|
Prishtine, 22 qershor – Kengetarja
Edona Llalloshi, te enjten ne mbremje, ka promovuar albumin e
saj me te ri, “Himn i dashurise”.
E shoqeruar nga nje numer i madh personalitetesh politike e
kulturore, ne mesin e te cileve edhe ish – komandanti i brigades
“131”, “Jusuf Gervalla”, tash politikan, Daut Haradinaj, Edona
eshte ndier e privilegjuar qe ne promovimin e saj te kete kaq
shume figura publike. Prezente ne promovim ishin edhe ministri i
Kultures, Astrit Haraqija, pastaj kryetari i Komunes se
Prishtines, Ismet Beqiri etj. Te gjithe keto personalitete kane
pasur kenaqesine qe te fitojne nga nje album falas me nenshkrim
te Edona Llaloshit, ne fund te promovimit.
Promovimin e ka udhehequr Labinot Gashi – Labi nga Televizioni
21 (TV 21), i cili ne emer te Edones i ka falenderuar te gjithe
ata qe punuan ne realizimin e ketij albumi.
Kompozitori i kengeve, Xhevdet Gashi, ka thene se ndihet shume
mire kur punon me Edonen. “Ndihem me te vertete shume mire,
sidomos kur ne pune nuk na perzihet Rrahmani (babai i Edones)”,
ka thene me shaka Gashi.
Nderkaq, Arsim Bunjaku, tekstshkruesi i kengeve, ka thene se nuk
ka hasur ne probleme ne shkrimin e teksteve te kengeve per
Edonen. “Zakonisht, kompozitori Gashi, orkestrimet e kengeve m’i
ka sjell nje apo dy jave perpara. Kjo me ka ndihmuar shume, qe
tekstet t’i perfundoj me kohe”. Fajtor per titullin e ketij
albumit - “Himn i dashurise”, Edona e ka lene poeten dhe
shkrimtaren Naime Beqiraj. Poetja Beqiraj tha se vete Edona
simbolizon nje person qe reflekton dashuri te pakufishme.
Nderkaq, kengetarja Llalloshi, pasi ka falenderuar edhe njehere
te gjithe te pranishmit, ka thene se ne te ardhmen do te punoje
edhe me shume qe adhuruesit e vet te jene sa me te kenaqur me
punen e saj. Ajo ne fund ka interpretuar “live” 12 kenget e
albumit te saj, te cilat i ka permbledhur ne nje kolazh te vetem.
|