Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Forum | Sport

Vrasja e shembelltyres se rendit dhe sigurise se qytetareve Triumf Riza eshte vrasje politike

Ka ardhur koha qe ju ne media te mirrni rolin e vertete dhe te mos beheni vegla te rezileve te regjimit qe kane perdor sistemin per mbrapshti. Nuk besoj se sistemi eshte ne kolaps. Por lufta e qytetareve kunder rezileve qe perdorin sitemin mbrapsht duhet te vazhdoje deri sa sistemi te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo anasjelltas. Vete organizimi i qytetareve ne marsh kunder krimit “TRIUMF GJITHMON ME TY” tregon se qytetaret nuk jane te semure, nuk preferojne regjimin e gangstereve ne Kosove. Nuk mjafton te themi dhe te mbesim vetem te fjala “cfare vendi, krimi do te mbetet prap i patrazuar, ose nje thirrje ne Kryeministrin”

Per Triumf Rizen

Mos perseritni gabimet dhe luftonie krimin politik ne Kosove

Tim Shkupi

Kane kaluar plote 20 muaj qe kur kam biseduar me Adelina Ismaili per shume sende ne biseden tone maratonike Londer - Prishtine. Prej atehere intervista e saj ne AlbaNur ka qene e klikuar me shume se 750 mije here. Ne faqen e saj te AlbaNurit cdo dite hyn mbi 1000 IP-ja ne dite. Ajo akoma eshte numer Nje dhe personalitet shqiptar i kerkuar me se shumti ne internet prej te gjitheve, s'ka te tjere qe kerkohen ashtu sic kerkohet emri i Adelina Ismailit.

Pas vrasjes mizore te Triumf Rizes nga dora kriminele e rezileve ne Prishtines, emri i Adelina Ismailit ishte ne gjuhen dhe komentet e gjithesecilit. Ne shume forume shkruhet dhe s’ndalet ne lidhje me kete rast dhe lidhja e saj me Triumf Rizen. Forumet jane forume ku identiteti i vertete i shkruesve mbetet anonim. Kurse mediat ne Kosove heshtin te thone te verteten e kesaj lidhje te sinqerte mes Adelines dhe Triumfit. Vetem “Gazeta Shqiptare” shkruajti lajmin se “Adelina vajton Triumf Rizen”.

Ne “Gazeten express” Baton Haxhiu permend emrin e Rezilit me te madh ne Prishtine, tregon gjendjen e mjere qe mbizoteron ne redaksine e tij “mos ja permend emrin Rezilit”. Tregon se Rezilin e ka pare vetem “ne foto ne disa tubime partiake te LDK-se”. Edhe pse pranon gjendjen e mjerimit dhe tortures psikologjike nga rezilet ne redaksine e tij, Baton Haxhiu, ne shkrimin e tij, ndalet te kultura dhe estrada shqiptare dhe e pergjitheson te teren se “eshte me shume prodhuese e konflikteve sesa e kultures, me afer krimineleve se sa muzikes” Pavaresisht se nuk pajtohem me kete pergjithesim, Batoni merr guximin i pari dhe permend emrin e Rezilit dhe lidhjet e politikes me krimin. Behxhet Shala, edhe pse nga prizmi i vet, e vlerson shkrimin dhe guximin e Batonit dhe na tregon se “qytetaret nuk jane te semure, sistemi eshte i semure dhe para kolapsit”. Kurse Matoshi deri dje ne Lajm dhe sot ne Express ka nderruar kiblen. Dy te paret kane guximin te mirren me probleme te ketilla, kurse i treti pergjitheson gjitha levizjet politike dhe i bene thirrje Kryeministrit qe krimin e ka perpara hundeve? Matoshi ka filluar ne Express t’i laje si duket gjunahet e grumbulluara ne Lajm me letren drejtuar Kryeministrit! Ai e di per cka e kam fjalen!

Kur jemi te Estrada duhet te themi se yjet e saj me fame gjithmone jane ne shenjester edhe te regjimit edhe te krimineleve. Kete harron ta thote Batoni. Vetem lekura e tyre mund ta shpjegoje me se miri kete fenomen kercenues per ta. Kurse nje nga yjet me me fame ne mbare shqiptarine eshte Adelina Ismaili. Te lidhet krijimtaria artistike e Adelina Ismailit, por edhe e te tjereve me kriminele ordinere vertete eshte mekat, gjynah shume i madh. Atehere lidhjet e Albin Kurtit, Rexhep Qosjes, Adem Demaqit e njerezve tjere te dijes dhe krijimtarise me kend jane afer? Ju te mediave e dini se kush e quajti Albin Kurtin “spiun te serbise”, ju e dini se kush dha urdher te demolohen zyret e akademikut dhe simbolit te dijes shqiptare Dr. Rexhep Qosja! Ndaj ju lutem mos nguroni te beni gabimin tjeter se “estarda eshte e afert me kriminelet” Nese nuk jeni ne gjendje t’i mbroni yjet nga kriminelet, atehere, pashe Zotin, mos i beni te afert me kriminel.

Ka ardhur koha qe ju ne media te mirrni rolin e vertete dhe te mos beheni vegla te rezileve te regjimit qe kane perdor sistemin per mbrapshti. Nuk besoj se sistemi eshte ne kolaps. Por lufta e qytetareve kunder rezileve qe perdorin sitemin mbrapsht duhet te vazhdoje deri sa sistemi te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo anasjelltas. Vete organizimi i qytetareve ne marsh kunder krimit “TRIUMF GJITHMON ME TY” tregon se qytetaret nuk jane te semure, nuk preferojne regjimin e gangstereve ne Kosove. Nuk mjafton te themi dhe te mbesim vetem te fjala “cfare vendi, krimi do te mbetet prap i patrazuar, ose nje thirrje ne Kryeministrin”

Kush jane ata qe orkestruan vrasjen e Trium Rizes pas shpine? A thua eshte vetem Rezili? Une dyshoj sikurse dyshojne edhe shume te tjere. Vrasja e Triumf Rizes eshte orkestruar nga regjimi i rezileve te pushtetit te UNIMK-ut. Ata qe i quajne opponentet e tyre politik “spiuna te serbise”. Vrasja e shembelltyres se rendit dhe sigurise se qytetareve Triumf Riza eshte vrasje politike: paralajmerim i rezileve te regjimit te sotem se me çdo kusht do te perpiqen te mos nderrohen ne zgjedhjet e ardhshme ne Kosove. Nuk besoj se Batoni, Behxheti dhe qytetaret e marshit do te votojne per partite qe ne tubimet e tyre kane pasur shoke Rezilin. Pisat e pushtetit nuk kane nevoje ne keto zgjedhje per Rezilin per shkak se kane shumezuar rezile tjere me te sofistikuar ne Kosove. Kete ua ka mundesuar UNMIKU. Zgjedhjet e ardhshme ne Kosove do te jene nje lufte mes rezileve te regjimit te LDK-se dhe atyre qe kerkojne nderrimin e tyre. Derisa partite e dalura nga lufta e UCK-se dhe levizja Vetevendosje kane elektorat stabil dhe te discplinuar, lufta ne terren do te jete mes dy kraheve te LDK-se dhe partiese se Bhexhetit. Nese dy krahet e LDK-se kane perdorur kercnime, grushte per te trasheguar Njeshin, paramendonie se çka mund te behet ne zgjedhjet e ardhshme ne Kosove. Kurse shkuarja e tyre te Pacolli poashtu nuk do te jete pa pasoja.

Te gjithe jemi se bashku sot me moton “TRIUMF GJTIHMONe ME TY!” Me neve sot nuk ishin vetem kriminelet, rezilet, pisat, qe edhe nenat e tyre, kur shohin kete turme, do te thone “paskemi pasur fat te zi qe kemi lindur kete race kabiljane ne shqiptari”. Sot kjo ecje eshte marshi kunder krimit, dukurise me te keqe ne shqiptari qe duhet t’ia kepusim rrenjet me forcen e dashurise, me pasionin tone qe kemi per jeten dhe per ardhmerine e femijeve tane, qe te jetojne ne nje vend ku krimi dhe politika kriminele e pushtetareve te koorruptuar te konsiderohen kategori te shemtuara ne syte e cdo shqiptari qe do sigurine dhe lirine personale.

Sot, ne kete marsh, me kujtohet shqetesimi dhe brenga e Adelina Ismailit, qe ma pate thane para 20 muajve se arti, muzika, kultura dhe gjithçka tjeter ne shoqerine kosovare jane ne rrezik dhe kercnohen çdo dite nga rezilet dhe pisat e shqiptarise. Me kujtohet brenga e saj se mediat dhe shtypi jane nen influencen e tyre dhe kane frike nga rezilet. Sot s’do t’i permendi emrat e tyre pasi me kerkesen e saj nuk i pata permend edhe para 20 muajsh. Adelina e di se Londra, New York, Kopenhaga dhe gjithe diaspora e degjojne dhe kane qejf ta kene ne mesin e tyre. Ajo e di se Diaspora nuk i frikesohet felliqesirave te kombit shqiptar. Por, edhe kesaj here s’do t’i permendim emrat e tyre dhe do te mbesim besnik kerkeses se saj “kur çdo e vertete te zbardhet nga organet ligjvenese ne Kosove” Tani kupa eshte mbushur plot dhe pritjet tona nuk do te jene qe vetem ekzekutoret te perballen me ligjin e drejtesise, por organizatoret dhe perkrahesit e tyre qe jane te instaluar ne pushtetin e UMIKUT.


Sot, ne marshin “TRIUMF GJTIHMONe ME TY!” te gjithe jane unik dhe kerkojne Lufte kunder krimit, t’ia kepusim rrenjet kesaj te keqe. Sot gjithe kerkojne gjyqesi te drejte, efikase dhe te shpejte. S’ka arsye te thuhet “per mungese te provave rezilet dhe piset lirohen nga denimet” Te gjithe e dijne se kush e vrau Triumf Rizen, kush jane organizatoret dhe perkrahesit e tyre. Sot mesazhi i qytetareve eshte i qarte dhe me theks te vaçante drejtuar jo vetem Gjyqesise se Kosoves, por edhe te gjitha institucioneve tjera.

Sot le te jete dita kur mediat dhe gazetat ne Kosove do te marrin guximin t’i emerojne kriminelet me emer dhe mbiemer. Te zbulojne lidhjet dhe bizneset e pista te tyre me disa pushtetare. Nuk eshte mire te mirren vetem me opozitar, por le te mirren me pushtetaret, qe pas viti 2003 u lejuan rezileve dhe pisave te krijojne folete e tyre ne disa segmente te institucioneve te Kosoves dhe me se tepermi ne Gjyqesi. Kriminelet kerkojne te ndertojne folete ne pushtet dhe jo ne opozite. Cili avokat do ta kete fatin e zi t’u dale ne mbrojte krimineleve qe vrane ligjin, sigurin dhe dashurine e Triumf Rizes? Cili avokat do t’i lakmoje parate e pista te krimineleve te fituara nga heroina? Cili, cili, ciliiiiiiiiiiiiiiii…

TRIUMF RIZA DO TE MBETESH IDEAL NE HISTORINE E RE TE SHQIPTAREVE PER TE LUFTUAR FELLIQESIRAT E KOMBIT SHQIPTAR!

ALBANUR E SHPALL ADELINA ISMAILIN IKONE TE DURIMIT DHE LUFTES KUNDER KRIMIT NE SHQIPTARI!

E meshirofte Zoti Trium Rizen!


NESE KENI KOMENT MUND TA POSTONI NE FORUM!

PASI TA POSTONI KOMENTIN, JU MUND T'I SHIHNI EDHE KOMENTET TJERA!

 

 

Kosova Love Chat 18 + Plus eshte Video Chati me i madh shqiptar ne Internet! Krejt folet Lire dhe rreth Dashnise!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian Mp3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi | Radio Shqiptare

Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Albanian Writers | Albanian Religion

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster