|
ALBANURI: Zoteri
Hoxha, para disa diteve partia e juaj u bashku me partine e
Hysni Shaqirit, mirepo partia e juaj dhe FRD-ja nuk kaluan mire
ne zgjedhjet e fundit, kur vepruat ndaras, njera ne Shkup dhe
tjetra ne Kumanove. Shqiptaret e kesaj ane me te drejte pyesin
pse jo atehere, por tani vjen ky bashkim? A mos valle komandant
Hoxhes i duhen aleate pas aktpadise qe kane ngritur organet
gjyqesore te Maqedonise apo thjeshte kjo eshte nje inciative
kombetare qe Shkupi dhe Kumanova t’i kthehet vetvetes dhe te
merr pjese aktive ne ndertimin e nje strategjie te re ne skenen
politike shqiptare te Maqedonise?
Xhezair Shaqiri HOXHA: – Partite me
te medha te pozites dhe opozites (PDSH dhe BDI) kane ditur te
manipulojne me votat, kane pasur struktura te tilla ne terren
dhe shpesh i kane perdorur njerezit e dyshimte per t’i mbushur
kutite dhe t’i blejne votat. Shkaku qe partite me te vogla nuk
kane mundur te perparojne eshte rezultat i ofenzives se
qeveritareve qe kane qene ne 2001 ne pushtet kunder ish
pjestareve te UÇK-se. Kjo ofenzive ka vazhduar edhe pas vitit
2001. Kemi shume ushtare dhe komandanta te UÇK-se qe nuk jane as
ne njeren e as ne tjetren parti. Pushteti unitar maqedonas,
sherbimet administrative dhe gjyqet e tyre jodemokratike te
dirigjuara nga politika antishqiptare, duke ruajtur brenda
qenies se tyre urretjen per luftetaret shqiptar te vitit 2001,
kane pergatitur skenare te ndryshem per largimin tone nga skena
politike e Maqedonise, duke krijuar situata konfliktuoze permes
disa sateliteve qe i kane nder shqiptar dhe aty ku nuk kane
mundur kane ngritur aktpadi per ushtaret dhe komandantet e
UCK-se per t’i bere kriminel dhe per t’i ndare nga populli
shqiptar. Ata mendojne se ne i kemi bere dem shtetit te tyre
njenacional ne vitin 2001 dhe ne duhet te denohemi ose te
zhdukemi nga tokat tona. Ata per te gjithe emrat e luftes se
vitit 2001 kane aktpadi dhe i mbajne ne zyret e tyre, nese disa
sot dergjen neper burgje, per te tjeret, ne kohe te ndryshme kur
paraqitet ndonje ide ose lind ndonje levizje kombetare qe
bazohet ne vlerat e luftes se per cka luftuam, politika
antishqiptare maqedonase, si ne te kaluaren ashtu edhe sot,
permes proceseve te montuara politike, i shfrytezon gjyqet
antishqiptare me arsyetimin se gjyqet jane te pavarura nga
politika. Por keshtu nuk mendojne organizatat e huaja qe e
rendesin Maqedonin ne rangun e shteteve qe gjyqet jane ne
sherbim te politikes dhe jo drejtesise. Ndaj nje aktpadi e
ketille eshte edhe ne adresen time dhe me duhet te paraqitem ne
Gjyq per nje rast qe nuk ka asnje deshmi me te vogel. Kam
njoftuar edhe komunitetin nderkombetare, NATO dhe OSBE ne Shkup.
Ju mund te lexoni intervisten e
plote ne Forum dhe te diskutoni rreth ketyre problemeve qe
ballafaqohen shqiptaret ne Maqedoni!
|