Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Forum | Sport

Adelina Ismaili

Adrian Gaxha

Agim Poshka

Bleona Qereti

Dominimi i teksteve banale
Dominimi i teksteve banale

Tekstet e kengeve te lehta shqipe jane banale, pa kurrfare vlere artistike, nderkohe tekstshkruesit, shumica e te cileve medioker, veprojne ne stilin “çfare kerkojne, ate jepua”

  

Tekstet e kengeve te lehta shqipe jane banale, pa kurrfare vlere artistike, nderkohe tekstshkruesit, shumica e te cileve medioker, veprojne ne stilin “çfare kerkojne, ate jepua”.

  

Ne tekstet e kengeve shqipe te muzikes zbavitese perdoren fjale banale, qe, sipas kritikeve muzikore, nuk i perkasin kenges dhe gjuhes shqipe. Zakonisht keto shprehje huazohen nga gjuha angleze ose ndonje gjuhe tjeter dhe pershtaten ne kenget e lehta shqipe, por ne gjuhen tone keto shprehje jane shume banale. Te tilla tekste jane te kenges se Bleona Qeretit “Ti nuk di as me ma lyp”, Zanfina Ismailit “Jo nuk ta jap”, te “Tingullit te trent” kenga “Llokum me arra”, “Etno engjujt” me kengen “Naten”, grupi “N.R.G.” me nje pjese te tekstit “Ama ama moj shqiptare....”  etj.

  

Tekstshkruesi shqiptar Ejup Shabani, i cili ka shkruar tekste per kengetaret Eroll Jakupi, Leonora Jakupi etj., thote se çdo tekst ka meriten e atij qe e ka shkruar. Sipas tij, çdo kengetar ka stilin e vet te kendimit dhe kerkesen e teksteve.

  

“Perderisa i kerkon populli, une nuk kam asgje kunder ketyre teksteve, edhe pse une nuk shkruaj ne ate stil, por me teper perqendrohem ne tekste dashurie”, thote Shabani.

  

Sopranoja e njohur Besiana Mehmeti, e cila shpeshhere ka ngritur zerin kunder amatorizmit, mendon se momentalisht shqiptaret kane mungese te madhe te tekstshkruesve ne pergjithesi dhe shumica e kengetareve, sipas saj, kerkojne tekste pa ndonje mesazh.

  

“Ketu kemi dy-tre emra qe kane shkruar tekste te mira te kengeve, dhe ata jane terhequr. Shumica e kengetareve nuk japin kontribut per nje tekst te mire, prandaj tekstet e tyre nuk kane mesazhe. Shume rralle mund te gjejme nje tekst te mire”, thote per “Lajm” Besiana Mehmeti.

  

Ajo si kengetare thote se ka probleme per kete gje dhe kjo eshte si pasoje e huazimit nga serbishtja, greqishtja dhe nje muzike qe eshte joprofesionale, sepse nje kenge te mire duhet t’i bashkengjitet edhe nje tekst i mire.

  

Kengetarja Leonora Poloska mendon se ne pergjithesi estrada shqiptare ka tekste te mira dhe me tematika te ndryshme, mirepo ka edhe te tilla qe nuk duhet te leshohen ne eter. “Une jam per ate qe tekstet te jene te lehte dhe te kapshme per degjuesit, mirepo kjo nuk domethene qe ta kalojne nivelin e komercializmit dhe ne to te mos kete asgje artistike. Disa gjera nuk jane per eter”, thote Poloska.

  

Nderkaq, kengetarja Tuna mendon se teksti e jep pasqyren e vertet te nje kengetari, dhe “nese populli mendon se nje kengetare ka tekst banal, me siguri edhe per kengetaren ose kengetarin mendojne se eshte banale edhe ne jeten e perditshme”.

  

“Une personalisht nuk kam deshire te kendoj tekste te tilla. Tekstet e mia zakonisht jane ne mbrojtje te femrave, kunder meshkujve”, thote Tuna. 

  

Duket se edhe kengetaret qe flasim me shume per vlera te teksteve, nuk bejne tjeter veçse i belbezojne keto tekste pa kurrfare vlere artistike dhe pa kurrfare shije. Vazhdojne ne stilin “ate e kerkon populli, ate jepua”.

  

Diskutoni rreth kesaj teme ne AlbaNur Forumin!

  

Aida Saracini

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Kosova Love Chat 18 + Plus eshte Video Chati me i madh shqiptar ne Internet! Krejt folet Lire dhe rreth Dashnise!

Web Faqja e pare per Genta Ismaili ne AlbaNur

AlbaNur per Genten ka shume publikime. Gjithashtu forumi i Gentes eshte shume aktiv.

Me teper nga Genta, Ketu!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi | Radio Shqiptare

Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqiptar | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Design | Gazeta Shqiptare | Shpallje Online

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster