|
Poeti dhe shkrimtari
Kalosh Çeliku veçon dhe i konsideron si vlera te arrira
artistike ne letersine boterore veprat: “Ujku i Stepes“ nga
Hermann Hesse, qe shkrimtarit i ka sherbyer si universitet
jetesor, “Renia“ nga Alber Kamy dhe “Kopshti i Edenit“ nga
Ernest Heminguej
1.“Ujku i Stepes” nga Hermann Hesse
“Ujku i Stepes“ i shkrimtarit Herman Hesse eshte nje liber i
veçante qe e kam lexuar me nje fryme. Edhe ate, para tridhjete
viteve si student i gjuhes dhe Letersise Shqipe, ne Prishtine.
Heren e dyte edhe njehere e lexova pas studimeve. Dhe, tri herat
e tjera, kur e pergatisja romanin per botim per here te pare ne
gjuhen shqipe.
Nuk do mend qe romani “Ujku i Stepes“ i Herman Hessese eshte
universiteti ne te cilin une u pergatita per jete dhe u
shkollova si shkrimtar. Ne librin “Ujku i Stepes“ e gjeta veten,
u identifikova me te, vuajtjen e tij, enderrimet per lufte ne
jete. Libri flet per shpirtin, artin dhe pavdekshmerine.
Ujku i Stepes eshte njeri i ndjeshem me emrin Hari Haler, i cili
eshte i vendosur ne nje kohe te kaluar kaosi, nje here mundohet
ta vras ate pjese ne vete ne te cilen ka mesuar te flase si
kafshe; heren tjeter ai asaj i leshon pe. Njeri dhe ujk, ne
lufte te perhershme me njeri – tjetrin, e urrejne dhe e duan,
perpiqen te fshihen para vetes, perpiqen ta sundojne njeri –
tjetrin.
Ne kete liber nuk kam pare vetem fantazine patologjike te nje
njeriu, te nje te semuri shpirteror, po mes atyre faqeve kam
pare nje dokument te kohes se sotme. Shkaku? Sepse semundjen
shpirterore te Harit, sot e kam te qarte, nuk eshte semundje
individuale, po semundje e vete kohes, neuroze e gjenerates qe i
takon Haleri; semundje, qe nuk i sulmon vetem te dobetit,
individua te parendesishem, po ata me te fuqishmit, me te
mençurit, me te talentuarit.
2.“Renia” nga Alber Kamy
“Renia“ nga Alber Kamy, kryevepra e shkrimtarit, i frymezuar nga
nje klime moskuptimi dhe akuzash ndaj autorit, eshte liber qe
merr trajten e nje monologu dramatik. Liber i nje “profeti bosh
per kohet mediokre“, ky “njeri i kohes sone“ me “lirizem qelizor“,
qe ushtron funksionet e çuditshme te “gjykatesit pendestar“ dhe
qe, nepermjet te pohimit te pafajesise se tij, kerkon te fuse
bashkebiseduesin midis qenieve njerezore, ne nje bote ku secili
enderron per pushtet dhe ku, “dialogu“ eshte zevendesuar me “komunikaten“.
Libri “Renia“ eshte shprehje e ndergjegjes sone te turbulluar,
ne te cilin autori duke folur per ne, na detyron te pranojme se
“te jesh i lumtur; do te thote, te jesh fajtor”. Ndoshta eshte,
nje nga kuptimet me te thella te “Renies“, veper dyshimi.
Kamy thoshte se ferri brenda vetes, eshte renie e pafundme ne
purgatorin e njerezve…
3 . “Kopshti i Edenit“ , nga Ernest Heminguaj
Kete liber gjithmone do ta merrja me vete ne pushime. Ketu
shfaqet kulmi i Heminguejit … Askush tjeter nuk shkruan keshtu,
ai qe tenton te shkruaj me kete stil, nuk bene gje tjeter
perveçse imiton shkrimtarin. Ajo qe me beri pershtypje gjate
leximit, eshte magjia e vjeter e Heminguejit, i cili perdor
fjale te thjeshta, per te pershkruar kenaqesi te thjeshta. Gjate
nje muaji te sterzgjatur mjalti ne Mesdhe, shkrimtari David
Bourn fillon te marri xixa zjarri per romanin e tij te dyte.
Mezi pret te filloje te shkruaje perseri liber. Gruaja e tij
Ketrina, i jep guxim, e fut ne lufte duke vene re vetmine e tij
prej shkrimtari. E fut ne rreth me nje grua tjeter, ne nje
trekendesh te çuditshem erotik …
“Kopshti i Edenit“, botuar per here te pare 25 vjet pas vdekjes
te Heminguejit, eshte nje roman modern e provokues, i cili
shpalos nje butesi dhe dobesi zakonisht te fshehur ne veprat e
tjera te Heminguejit. eshte nje roman ku zbulohet, si askund
tjeter, cilesia e largpamesise dhe çmimi i dhimbshem qe i eshte
dashur te paguaj per te ushqyer vepren e tij.
Romani eshte nje histori teper e lexueshme… Ketrina mund te jete
ndoshta me mbreselenesja nder personazhet e femres ne vepren e
Heminguejit.
Hape nje teme te Re per shkrimtaret ne Forum! |