|
Shteti serb ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth
14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur.
Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Rreth 3.000 persona te
rrembyer jane ende te pagjetur. Pjesa derrmuese e tyre gjenden ne Serbi.
Afer 20.000 femra te dhunuara. 740.000 persona te deportuar dhunshem.
120.000 shtepi te shkaterruara apo te demtuara nga ushtria serbe.
Aspekt i veηante i luftes ishte shkaterrimi i
ekonomise se Kosoves. Eksploatimi i eger dhe vjedhjet pergjate viteve te
90-ta, kulmojne me shkaterrimet e qellimshme gjate luftes. Kosova pas
luftes kishte nje ekonomi te rrenuar. E gjithe kjo me qellim qe gjate
luftes ta zvogeloje aftesine mbrojtese si pasoje e drejtperdrejte, dhe me
pasoja afatgjate te varferise dhe nje ekonomie te pazhvilluar. Realitet ky
qe e jetojme sot e gjashte vjet.
Megjithate, prej vitit 1999 deri me 2006, Kosova ka
shpenzuar gjithsej 856 milione euro ne mallra nga Serbia. Ne vitin 2000
kishim importuar vetem 15 milione euro. Me 2001 vlera e importit arriti ne
176 milione, per tu ngritur ne 178 milione ne vitin 2002. Viti 2003 ka
shenuar nje renie ne importimin e mallrave nga Serbia gjate ketij viti
kemi importuar 156 milione, perderisa ne vitin 2004 kjo shifer ishte 161
milione. Vetem ne vitin 2005 Serbia ka sjell ne Kosove rreth 170 milione
euro mallra.
Per me keq se kaq, shifrat e lartpermendura nuk
paraqesin as gjysmen e importit nga Serbia, duke qene se 60% te mallrave
qe vijne nga Serbia hyjne ne Kosove ilegalisht pa u regjistruar.
UNMIK-u qe prej instalimit te tij e konsideron
arrdhjen e mallrave te Serbise si qarkullim i brendshem i mallrave, e jo
si import ne Kosove. Kjo ne perputhje me Rezoluten 1244 te KS te OKB-se.
Rrjedhimisht, mallrat e Serbise jane favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u
ne tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte te kete pika kontrolli ne
vijen administrative mes Kosoves dhe Serbise (Kosova nuk ka kufi me
Serbine). Ato pika u vendosen vetem atehere kur u be e qarte se Buxheti i
Konsoliduar i Kosoves nuk mund te mblidhet nese Kosova nuk ka territor te
kufizuar nga te gjitha anet per qellime tatimore. Tani prodhimet serbe
paguajne vetem TVSH (dogana per to eshte zero) duke vazhduar te
konsiderohen si prodhime vendore.
Kjo nuk do te thote se edhe konsumatori kosovar duhet
ti konsideroje keto prodhime si te tilla.
Serbia ende nuk ka dhene llogari e as qe eshte denuar
per krimet e kryera ne vendin tone, dhe per me shume se kaq, ne kohen kur
ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosoves,
therrasim gjithe qytetaret ne:
BOJKOT Te PeRGJITHSHeM Te PRODUKTEVE Te SERBISe!
Produktet e Serbise jane lehte te identifikueshme:
tri shifrat e para te barkodit jane 860. Pra, bojkotoni kete barkod.
Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dore nga Kosova,
pranon krimet e kryera, paguan demshperblim per demet e shkaktuara.
Qytetaret duhet te orientojne konsumin ne prodhimet
vendore kosovare, ndersa per produktet per te cilat nuk ka prodhime
vendore ata do te duhej te blejne produkte te cilitdo shtet tjeter vetem
jo te Serbise.
Efekt i drejtperdrejte i blerjes se prodhimeve
vendore eshte krijimi i vendeve te reja te punes si dhe ruajtja e atyre
ekzistuese. Punesimi pastaj krijon efekte te shumefishta pozitive per
ekonomine e Kosoves.
Ηdo here kur blen nje produkt i cili nuk eshte i
Kosoves, kjo do te thote nje produkt me pak i shitur i Kosoves dhe nje
produkt me shume i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet
negativ) me ate vend do te demtohet dyfish. Per prodhuesin vendor kosovar
kjo do te thote pamundesi per te shfrytezuar kapacitetin e prodhimit ose
per te rritur ate per investime te reja, pamundesi per te permiresuar
cilesine dhe per te lansuar prodhime te reja, per te investuar ne
marketing, thjesht per te rritur aftesine konkurruese te tij ne treg. Te
gjitha keto perfitime i shkojne prodhuesit te huaj.
BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISe. BOJKOTONI BARKODIN Qe
FILLON ME 860. DeMTOJE SERBINe, NDIHMOJE KOSOVeN.
Per te pare posterat kunder produkteve te Serbise
klikoni ketu:
|