|
Ne vitin 1959 u botua ne Tirane vellimi i pare i
Historise se Shqiperise, i cili, se bashku me vellimin e dyte, qe
doli me 1965, perben vepren e pare shkencore pergjithesuese per
Historine e Shqiperise, te hartuar nga nje grup autoresh.
Historia e lashte (Iliret) perbente pjesen e pare te vellimit te
pare te botimit te vitit 1959. Ajo sherbeu si baze per hartimin e
tekstit te ri te Historise se Shqiperise qe u pergatit dhe u botua
si maket per diskutim ne vitin 1973. Pjesa e pare e vellimit te
pare te ketij botimi te ri (1973) perfshinte periudhen e historise
se lashte, nga fillimet e shoqerise njerezore e deri ne fillimet e
mesjetes se hershme shqiptare. Ajo u pergatit nga prof. Selim
Islami (redaktor pergjegjes), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof.
Frano Prendi dhe prof.dr. Skender Anamali. Ne vitin 1977, historia
e lashte u botua e ripunuar dhe e plotesuar me te dhena te reja
nga keta autore, ne forme dispense, per perdorim te brendshem. Ky
tekst, me pak shkurtime, u botua edhe ne frengjisht me 1985 si
vellim me vete, per tu shfrytezuar nga studiuesit dhe nga
lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperηu historique,
Tirana, 1985.
Pjesa e pare, Iliret, qe perfshihet ne kete botim te ri (vellimi i
pare), eshte mbeshtetur ne variantet e vitit 1977 dhe 1985, por te
ripunuara dhe te plotesuara prej te njejtit grup autoresh:
Kreret I dhe II jane hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Kreret III dhe V jane hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV eshte hartuar nga prof. Frano Prendi.
Kreret VI, VII dhe VIII jane hartuar nga prof. dr. Skender Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar ne pjesen Mbreteria Dardane (Kreu
VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Pergatitja per botim (redaktimi) e pjeses Iliret, me ndryshimet
perkatese u be nga prof. dr. Muzafer Korkuti. |