|
Fshati Mjak, nje here ne komunen e kacanikut, pastaj te Gjilanit
dhe tash te Vitise, eshte nje fshat me traditat te forta
kombetare, ku kenget kreshnike kane qene shkolla e pare per cdo
brez per te njohur historine dhe lashtesine e shqiptareve ne
trojet e Ilirise. Fshatin Mjak nga Tanusha legjendare e luftes
se vitit 2001 e ndane vetem nje perrue e vogel. Per dallim nga
Tanusha, qe pas luftes se dyte boterore me force e detyruan te
mbetet nen jurisdikcionin e sllaveve, qe e moren pushtetin me
ndihmen e serbeve te Beligradit ne Shkup, fshati Mjak me
kembengulesine e tyre fale rebelimit te Ramadan Mjakut (1920
-1982), nje ish-luftetar i cmuar kunder komunisteve te Titos,
dhe parise se fshatit te udhehequr nga Selman Mjaku, Zeq Mjaku
dhe Adem Mjaku, etj. arriten qe fshatin Mjak ta mbajne jashte
jurisdikcionit te sllaveve te Shkupit, kurse Ramadan Mjaku per
te mbrojtur fshatin nga persekusionet e ndryshme sllave
dorezohet ne Viti dhe denohet me 7 vjet burg. Ndaj kur permendet edhe sot demarkacioni i kufirit mes
Maqedonise dhe Kosoves, nder shqiptaret e kesaj ane, qe sot jane
kudo, ne shqiptari dhe diaspore, ngjalle neveri, siklet, kujtesa
te historise nga e kaluara e larget dhe e afert. E historia e
aferte eshte lufta e vitit 2001 ne Maqedoni dhe krismat e para
ne Tanushe kunder marreveshjes sllave mes Beligradit dhe Shkupit,
mes Borisit dhe Gjingjiqit, kurse me e keqja ishte heshtja e
kuazi-patrioteve shqiptar, qe per komoditetin e interesave te
tyre miskine e votuan kete marreveshje ne Parlamentin e
Maqedonise. Kjo histori eshte keshtu dhe nuk eshte ndryshe dhe
nuk ka ikje nga pergjegjesia historike e ca lidereve shqiptar
kur ne pyetje eshte ndarja e kesaj ane me kufij artificiale mbi
kurrizin e shqiptareve, te cilet dem baba dem nuk kane njohur
kufijte e askujt ne keto ane. As statusi i Kosoves, as fitorja e
Pirros e disa shqiptareve per nje kthese tjeter ne qeverine
sllavo-bullgare, as grupi negociatore i Kosoves nuk do te mund
te mposhtin vullnetin e shqiptareve te kesaj ane qe te jene te
bashkuar nen nje jurisdikcion qe e ka emrin
VETEVENDOSJE. I vetmi politikan eshte Albin Kurti
qe me se miri e ka kuptuar kete histori dhe i vetmi eshte ai qe
e shpjegon me se miri kolonizimin e ri te tokave shqiptare nga
UNMIKU ne interes te kolonisteve te ri serb dhe
drojen e UNIMKUT per te mbetur sa me larg nga keto zona, por
duke zgjeruar komunen e Kllokotit pameshirshem dhe me pelqimin e
grupit negociatore kosovare.
Gjitha historite dhe luftat e shqiptareve me se miri jane
ruajtur nen ritmin e tingujve te telave te ciftelise dhe
sharkise. Vetem per nje arsye: nen ritmin e artit te folklorit
burimor shqiptar nuk ka kompromise te pista. Nuk ka interese te
grupeve politike, te partive, nuk ka korrupcion, krim te
organizuar, nuk ka vend qe turpi, krimi, dredhia dhe tradhetia
te shperblehen dhe te glorifikohen ne telat e ciftelise dhe
sharkise. Pasi kjo eshte keshtu, vetvetiu kuptohet pse ne kohe
te veshtira folklori yne burimor vendin e lirise se shprehjes e
ka gjetur neper odat shqiptare, qe ndryshe sot mund te kuptohen
oda te opozites, kundershtimit me politikat aktuale qe kane qene
politika kompromisi ne dem te shqiptareve. Keshtu qe akuzat e te
ashtuquajturve modernista se ne vuajme nga politika folklorike
jane te pa baza, jane teper delitante dhe mohim i te vertetave
historike te shqiptare.
Edhe ne luften heroike te komandantit tone legjendar Adem
Jashari kenget kreshnike jane kenduar nen tingujt e krismave te
arsenalit te armeve te tij. A nuk ka qene ky qendrim i
komandantit tone legjendar nje opozite e kulluar dhe burimore
shqiptare, nje kundershtim i politikes defitiste te Prishtines,
e pritjes, e kompromiseve? Pushka e tij u be pushke e lirise,
kenga e tij folklorike ndryshoje realitetin e historise ne tere
shqiptarine, kurse Kosoven dhe ceshtjen shqiptare e futi brenda
cdo kancellarie Perendimore qe do zgjidhje te natyrshme dhe jo
artificiale.
Ne kete synim folklori shqiptar i rapsodeve tone nuk eshte
abstrackt, eshte konkret dhe prek poret e realitetit te jetes se
perditshme te shqiptareve, per dallim nga politikanet tane qe
jane abstrakt, jane ne hene me politikat e tyre dhe larg nga
nevojat e jetes se shqiptareve. Folklori shqiptar nen ritmin e
tingujve te telave te ciftelise dhe sharkise duke kujtuar
historine dhe trimerine shqiptare kane nxjerr heronjt tone te ri
dhe jo politikat djathtas dhe majtas.
Keshtu vellezerit Esat dhe Murat Lamallari, por edhe te tjeret
rapsode, mua ma sjellen ne kujtese nje histori, pasi vete
rapsodet kane nje mije e nje arsye te kultivojne kengen nen
ritmin e tingujve te ciftelise dhe sharkise. Te kendojne kengen
burimore si e njohin shqiptaret dhe jo shqiptaret politike.
Ketu mund te lexoni artikullin:
|