Adelina Ismaili: Amin, ja rabi… dhe flm shume nga ana e
juaj per kete fillim shume te njerzishem…
Tim Shkupi: Kur Adelina
Ismaili mungon ne skene dhe nuk eshte aktive, gjithçka flitet,
spekulohet, keshtu qe shume pak flitet e verteta rreth Adelines.
A pajtoheni ju me kete?
Adelina Ismaili: Ashtu eshte. Po jetojme ne kohen e te
pavertetave dhe devijimeve. Jemi mesuar me sende te ketilla.
Mungesa ime ne skene ka qene per shkak te respektit tim te madh
qe kam pasur per gjyshen. Ajo ka qene shume e aferte me mua dhe
une shume e perkushtuar ndaj saj. Kam dashur qe kete respekt ta
tregoj duke respektuar traditat tona fetare, qe ne i kultivojme
dhe i ruajme ne familje.
Tim Shkupi: Do te thote kjo
ka qene arsyeja pse Adelina Ismaili na ka munguar disa muaj…
Adelina Ismaili: Po, vetem kjo, arsye tjeter nuk ka pasur.
Kam anuluar shume koncerte dhe xhirime per mediat e ndryshme ne
Kosove.
Tim Shkupi: Do te thote
spekulimet e gazetes “Shekulli” per mungesen e juaj nuk jane te
verteta..
Adelina Ismaili: Jo aspak…
Tim Shkupi: Kemi degjuar se
ke reaguar ashper kunder gazetes “Shkeulli” per shkak te
pavertetave qe kjo gazete i dha per abstenimin e juaj…
Adelina Ismaili: Po, kam reaguar, por reagimin tim gazeta
“Shekulli” nuk e ka botuar. Ata ne Tirane i dijne arsyet se
perse nuk e kane botuar, sikurse i dijne edhe motivet e tyre kur
shkruajne te paverteta ne lidhje me mua. Abstenimi im nga skena
ka qene per shkak te shkaqeve qe i permenda me larte. Siç thash,
kam pasur respekt per gjyshen. E kam dashur forte dhe kam qene e
perkushtuar ndaj saj, pasi ajo vet ka qene e forte, i ka
perballuar te keqijat qe i kane ndodhur asaj gjate luftes se
dyte kur çetniket serb ja kane pushkatuar baben me disa anetare
tjere te familjes. Ajo ka qene shembulli me i mire per mua se si
t’i perballoje edhe une te keqijat e vogla te jetes, te
karrieres sime, te jem me i forte dhe gjithnje krenare perballe
hipokriteve, matrapazeve dhe te gjithe atyre qe sot po i bejne
dem shqoqerise shqiptare me sjellejet e tyre te vrazhda. Mua
askush nuk mund te me ndal, te me largon nga skena, ose permes
shpifjeve t’i prishin raportet e mia me adheruesit e mi
shqiptare qe i kam kudo ne tokat shqiptare dhe diaspore..
Tim Shkupi: Ka pasur Adelina
probleme ne jete apo jo?
Adelina Ismaili: Tim Shupi nuk ka njeri pa probleme.
Problemet jane pjese e jetes, por varet se çfare natyre
problemet i kane njerezit. Kurse problemet e mia jane me teper
shkak i xhelozise, i pergojimeve, nderkembezave dhe ndonjehere
kane qene edhe sulme direkte kunder personalitetit tim dhe te
gjitha keto pa deshiren time kane percjelle karrieren time gjate
ketyre 20 vjeteve. Prej kur jam ne skene kam mesuar shume sende,
kam njohur shume njerez. Te mire dhe te keqinj. Por une kam mbet
ajo qe jam sot.
Tim Shkupi: A eshte e
vertete se Adelina ka pasur lidhje me njerez te nentokes, me
grupe te ndryshme qe kontrollojne bizneset e argetimit ne Kosove…
Adelina Ismaili: Aspak nuk eshte e vertete se une Adelina
kam pasur lidhje te ketilla. Perkundrazi. Une kam pasur vetem
probleme nga keto grupe. Por, per keto gjera mund te flasim
ndonjehere tjeter, kur çdo e vertete te zbardhet nga organet
ligjvenese ne Kosove.
Tim Shkupi: Mos qenka bere
Adelina politikane…
Adelina Ismaili: Jo, jo… une dhe politika jemi larg, por
ky eshte realiteti qe ne sot po e perjetojme ne Kosove. Kete
realitet e perjetojme edhe ne kengetaret, sepse edhe ne jemi
pjese e Kosoves, pjese e qytetareve te saj. Ndersa ky realitet i
hidhur ka efekt negativ edhe ne fushat e krijimtarise artistike
ne Kosove, perfshire ketu edhe muziken.
Tim Shkupi: Pasi
erdhem te muzika… A ka politike ne tekstet e kengeve te Adelina
Ismailit?
Adelina Ismaili: Ne tekstet e kengeve te mia ka gjithçka,
keshtu edhe politika nuk ben perjashtim.
Tim Shkupi: Ne shume forume
neper internet, flitet se Adelina Ismaili eshte rugoviste…
Adelina Ismaili: Po ta nderpres Tim Shkupi… Babin e kam
nga Ferizaji, nenen dukagjinase, vet kam lindur ne Prishtine (hahahahha).
Nuk jam me origjine nga Rugova. Nese me pyet per afeksionin tim
politik, atehere po. Mund te them qe kam qene, jam dhe do te jem
ithtare e doktrines se Ibrahim Rugoves. Nuk e nderroj qimen kah
fryen era. Ishim dikur te gjithe, nuk mund ta mohojme. Sepse
shume gjera do t’i ndriqoje koha, historia. Por kjo assesi nuk
do te thote qe une kam diçka kunder njerezve te luftes. Kurre!
Mendoni se u çmenda une qe te jem kunder ushtrise se popullit
tim?!Une kam kenduar per ta kur askush nuk ka guxuar t’i permend!
Kam rrezikuar jeten, por ishte kenaqesi qe te ndjesh veten pjese
e ushtrise e cila po lind per te mbrojtur jeterat tona. Fale
tyre ne jetojme sot. Si do te guxoja une t’i kundervihem faktit
qe dikush u sakrifikua per te jetuar e kenduar sot une?! Jo. E
di qe te gjithe kane nje synim qe i bashkon, pavaresine e
Kosoves, e cila do na beje jeten normale te gjithe neve. Une jam
kunder matrapazeve qe perfituan materialisht nga lufta. Dhe do
te jem gjithmone kunder. Pra, mos paragjykoni. Duhet shikuar pak
me thelle gjerat. Nuk jam kunder asnje shqiptari te vertete.
Larg asaj. Por nuk kam dashur te bej zhurme per keto gjera
atehere kur ishte ne trend qe te perfitosh nga lufta.Tash eshte
koha kur dua te dihen gjerat per mua. Kam respektuar presidentin
e pare te Kosoves, sikur nje milion shqiptare qe mbuluan
Prishtinen kur nderroi jete presidenti Ibrahim Rugova. Sikur te
gjithe partite qe e nderuan. Nuk jam kunder shqiptarise. Sepse
nuk ishte as ai.Dhe kete e dijne kryetaret e te gjitha partive
shqiptare. Do te flasin vet, do te flase koha, historia...
Tim Shkupi: Mire, mire, por
kenga per Rugoven…
Adelina Ismaili: Jo, jo… kenga eshte “do ta bej ushtrin
time”…
Tim Shkupi: por me kend, me
Ibrahim Rugoven…
Adelina Ismaili: edhe nje here Tim Shkupi po ta nderprese,
kur e kam kenduar kengen “Do ta bej ushtrine time” ka qene viti
1996, nje kohe tjeter, nje fillim tjeter, fillimi i krismave te
para te ushtareve te lirise, ushtareve te UCK-se. Merre kengen
time me nje kontekst tjeter. Ne refrenin tjeter, “nuk duhrohet
me keshtu”. Kujtoje performanceen time ne video spote me
pantollona te ushtrise, me fanelle te kuqe dhe shqiponje. Nuk
kam qene e veshur me shalle dhe kravate. Nuk ka qene lehte per
mua ne ate kohe, ka qene veshtire, por ne çdo veshtiresi
ekziston nje lehtesi dhe lehtesia ime ka qene mesazhi i dhene
permes kenges ne perkrahje te organizimit ushtarak te
shqiptareve ne Kosove.
Tim Shkupi: A do te thote
kjo se Adelina nuk ka qene e ngjyrosur me ngjyra partiake, nuk i
ka takuar asnje partie, rryme…
Adelina Ismaili: Jo, jo, nuk i kam takuar asnje partie.
Une nuk kam kenduar per parti, kam kenduar per ushtri. Kam
kenduar per deshmore. Kam marr pjese ne koncerte te ndryshme per
ta ndihmuar Kosoven, per t’i ndihmuar ushtaret. Ftesat e ketilla,
mendoj per solidarizim, bashkim dhe vepra humane, i mirepres nga
gjithsecili, nga çdo parti. Adheruesit e mi nuk jane te nje
partie, por edhe nuk i shikoj dhe as qe i ndaj ne kete menyre.
Ata jane shqiptare dhe per mua te gjithe jane te njejte. Une kam
respekt te madh per adheruesit e mi qe jane nga te gjitha tokat
shqiptare.
Tim Shkupi: Kemi degjuar se
keni qene organizatore e koncertit per “Ramush Haradinaj” dhe ne
baze te informacioneve qe u dhane ne media ky koncert nuk
realizoje parashikimet e organizatorit…
Adelina Ismaili: Kam qene iniciatore dhe ideatore per
organizimin e nje koncerti te tille. Organizatore artistike,
nese guxoj te them. Kam ndihmuar dhe kam ndikuar te kengetaret
tjere, te disa kolege qe te jene te pranishem ne kete koncert.
Mendoj se ja kemi borxh jo vetem Ramushit, por edhe te gjithe
atyre qe luftuan per Kosove. Une mendoj se paku keshtu. Ndersa
sa i perket organizimit te ketij koncerti, edhe une mendoj se ka
qene i dobet ne aspektin teknik. Por kjo eshte totalisht e
parendesishme. E rendesishme eshte qe kjo iniciative u nis. Le
te dije e gjithe bota, dhe me se shumti fqinjte tone te rajonit
se çka jemi ne gjendje te bejme ne per njerezit e medhenj te
Kosoves. Aty jemi unik te gjithe. Une i falenderoj nga zemra
koleget e mi. Ne kohen kur Arif Vladi vilte te holla nga
kosovaret duke u thirrur ne emra te deshmoreve, une me qellim i
kam ikur asaj gjeje. Tash, mu tash eshte koha te mos i harrojme
njerezit qe u sakrifikuan per te jetuar ne. Me qellim jam vonuar
qe te bej gjera te ketilla, per te treguar se as une as ne nuk
guxojme te harrojme kurre gjakun e derdhur per Kosove. Miku i
mire njihet ne dite te veshtira.
Tim Shkupi: Ka kohe qe ne
kemi disa faqe ne internet qe mirren me performanceen dhe
muziken e juaj. Nga adheruesit e juaj ne kemi mesuar se Adelina
Ismaili eshte kengetarja me e popullarizuar dhe me e kerkuar ne
internet, qofte edhe atehere kur Adelina nuk eshte ne skene,
adheruesit e juaj presin te dijne diçka me teper per ju. Atyre
thuajse ju intereson gjithçka rreth Adelines, duke filluar nga
muzika, performanca, jeta private e saj dhe gjithcka qe eshte e
lidhur per Adelina Ismaili? A keni pasur njohuri per keto
adherues apo me teper jeni marr me ata qe nga xhelozia ju
bojkotojne dhe shpifin rreth jush?
Adelina Ismaili: Tregova qe kohen e fundit nuk jam marrur
me asgje perveç me tragjedine familjare e cila na ka goditur.
Dhe isha e gatshme te terhiqem nga kendimi.Une shume here kam
paralajmeruar terhekjen time. Me behet qejfi qe qenkam me e
dashura (hahaha). Adhuruesit te cilet vizitojne edhe deren time
te shtepise, letrat e tyre dhe fletoret e mbushura me shkrime
adhurimi e foto, femije te vegjel te cilet shkeputen nga duart e
nenave te tyre per te vrapuar te me perqafojne, pleq me plis te
cilet ne Kosove me dhurojne lule per 8 mars ne rruge, me bene qe
te me mbushen syte lot dhe te mendoj seriozisht se a guxoj une
t’i zhgenjej te gjithe keta njerez? Bisedat me dajen tim ishin
vendimtare. Amaneti i gjyshes qe mos ta ndal kendimin ishte vula
e cila me beri te kthehem ne skene. Hera e pare ishte vertete e
veshtire dhe pak para se te dilja, doja ta anuloja. Nuk me
lejuan duartrokitjet. Nuk eshte lehte te jesh kengatar, por ka
ate magjine e vet e cila nuk pershkruhet. Une e di qe çdo njeri
ne bote do te deshironte popullaritetin dhe perjetimin e kesaj
magjie se paku 15 minuta ne jete.Une po e perjetoj me dekada. Ky
eshte shkaku edhe i xhelozise se semure te personave te caktuar
te cilet e mundojne shpirtin e tyre, e sakrifikojne kohen e tyre
duke u marrur me mua. Por, ata njerez nuk mund te depertojne ne
jeten time. Thjesht, nuk ekzistojne hahahaha. Per mua eshte e
rendesishme buzeqeshja dhe kenaqesia e atyre qe me shikojne e
degjojne. Rriskun te cilin ma ka dhene Allahu, insani nuk mund
te ma marre. Kjo eshte definitive. Nuk mund t’i kenaq te gjithe.
Kete nuk munden ta bejne as Jezu Krishti, as Pejgamberi Muhamet
a.s. Cmenduria njerezore arrine ne ate mase saqe konteston edhe
Zotin. E çka, tash une te merrem me njerez te "lodhur"
psiqikisht, a? Jo ore, i dua ata qe me dojne
hahahahahahhahahahahha
|