|
“Mendoj se shkrimtaret shqiptare me teper
jane te interesuar te gjejne ndonje sponsor nga shteti ose
ndonje kompani te forte qe do t’ua botoje librin, ndersa
internetit ata nuk i kushtojne rendesi, pasi qe shumica e tyre
edhe nuk e njohin mire kete teknologji”, thote per “Lajm”
webmasteri i faqes per kulturen shqiptare “Albanur” Tim Shkupi
nga Londra.
Per sa kohe ne internet lexojme dhe gjejme libra te ndryshem nga
shkrimtaret e mbare botes, eshte me se e dukshme se shkrimtaret
shqiptare dhe librat e tyre jane shume pak te shfaqur ne
internet. Sipas vete shkrimtareve dhe webmastereve te ndryshem,
problemi qendron tek shkrimtaret te cilet akoma shkojne sipas
tradites, shkruajne me makina te shkrimit dhe internetin e
kuptojne si nje teknologji te re dhe qesharake.
“Ne world wide web (Internet) shkrimtaret shqiptare ne menyre
profesionale jane prezantuar shume pak, mos te them aspak, ne
krahasim me shkrimtaret perendimor. Ne search engine, siç eshte
"Google", me perjashtim te disa faqeve, qe jane nga diaspora
shqiptare dhe qe prezantojne shkrimtaret shqiptare ne internet,
ndonje faqe tjeter personale te shkrimtareve shqiptare nuk mund
te gjendet”, thote webmasteri i faqes per kulturen shqiptare “Albanur”,
Tim Shkupi nga Londra.
Sipas tij, disa thone se per te bere nje web faqe kushton shume,
mirepo shkrimtarit si Ismail Kadareja nuk i mungojne te hollat
per te angazhuar ndonje agjencion qe do t'ia bente dhe
mirembante faqen personale, ku adhuruesit e tij do te kishin
akces me botimet e tij me te reja.
“Mendoj se shkrimtaret shqiptare me teper jane te interesuar te
gjejne ndonje sponsor nga shteti ose ndonje kompani te forte qe
do t’ua botoje librin, ndersa internetit ata nuk i kushtojne
rendesi, pasi qe shumica e tyre edhe nuk e njohin mire kete
teknologji”, thote webmasteri i faqes per kulturen shqiptare
“Albanur” Tim Shkupi nga Londra.
Shkrimtari Nuhi Vinca e pranon se akoma punon me makinen e tij
te vjeter te shkrimit.
“Kam shoke qe kane filluar ta perdorin kompjuterin dhe
internetin, mirepo une akoma jam me traditen e vjeter. Edhe pse
une nuk jam angazhuar te prezantoj veprat e mia ne internet,
mirepo mund te them se emri im qendron aty ne disa faqe”, thote
ai.
I mendimit se interneti eshte diçka e huaj per shkrimtaret,
sidomos ata te vjetrit, eshte edhe botuesi Halil Zendeli i cili
arsyen e gjen edhe tek shkrimtaret te cilet nuk e njohin fare
teknologjine e re, mirepo edhe tek pagat qe duhet te jepen per
nje prezantim ne internet.
“Shumica e shkrimtareve nuk kane njohuri te kompjutorit dhe
internetit dhe me lehte ju vjen te perdorin makinat e tyre te
shkrimit”, thote Halil Zendeli.
Nderkaq webmasteret e faqes “Ardhmerianet” thone se numri i
shkrimtareve shqiptare dhe i librave ne gjuhen shqipe eshte
shume i vogel pasi qe as shtepite botuese nuk kane web faqe te
veta ne te cilat mund t’i prezantojne librat e tyre dhe as
shkrimtaret nuk kane deshire te merren me boten bashkekohore dhe
te formojne web faqe ku shqiptaret, kudo ne bote, do te kishin
mundesi te lexonin libra ne gjuhen e tyre amtare.
Hape nje teme te Re per shkrimtaret ne Forum! |