|
Sa
herė vjen nėntori para syve mė del Llapi me lisat e gjatė,
bjeshkėt e larta tė mbuluara me tisin e borės sė parė, bacė
Osmani me thinjat mbi kokė, nėnė Qamilja zemėrbardhė, nėnė
Halimja, e ndjerė, zemėr madhe...
Sa herė vjen nėntori malli mė rėndon si guri nė zemėr, dhe datat
mė ngatėrrohen! Janari i kuq i Jusufit, i Kadriut, i Nuhiut...
marsi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars- prilli i
pėrgjakshėm i demonstratave gjithėpopullore tė vitit 1981, 1989,
1990... prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i Fehmiut dhe
Xhevės... Ky cikėl i pėrgjakjeve tona nga nėntori nė nėntor,
lidhur me zinxhirėt e Zahirit, Edmondit, Hakifit pėrjetėsisht...
Po, vėlla Afrim po, bijtė e Kosovės hallemadhe kanė lidhur
datat, muajt, vitet, dhe pėr secilėn ditė kanė thurur nga njė
kurorė lulesh tė kuqe si gjaku, pėr t'i hedhur ato nė themelet e
lirisė, pėr t'i hedhur nė lumin e madh tė Ushtrisė sonė
Ēlirimtare e cila bėri shumė qė aspiratat tona njė ditė tė bėhen
realitet. Pa dyshim se ky ėshtė rezultat i veprimtarisė dhe
pėrpjekjeve tona shekullore, pėrpjekjeve tė pareshtura tė shumė
breznive nė vazhdimėsi, deri nė sakrificė e vetėflijim, por edhe
plotėsim amanetesh tė tė rėnėve, qė njė ditė liria e plotė tė
troketė edhe nė portėn e madhe tė atdheut tonė, nė tokat tona tė
lashta shqiptare ende tė ndara dhunshėm e padrejtėsisht!
Afrim vėllai! Shokėt tanė, bijtė mė tė mirė tė popullit,
shpaguan gjakun tuaj, duke e goditur armikun nė ballė me pushkėt
e lirisė. Ideali yt dhe i shokėve tanė, ishte alternativė e
vetme nė rrugėn tonė tė patjetėrsueshme, nė atė rrugė qė liria
tė bėhet realitet pėr mes tytės sė pushkėve, tė cilat jehuan aq
bukur, shtrėnguar nė kraharorin e Ushtrisė sonė Ēlirimtare tė
Kosovės, dhe pėrfundimisht, nuk ka mbetur datė e ditė e vitit
kalendarik, qė nuk ėshtė larė me gjakun e lirisė sė martirėve tė
atdheut, bijve dhe bijave mė tė mirė, qė populli ynė nxori nga
gjiri i vet pėr ti dhuruar nė gjirin e atdheut. A ka diēka mė
madhėshtore, mė monumentale e mė sublime se flijimi juaj nė
altarin e lirisė?! Populli ynė ėshtė krenar e kryelartė pėr
bijtė qė ka dhėnė pėr liri!
Kėtu e 18 vite mė parė, mė 2 nėntor 1989, ranė heroikisht trimat
e Llapit- bijtė e shqiptarisė: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Jeta ėshtė e tillė, dhe si e tillė na mėson se tani mė rrėfimi i
njė historie rutinė pėr ata qė tashmė kanė kaluar pragun e
legjendės, sikur ka tejkaluar pėrmasat e njė cikli rrėfimesh nė
vetėn e tretė se: Ai ishte trim, se ai trim lindi kėtu dhe u
rrit atje, se ka mbaruar shkollėn dhe ka rėnė nė burg, se ka
rėnė nė konfrontim me pushtuesin duke u flijuar pėr liri tė
atdheut etj... Dhe kėshtu disi do tė rrėfehej pak histori nga ne
tė gjallėt, pėr ata qė kanė rėnė. Nė mėnyrė qė ne mė pastaj, tė
shtroheshim sa gjerė e gjatė pranė sofrės sė madhe tė ambicieve
tona personale me egon makute pėr ngopjen e ndjenjave tė
pangopshme rėnė pre e instinktit.
Jo, kjo nuk ėshtė e tėra, kjo nuk do tė ishte e ndėrgjegjshme
nga ana jonė.
Mendoi se tani ėshtė e domosdoshme, qė gjėrat duhet shtruar mė
thellė nė koncept, ato duhet kapur e studiuar nė esencė, nė
zanafillė me tėrė thellėsinė e tyre atdhetare, historike, por
edhe filozofike. Miti i sakrificės dhe i flijimit te shumė popuj
ėshtė i njohur qė nga lashtėsitė, kjo nuk ka munguar as te
populli ynė. Shembuj tė tillė na paraqiten qė pėrtej pragut tė
legjendave, siē ėshtė rasti i flijimit nė themelet u Urės sė
Fshenjtė, pastaj shembulli i Kalasė sė Rozafės, pastaj Doruntina,
pastaj gatishmėria pėr sakrificėn mė sublime e Millesh Kopiliqit
e Halilit dhe Musės sė vogėl, e Oso Kukė Vraninės, e Jakup
Ferrit, e Mic Sokolit, e deri tek Komandanti Legjendar i ditėve
tona, Adem Jashari.
Duke u bazuar nė kėto fakte, vetiu rezulton se vendosmėria pėr
tė rėnė nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut, ashtu sikur ranė:
Afrimi, Fahriu e qindra dėshmorė tjerė mė tė hershėm e tė mė
vonshėm, nuk ishte veprim i rastit. Kjo filozofi, bartė nė vete
njė mision tė veēantė, i cila kalon caqet e njė filozofie
klasike, qė qenien e pėrcakton si krijuese, ose diktuese tė
ndėrgjegjes.
Nė kėtė kuptim, Afrimi, Fahriu dhe tė gjithė bashkėmendimtarėt e
bashkėveprimtarėt e tyre, nuk iu pėrveshėn kėsaj rruge vetėm sa
pėr tė hyrė nė histori, sepse hyrja nė faqet mė tė ndritshme tė
historisė, nuk ishte edhe aq e thjeshtė. Ata, mbanin qėndrimin e
prerė: larg denigrimit tė saj, nė mėnyrė qė historia njė ditė tė
mos rishikohej pėr tu herrur nga barojat e pa dėshiruara, qė
dikur aty kishin mbjellė sistemet e dhunshme antikombėtare. Jo,
misioni i tyre ishte pėrjetėsia, e cila fitohet vetėm duke i
shėrbyer ēėshtjes sė atdheut denjėsisht dhe pa paragjykime.
Konturat e njė shkrimi qė do tė bartė nė vete nocionin e
sakrificės pa e zbėrthyer atė nė rrafshin filozofik, sikur do tė
ishin jo bindėse, madje tė zbehura. Ata me njė vetėdije tė plotė
iu qasėn kėtyre rrugėve, tė cilat pa dyshim se do tė kurorėzohen
me sukses njė ditė, sepse ata ishin tė vetėdijshėm se kėto rrugė
e duan edhe haraēin e vet, haraē tė cilin populli ynė kaherė e
ka paguar shumė fish! Prandaj, Afrimi, Fahriu e qindra dėshmorė
tė kombit tonė, mė kohė kanė kaluar kufijtė e historisė, duke e
pasuruar atė edhe me kompleksitetin e saj filozofik tė njė
pėrkushtimi kaq madhėshtor siē flasin legjendat pėr Prometheun.
Afrimi me shokė, nuk janė produkt i njė spontaniteti, qė vepron
sipas ndjesisė sė kundėrshtimit tė robėrisė e tė pushtuesit nė
pėrgjithėsi, por qė thellė nė veten e tyre fshihnin edhe
ambiciet personale egoiste. Jo, ata u ngritėn dhe u armatosėn me
dituri, me ndjenja e pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr
atdheun, me gatishmėrinė pėr tė rėnė nė altarin e lirisė, dhe
kėtė, qė mė parė! Mbi kėto pėrgatitje, ata mė pastaj u
organizuan dhe shtrinė rrjetin e tyre tė organizimit nė tėrė
hapėsirat tona shqiptare, duke e parapėrgatitur terrenin pėr
goditjen e madhe, e cila pashmangshėm pasoi mė vonė dhe u
kurorėzua me emrat e tyre tė rinj: dėshmorė tė lirisė!
Nga njė kujtim tė vogėl...
Mendoj se ėshtė obligim yni moral, tė mos ti marrim me vete nė
botėn e pėrtejme, kujtimet pėr shokėt e rėnė. Tė gjithė ju qė
e keni njohur pėr sė afėrmi, dhe qe keni vepruar sa do pak me
ata, qė u sakrifikuan pėr tė jetuar ne tė lirė, lini kujtimet
tuaja tė shkruara pėr ta!
...Ishte i ri, kur e sollėn nė burgun famėkeq Zabela tė
Pozharevcit. E kishin arrestuar sė bashku me disa shokė tė tij,
duke qenė nė shėrbim ushtarak tė asaj kohe. Pas shumė hetimesh e
torturash i kishin dėnuar me burg. Ai ishte i ri pėr njė dėnim
aq tė lartė e drakonik, 8 vite burg! Pėr njė kohė, relativisht
tė gjatė, ishim nė njė dhomė burgu me Afrimin, me Fadil Vatėn,
Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Tė habiste zgjuarsia
e Afrimit. Ai lexonte shumė, i komentonte materialet e lexuara
me shokė ku shpaloseshin mendimet tona pėr ēėshtjen e pazgjidhur
tė atdheut, komentonim tė kaluarėn dhe bartėsit e saj nė kuadėr
tė historisė shqiptare e shumė gjėra tjera.
Afrimi ishte solidar me shokė, ishte sy pa trembur dhe
pėrfundimisht i vendosur pėr t'i bartur mbi supet e tija tė
njoma tė gjitha pėrgjegjėsitė. Ai dhe shumė shokė tė tjerė, qė
nė burg kishin krijuar celulat e veprimit, tė cilat ishin tė
gatshme pėr veprim, ende pa dalė nga burgu, Afrimi kishte
respekt pėr tė gjithė shokėt e burgut, por nė veēanti
respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir
Myrtajn. Nė njė rast (jo pa qėllim), Afrimin e kishin nxjerrė nė
vizitė mu nė kohėn kur pritej alarmi pėr tė shėnuar pėrvjetorin
e vdekjes sė diktatorit Tito. Gardiani kishte kėrkuar nga Afrimi
qė tė ndėrpriste vizitėn me prindėr dhe tė ngrihej nė kėmbė, pėr
tė nderuar me tre minuta heshtje pėrvjetorin e Titos, pėr tė
cilin, disa shqipfolės kishin nxjerrė madje edhe lotė. Por,
Afrimi ishte pėrgjigjur ēartė dhe prerė:
Jo, unė kam vizitė, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarė zie pėr
vdekjen e Titos, unė nuk nderoj gjakpirėsin e popullit tim!...,
ishin kėto fjalėt kumbuese tė Afrim djalit, tė thėna hapur nė
burgun serb tė Pozharevcit rrethuar me hekura e mure tė trasha...
Nuk gjykoj nga simpatia, as nga njėanshmėria duke dashur qė tė
tregoj para lexuesit, se isha unė ai, nė burg me te, madje nė
njė dhomė!...Jo, secila kohė ka bėmat e saja tė historisė
individuale e kolektive, ajo kohė ishte e tillė, prandaj nė
gjirin e saj (pėr fatin tim tė mirė), mė kishte pėrqafuar edhe
mua, si mijėra e mijėra tjerė tė rinj e tė moshuar atdhedashės
tė vėrtetė. Pėr mė shumė, dua tė them se njė djalė aq tė ri, tė
ngritur e tė kulturuar, aq tė vendosur e tė pėrkushtuar siē
ishte Afrimi, nuk e kisha takuar mė herėt, pėr tė mos thėnė, as
mė vonė!...
Pas daljes nga burgu, Afrim pėr as njė ēast nuk u hamend sė
vepruari nė shėrbim tė atdheut. Ai, iu pėrvesh studimeve nė
Universitetin e Prishtinės, iu pėrvesh punės sė organizimit dhe
shtrirjes sė organizatės nė hapėsirat shqiptare, ai ishte nė
organet udhėheqėse tė saj, sekretar pėr ēėshtje organizative!
Afrimi sė bashku me shokėt e idealit, organizoi dhe udhėhoqi
demonstrata tė njė pas njėshme, duke i orientuar ato drejt dhe
arsyeshėm, bashkėpunoi ngushtė me grevistėt minatorė, nė
Palestrėn sportive 1 Tetori nė Prishtinė, mbajti fjalim para
studentėve, tė cilėt ishin solidarizuar me minatorėt, shpalosi
qėndrimet dhe kėrkesat e demonstrueseve para medieve serbe,
sllovene e kroate tė asaj kohe, si dhe tė agjencive tė huaja, qė
kishin mundur tė depėrtonin nė Kosovė. Shkroi dhe publikoi
shkrime nė gazetėn Zėri i Kosovės, madje duke i shpėrndarė ato
edhe si fletushka, me pėrmbajtje politike dhe ekonomike pėr tė
sqaruar qėndrimin, kėrkesat dhe pozicionin tonė nė rrafshin
kombėtar.
Ai, mė nė fund braktisi edhe uniformėn ushtarake duke kaluar e
vepruar nė ilegalitet tė plotė. Ishte nė ballė tė tė gjithė
atyre vlimeve tė fuqishme, tė atyre ditėve nė Kosovė, kur edhe
ra heroikisht e me armė nė dorė sė bashku me bashkėveprimtarin e
shquar tė ēėshtjes kombėtare, Fahri Fazliun, ra nė ballė tė njė
pėrleshje tė pabarabartė me milicinė gjakatare serbe. Dielli nė
Breg tė Prishtinės u vrenjt, Afrimi ia mori rrezet e tija
pėrfundimisht, qė nga ajo ditė Bregu i diellit i Afrimit dhe i
Fahriut, nuk pushoi sė rrezatuari luftėtarėt e lirisė! Afrim
Zhitia dhe Fahri Fazliu, ishin dhe mbetėn pėrjetėsisht rreze
dielli e Kosovės, dhe e shqiptarisė!
Eh, sa do tė dėshiroja tė isha tek ti, o baca Osman, ashtu si
vite mė parė, tok me ty e nėnė Qamilen dhe ta ndiznim nga njė
duhan. Ta ndjeja atė buzėqeshjen tuaj prindore, duke mos u
ngopur sė llafosuri deri nė orėt e vona tė natės...
Afrimi dhe Fahriu tani mė nuk janė vetėm, as kurrė nuk kanė qenė
vetėm.
Trimat kudo qė janė, janė tė bashkuar, edhe nė atė botė!...
Kokėn lartė prindėr tė familjeve tė tė rėnėve pėr liri! Nga
gjiri juaj keni nxjerrė ushtarėt e lirisė sė atdheut, nga njė
gjerdan tė art nesėr pėr ta, nė faqet e historisė sonė mė tė
re... Ata janė mė tė gjallė se tė gjallėt, janė frymėzimi i
brezave tė ardhmėrisė drejt realizimit tė aspiratave tona
shekullore, janė historia vet!...
I gjallė dhe i nderuar pėr jetė e mot kujtimi pėr:
Nėntorin e madh tė historisė!
Nėntorin e Afrimit e Fahriut!
Nėntorin e ditėlindjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Nėntorin e ditėlindjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės!
Nėntorin e tė gjithė dėshmorėve e lirisė!
2, nėntor 2007
Mehmet BISLIMI |