|
Simbolet
Duket se statusi i Kosovės po zhagitet mu
pėr mungesė tė simboleve shtetėrore.
Simbolet janė shenja tė identitetit, mu si
yjet nė galaksi.
Edhe politikanėt tanė tė urtė kanė alarmuar
kėtė boshėsi.
Sipas pakos sė Ahtisarit, simbolet e
Principatės sė Kosovės duhet tė jenė
multietnike, universale, pra tė tė gjithėve
dhe tė askujt.
Tani shumė piktorė tanė iu kanė rrekur
disenjimit.
Dikush e ka marrė hartėn e Kosovės, dikush
yjet e dikush ia ka hequr njė kokė
shqiponjės.
Dihet se shumė figura tė shtazėve, shpendėve
e bimėve tashmė janė simbole kombėtare.
Pėrse ky indentifikim i njerėzve me botėn
animale?
Ato toteme u bėnė simbole pėr cilėsitė e
tyre magjike mbrojtėse.
Simboli i shqiponjės dykrenore nuk ėshtė
thjesht njė simbiozė e dy shqiponjave
binjake.
Shqiponja e Pirros ishte me njė kokė, ndėrsa
e Konstandinit tė Madh me dy kokė
simbolizonte Perandorinė Romake.
Mė
pas kėtė simbol e pėrvetėsuan Kisha
ortodokse dhe sllavėt, por nė fushė tė
bardhė.
Shqiponja jonė dykrenore ėshtė e larė nė
gjak.
Figura origjinale e shqiponjės dykrenore
ndodhet nė kėrcellin e fierit.
Kokat e shqiponjės duken mė shumė si koka
gjarpėrinjsh, ndėrsa flatrat si gjethet e
fierit.
Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, pėr
shkak tė helmit tė tij.
Tek ilirėt ishte totem i pikturuar nė gurė,
qeramikė, stoli etj.
Edhe nė etnografinė shqiptare figura e
gjarprit haset kudo.
Gjarpri i shtėpisė quhet vitore, qė
sjell fat e mbarėsi.
Nėse shqiponja dykrenore nuk bėka tė
valėzojė nė flamurin e Principatės sė
Dardanisė, atėherė gjarpri mund ta
zėvendėsojė bukur atė.
Jo
gjarpri kutullaē, por ai me kokė pėrpjetė.
Njėmend gjarpri ėshtė i ftohtė akull, por
tmerrues pėr armikun.
Gjarpri ėshtė simbol ktonik, ndėrsa
shqiponja uranik.
Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin
tonė politik, jo pse jemi vend i
gjarpėrinjve, po pse kokat e liderėve tanė
iu pėrngjajnė shumė atyre: hollakė,
dredharakė e grindavecė.
Po
ashtu, nė stemėn e Kosovės nuk mund tė
qėndrojė Qeni i Sharrit, sepse ėshtė
i sojit tė ujkut qė ha dhentė dhe turret
tmerrshėm. Nėse patjetėr kėrkohet i atillė,
atėherė ai duhet tė jetė qen melez.
As
dardha nuk mund tė qėndrojė nė stemė, sepse
mund ta hanė shpejt njerėzit dhe mbetet
shteti pa simbole. Pastaj dardha ka
bisht!
Njėmend Dardania antike ishte pėrplot dardha
tė egra, gorrica.
E
si mund tė jetė dardha e egėr simbol i
qytetėrimit?!
Stemėn e Kosovės do ta hijeshonte portreti i
Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurėt
kristalorė do tė shkėlqenin bukur!
Himn i Kosovės nuk bėn assesi kėnga Kur
ra kushtrimi... , sepse e prish paqen
politike.
Himn mund tė bėhet vetėm kėnga solemne e
Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropė, Europė!
Topi
Statusi i Kosovės ėshtė bėrė si top futbolli
nė ndeshjet ndėrkombėtare.
Herė hidhet
nė njėrėn portė, herė nė tjetrėn. Herė
fryhet, herė shfryhet.
Statusit iu
kanė zgjatur veshėt sa tė gomarit.
Gomari pėllet
e pėcet nė vapė.
Topi
rrokulliset e rrokulliset. Topi ėshtė i
rrumbullakėt.
Kush do tia
fusė gol, gol, gol!
Bamiri
Mė nė fund, pasi
grindjet e pushkėt nuk bėnė punė, Topi u
zgjodh president i Shqipėrisė edhe me vota
tė sė majtės. Ky ishte gjest i vullnetit tė
mirė pėr pozitėn.
Socialistėt e Edi
Ramės qitėn tym e mjegull nė vapėn tropikale
politike.
Kopili Nano ua lagu
keq atyre.
Auuuuu politika!
Po, pse tė hidhėrohen
aq shumė nė lojėrat politike?
President mė tė mirė
nuk mund tė gjente dot Shqipėria.
Bamiri ishte mė i
miri. Bamir i popullit dhe top i patundshėm.
Jo top futbolli, por
top me gjyle qė mban ekuilibrin e pushtetit.
Kėtė verdikt nuk e
luan as topi.
Topi hyri nė portėn e
majtė.
Gol, gol!
bėrtiti Berisha.
Tash Sala ka shtrirė
krahėt nė gjithė pushtetin dhe mund tė bėhet
lirisht autokrat i djathtė.
Viva demokrtatia!
Oratoria
Oratoria ėshtė mjet i fuqishėm politik pėr
tua lėkundur mendjen njerėzve.
Dy oratorė si
Ciceroni i ka sot Kosova.
Kur flet
Skėnder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni!
Tash Skėnda
po ngrit njė tribunė gjashtėkatėshe pėr tė
mbajtur fjalime nė Velani.
Skėnder
Hyseni lum ne qė tė kemi!
Kur ligjėron
Baci Kolė na mbėrthen vaji politik me lotėt
ēurg.
O baci Kolė,
thuej bacit Thaē le ta thurė tharkun me
thupra thane se na ranė thitė!-
thėrret turma e lebetitur. |