|
Ne shikim te
pare foto galeria e Laureta Mecit flet vete kushdo qe
viziton web faqen e saj zyrtare ne internet. Duke klikuar
secilen fotografi te saj ne internet, pamja dhe profili i
saj fotogjenik na ben per vete dhe na dhuron ngrohtesi. Nga
syte e zjarrte na duket nje femer qe ne shpirtin e saj ka
nje bote te brendshme interesante. eshte mrekulli e madhe
kur shohim femrat tona shqiptare, te cilat pushtojne me
sharmin e tyre skenen amerikane duke sfiluar si mjellma te
bukura ne skenografite ku vetem yjet mund te kapen nga
qielli…
Ne kontaktuam permes chatit me artisten amerikane me
origjine shqiptare Laureta Meci, e cila permes filmit
“Shadow Kill” dhe kenges “Respect” sukseshem eshte ka
ngjitet drejt shtigjeve te jetes se show biznisit ne Amerike,
te jete yll i njohur ne mbare boten. Tim Shkupi permes
agjentit te saj arriti te kontaktoje me Laureten dhe te
zhvilloje nje bisede te lire per vizitoret e web faqes
shqiptare ne internet AlbaNur.Net.
Tim Shkupi: Tung Laureta! Ketu Tim Shkupi nga AlbaNur.
Laureta Meci: Tung Tim,
ketu Laureta…
Tim Shkupi: Laureta, pata rastin te degjoi kengen e
juaj RESPECT ne nje radio te New York-ut. Mora vesh se jeni
me origjine shqiptare dhe po tregoni suksese ne punen e juaj
profesionale ne boten e artit, te muzikes dhe filmit.
Poashtu vizitova edhe web faqen e juaj oficiale ku shqiponja
figuronte ne krye. Ka mundesi ju te na falni pak kohe per
nje bisede te shkurter per visitoret e web faqes shqiptare
ne internet ALBANUR?
Laureta Meci: Po si,
patjeter. Me gjithe qejf. Une kam vizituar disa here web
faqen AlbaNur dhe vertete me ka pelqyer shume.
Tim Shkupi: A do te kishi qene kunder nese kjo bisede
e jone publikohet edhe ne revisten e njohur shqiptare “KOSOVARJA”?
Laureta Meci: Jo, aspak,
une ne New York kur ta gjej kete reviste cdohere e blej. E
pelqej shume…
Tim Shkupi: Mire Laureta. Si deshironi ta zhvillojme
kete bisede. Deshironi tua dergojme pyetjet dhe intervista
te jete konfidenciale apo te vazhdojme tani dhe te jemi te
lire gjate gjithe kohes qe do te zhvillojme biseden permes
Chatit ne internet?
Laureta Meci: Hmmm.
Vertete pak si veshtire, por do te percaktohem per te dyten,
te jeni ju te lire ne pyetjet e juaja dhe une te ndjehem me
afer shqiptarise. Ndoshta nostalgjia per vendin dhe gjuhen
time me detyron qe te percaktohem per te dyten.
Tim Shkupi: Mire Laureta. Edhe pse ndonjhere e teproj
me pyetje direkte dhe teper personale, megjithate ju keni te
drejte te mos na pergjigjeni, ose edhe te na mbyllni
dritaren e chatit.
Laureta Meci: Hahahaha!(qesh
shume lezetshem) Te shohim se ku do te perfundojne pyetjet e
juaja Tim Shkupi?
Tim Shkupi: Laureta, ne fillim mund te me tregoni
profilin e juaj. Kush eshte Laureta Meci? Kush eshte
shqiptarja qe po pushton Ameriken me muzike dhe aktrim?
Laureta Meci: (qesh
embel perseri)… Pasi keni vizituar web faqen time, ju tani
mendoni se quhem Laureta Meci, por jo, mbiemri im eshte Meçi,
e ju sic me therrasin ne New York Meci. Kam lindur dhe u
rrita ne qytetin e Kucoves ne Shqiperi. Shkollen fillore te
muzikes dhe gjimnazin e pergjithshem e kam kryer ne Kucove.
Ne vitin 1995, pak para rremujave, emigruam me prinderit ne
Greqi dhe pas tre vjeteve vajta ne SHBA per te ndjekur
studimet universitare. Pastaj me jane bashkuar edhe
prinderit dhe sot jetojme ne New York.
Intervisten e plote me
Laureta Meci ju mund ta lexoni ne forumin tone ku mund edhe
te jepni komente! |