|
Ne Teatrin e Kumanoves
u shfaq drama “Kopshtethi i vishnjeve” autor i te ciles eshte
Aleksej Sllapovski, ndersa me regji te Vlladimir Millçinit.
Aktori shqiptar ne dramen ne fjale luajti rolin e Azallkovit me
çrast edhe u shperblye me çmimin e pare per aktore me te mire te
festivalit “Vojdan Çernodrinski”. Shfaqja “Kopshtethi i
vishnjeve” sipas aktorit Refet Abazi, flet per tranzicionin ne
ish-shtetet socialiste.
“Kjo shfaqe flet per njerezit te cilet ne shoqeri tranzitore ne
nje fare menyre presin rend per jete. Njerez te humbur mes
realitetit dhe te kaluares te cilet nuk mund te gjejne asgje qe
do ti motivoje per te ardhmen e tyre”-thote per “Lajm” aktori,
Refet Abazi.
Sipas tij Roli i Azallkovit eshte sinteze mes disa personazheve
te Çehovit, duke u nisur nga Trigorin ne “Pulebardha” e duke
perfunduar tek Çebutikin tek “Tri motrat”.
Interesante per publikun lidhur me rolin e Refet Abazit eshte se
ai per here te pare ne nje shfaqe paraqitet me kostum “smoking”.
|