|
Tim
Shkupi: Hello…am I speaking to Elvir Muriqi…
Elvir Muriqi: Yes, Elvir speaking. Who’s that?
Tim Shkupi:
Tim
Shkupi from Albanur…
Elvir Muriqi: Po, fol shqip oj shqipe. New York-u
eshte krejt kuq e zi ne keto dite festive per flamurin
tone kombetar. New York-u di te flas edhe shqip.
Bronx-i eshte i shqiptareve. Tash edhe Manhattan-i.
Tim Shkupi:
Mire
Elevir, ka mundesi te zhvillojme nje bisede te
shkurter permes internetit me ju per AlbaNur? Apo mos
je i zenur?
Elvir Muriqi: Jo, jo.. nuk jam i zanun, vetem
urdheroni… A mund te refuzohet Tim Shkupi.
Tim Shkupi:
FLM Elvir, kete do ta kuptoje si kopliment. Ne fillim,
pra. Urime feste e 28 Nentorit.
Elvir Muriqi: Urime edhe juve Tim Shkupi dhe mbare
shqiptareve kudo qe jane ne kete planet. Urime te
posacme edhe vizitoreve te AlbaNurit dhe te Dashurise.
Tim Shkupi:
Elvir
ka mundesi te na tregoni pak a shume si po e kaloni ne
keto dite festive ne New York?
Elvir Muriqi: Feste, Feste Kombetare, po ka
mbremje dhe manifestime te ndryshme per diten e
flamurit. Po vlon New York-u. Por, une nuk kam edhe aq
kohe t’i percjelli te gjitha per shkak te ushtrimeve
intensive qe kam cdo dite…
Tim Shkupi:
Pikerisht kjo eshte arsyeja
edhe pse ju thirrem. Te shohim se deri ku ka arrit me
pergatitje “The Kosova Kid” Elvir Muriqi nga Bronx-i i
New Yorku-t. Pasi mecin e boksit e keni me 8 dhjetor
ne Paradise Theater ne New York?
Elvir Muriqi:
Pergatitjet jane mire dhe po ushtroj per cdo dite ne
menyre intensive. Kam besim ne veteveten se jam
pergatitur shume mire, ndihem mire dhe i qete dhe nuk
dua kesaj radhe te le te vendosin per mua gjyqtaret,
por dua ta vendosi mecin vet.
Tim Shkupi:
E dini se me kend do te boksoni
te premten me 8 dhjetor ne Paradise Theater. Keni
njohuri se kush do te jete kundershtari i juaj?
Elvir Muriqi:
Po, po.
DERICK REED. Kam njohuri per kundershtarin, por,
ne keto momente ajo per mua pak ka rendesi. Une ju
thashe se jam ka pergatitem per te gjithe dhe do te
jem gati t’i sfidoje te gjithe. Nuk do te kete kush qe
do te mund te me ndale hovin ne kategorine time. Ky
eshte synimi im, dua qe familja ime, shoket,
komunitetit shqiptar ne Amerike dhe shqiptaret ne
Evrope dhe Atdhe te krenohen me mua. Une jam sportist
dhe dua permes sportit dhe boksit te jem nje
perfaqesues i perkushtuar i vendit tim.
Tim Shkupi:
Mendoni i Kosoves!
Elvir Muriqi:
I shqiptarise Tim Shkupi. Kosova eshte pjesa me e
madhe e vendit tim qe ndryshe quhet edhe Shqiperi
Etnike. Cdohere ne ring kam dale me flamur kombetar,
me flamurin kuq e zi dhe shqiponjen dykrenare. Nje nga
arsyet qe e dua web faqen e juaj eshte simboli i
tokave shqiptare qe duhet te bashkohen: SHQIPERIA E
BASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE.
Tim Shkupi:
Mediat perendimore, sidomos
BBC, ne fillim te karrieres suaj, ne fund te viteve
90, te kane quajtur “The Kosova Kid”, qe e ke perdorur
boksin te zgjosh interesimin e amerikaneve per luften
e drejte te shqiptareve dhe te UCK-se ne Kosove. Deri
sa baba yt Ramizi dhe motra kane lene biznesin ne New
York dhe jane kthyer dhe kane ndihmuar luften e UCK-se
ne Kosove. Si e ndieni veten tash pas 7 vjeteve? Keni
deshire qe edhe sot te ju quajn njejte sikur atehere
“The Kosova Kid”
Elvir Muriqi:
Nuk eshte me rendesi si do te me quajne. Atehere ka
qene kohe tjeter. Sot tjeter. Atehere Kosova ka qene
ne lufte me serbet, kurse sot Kosova pret te behet
shtet dhe shqiptaret bashke me amerikenet presin te
njejten. Une do te kisha pas qejf te me quajne sic me
kane quajtur atehere, “The Kosova Kid”. Por,
“Im proud to be albanian”, ashtu sic eshte edhe kenga
e “Etno Engjujve” Une jam ndier keq kur baba im eshte
ndare prej meje dhe ka marr rugen e kthimit per ne
Kosove, ne lufte. Mua me kane bindur qe te mbes ne New
York se Kosoves edhe ndryshe mund t’i ndihmohet.
Kosova ka nevoje edhe sot per ndihme. Lufta jone nuk
ka perfunduar. Ajo vazhdon deri ta bejme Kosoven nje
vend te mire dhe shume te perparuar.
Tim Shkupi:
A eshte Elvir Muriqi edhe
politikan ne New York?
Elvir Muriqi:
Jo, jo… nuk jam politikan. Nuk eshte profesion i imi.
Une sot jam vet sportist dhe dua qe ne ring te tregoj
se kush jam. Une jam shqiptar dhe bej boks me flamurin
tim kombetar. Kjo nuk eshte politike. Amerika neve
shqiptareve na ka hapur dyert dhe ne jemi mirenjohes.
Keto dyer i kane hapur shume shqiptare para nesh, me
dekada dhe bile edhe shekuj. Ne vec po vazhdojme nje
pune qe disa shqiptare e kane nisur shume heret para
nesh.
Lexoje
krejt dhe jep komente per Elvir Muriqin ne Forum!
|