|
Pershendetje Tim,
Te falenderoj per e-mailin.
Kete behar une pushimet do t’i kaloj ne Amerike. Kam filluar
praktiken qe besoj do zgjasi reth 6 muaj. Kjo eshte praktike
qe i perket çeshtjeve te imigracionit, qe do me sherbej ne
te ardhmen. Gjithashtu jam duke punuar per nje avokate.
Eshte veshtire te qendrosh larg Shqiperise, por sakrificat
duhen bere tani :)).
Sa per pikepamjet e mija te politikes shqiptare.
Me ben jasht mase pershtypje menyra se si politikanet tone i
zgjedhin dhe i shtrohen problemeve. "Rrruga me e gabuar
eshte kur njeriu nuk eshte i afte te komunikoj sidomos nje
njeri qe eshte ne nje pozicion si nje politikan. Mjeti dhe
menyra e komunikimit eshte pushtuar nga fjale te pista,
arrogance, dhe agresivitet" Kjo rruge komunikimi nuk mund te
jete ne gjendje te zgjedhi dilemat qe populli shqiptare ka.
Nuk jane vetem shqiptaret qe interesohen thellesit per
problemet qe prekin gjirin tone, por edhe te huajt qe
analizojn dhe studjojn politiken shqiptare, pra ky mjet
komunikimi len nga mbas nje çuditje te madhe dhe nje hije
pikepyetje per te ardhmen e Shqiperise.
2. Nuk dua te them qe jam pesimiste per situateen ne
Shqiperi, por do zgjasi nje kohe e gjate qe Shqiperia te
jete ne perputhje me vendet e tjera te Evropes (Bashkimit
Evropian) dhe me kushtet qe ato kane caktuar ndaj Shqiperise.
3. Partia Socialte dhe Partia Demokratike, duhet t’i lene
diferencat dhe konfliket e tyre me nje ane, me qellim qe te
nenshtrohen sebashku dhe te punojne sebashku per nje
Shqiperi me te forte:
* qe te jete ne gjendje te plotesoje kerkesat me elementare
qe i perkasin nje qytetari.
* te eliminoj korupsionin
* te rrise buxhetin e shtetit
* per te krijuar kushte me te mira ne fushen e mjeksise
* te bej me te forte edukimin
Shtetit Shqiptar nuk i mungojne mundesite, por fatkeqesisht
duhet te jete nje deshire e mbushur me pasion ne njerezit qe
jane ne krye per te udhehequr Shqiperine.
Te uroj nje te weekend te bukur,
Alma
Ne kete link e keni intervisten e Alma Ajazit per AlbaNur! |