|
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari
kane lindur ne fshatin Mjak, komuna e Vitise. Esat i bie
ciftelise dhe Murati sharkise. Te dy vellezerit kane
qene prane ketyre veglave te njohura muzikore qysh ne
moshe te re. Murati dhe Esati inspirimin e pare e kane
marrun nga odat e dasmave shqiptare te fshatit dhe
rrethines se Karadakut dhe kane ndjekur me perkushtim te
madh lidhjet e parise se fshatit me rapsodet tjere te
vjeter anembane Kosoves. Kenget e para kreshnike ne
fshatin Mjak jane kenduar pa vegla instrumentale. Me
vone me fyell, kavalle, lahute, cifteli dhe sharki. Ne
Karadake dhe ne rrafshin e Moraves Mjaku i ka pasur
valltaret me te mire dhe teper me ze. Valletaret me te
njohur ne rrethin e Karadakut kane qene vellezerit Hebib
dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qene kengetari me i
mire ne kendim pa vegla instrumentale. Me cifteli dhe
sharki, qe gjenratat e vjetra, por edhe Esati dhe Murati,
edhe pse ne moshe shume te re, mbajn mend Qerim dhe
Jusuf Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qene
njohes i mire i kavallit.
Kjo eshte nje histori e shkurter prej ku vjen inspirim
edhe i vellezerve Esat dhe Murat Lamallari. Kete hov te
historise te zhvillimit te folklorit ne fshat e ndalin
shpernguljet e Mjakut qe filluan ne fund te viteve te
50-ta. Ne fillim shkas i shpernguljeve ishte politika e
Rankoviqit dhe me vone ishin shkaqet ekonomike qe
fshatin filluan ta braktisin banoret e tij duke u
perqendruar ne rrafshin e Moraves dhe ne kryeqendren e
Vilajetit te dikurshem te Kosoves, Shkupit dhe nje pjese
tjeter ne Perendim.
Keshtu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku
detyrohet ne fund te viteve te 70-ta te shperngulet per
nje jete me te mire ne Shkup. Kjo shperngulje sikur
vellezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin qe
te jene edhe me teper prane tingujve te telave te
ciftelise dhe sharkise. Edhe pse ne moshe te re, ftesat
e dasmave shqiptare per Esatin dhe Muratin kane qene
rruga e pare e karrierese se tyre per nje karriere me
profesionale ne kete drejtim. Per kete hap ka ndikuar
edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, nje veprimtar i
palodhshmem i kultures shqiptare dhe kontribues i madh i
Shoqerise Kulturore Artistike EMIN DURAKU te Shkupit.
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri
ne vitin 1995 kane aderuar ne shoqerine Emin Duraku, ku
kane marr pjese ne shume xhirime si ne RTK, ne
Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhen shqipe dhe
shume tjera. Kurse prej vitit 1995 jane anetare te
rregullte te shoqerise artistike IBE PALIKUQJA, ku ende
edhe sot vazhdojne te ruajne si anetare traditen e
folklorit dhe melosit te Karadakut te Shkupit. Jane
pjesmarres ne shume festivale te ndryshem qe organizohen
ne shqiptari dhe diaspore. Kane kenduar disa here ne
festivalin e Gjirokastres dhe kane marr cmim si rapsode
me te mire per krahinen e Karadkut te Shkupit. Ne vitin
2002 gjithashtu jane paraqitur me kenget e tyre ne
Drenas te Kosoves. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qene me
11 nentor ne Peshkopi ku kane marr cmimin si rapsode me
te mire te ketij festivali.
Kenget e tyre me te reja jane kenget e deshmoreve te
luftes se vitit 2001. Kenga e Ali Mahmutit, kenga Fundi
i Dimrit 2001, etj.
Ketu mund te lexoni artikullin: Fshati Mjak mes kufirit
artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor
shqiptar
|