STUDIO ALBANIA - STUDIO FILM & ALBANIAN THEATER IN SWITZERLAND
 
 

Welcome to VALIFILM STUDIO - FIRST ALBANIAN STUDIO FILM IN SWITZERLAND...

 

 

LIBER ME POEZI NGA VALTON JAKUPI KUFIRI I DHEMBJES

   

LETĖRNJOFTIM PA FOTOGRAFI

Tė gjithė mė akuzojnė
pėr fotografin time qė mungonė
nė letėrnjoftimin tim.

Iku-u tashė atyre
sepse nuk donte tė rrinte kėtu
e mundonte diēka, diēka e madhe
iku sepse nuk e kuptonte ghuhėn
ēfarė shkruante pėr tė
kushė ishte, pse ishte ku…
prej nga vinte….

Kot mė akuzoni mua
ėshtė njėsoj sikur t`i akuzoni dallėndyshet
qė ikin nga dimri i ftohtė.

Do tė shihni
keni pėr t`u mbytur
nė pellgun e pendimit
kur letėrnjoftimit tim
do t`i kthehet fotografia.

Unė shpresoj-po ju ?...


MĖRGIMTARI

Natė i ėshtė bėrė jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
nė sofrėn e mallit ndan buėn e pikėllimit
pa familje, pa prindėr, pa atdhe
deri kurė do tė hajė vetėveten
sytė e tij dy burime tė shterrura
lumė i dhembjes gurgullon damarėve tė tij
dhe prapė i fortė qėndėron


RRETH BOSHTIT TĖ DILEMĖS

Ku gjendem
ku jam
nė cilin cep tė globit
kush mė plaēkiti
gjithė ē`ka pata:
buzėqeshjen
dashurinė
lumturinė ?...

Sillem rreth boshtit tė dilemės
dhe s`e gjej dot fajtorin
kush?... Kushė ėshtė ai
qė ma katandisi nė kėtė fundpusi
koha, unė vetė apo nėna
qė nuk e llogariti mirė kohėn e lindjes…

VENDOSMĖRI

Jetoj nė mėrgim
nė kėtė vendė tė huaj
jetoj si njė zog shtegtar
gjithmonė shqiptar
i kėtillė gjithherė do t`mbes
shqiptar kam lindur
I kėtill do tė vdes.

IDENTITETI

Pėrpėrlitem nė kėtė botė plotė njerėz
tė cilėt vazhdimisht vrapojnė
sa andej sa kėtej
unė sillem e sillem mes tyre
dhe nuk di se kush jam dhe ēka bėj
gjurmoj veprat e mia
e askund gjurmė nuk gjej
sepse idetė e mia janė e peshė s`kanė
dhe fare nuk mund tė dal nga kjo vorbullė
qė vazhdimisht sillet
rreth bostit tė identitetit tim.

KTHEHUNI

Vendlindja ju prźt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni tė gjithė
kudo qė jeni mėrgimtar

Ju presin nėnat
tek pragu i shtėpis
askund s`ka vend mė tė mirė
se toka e Arbėrisė.

NĖNA

Mė rriti n`kraharorin e saj
kurrė ankimin s`ia dėgjova
mė ushqeu me bukėn e mundimeve
me dashurinė e saj u rrita, u shkollova

Koha rrodhi rrugės sė vet
u trand qielli-u bė tėrmet
valė tė rrėmbyeshme mė morėn
mė hodhėn kėtu nė kurbet.

Prore e kujtoj tek prgu i shtėpisė
ia kujtoj lotėt qė i shkonin rrėke
mallkuar qoftė ajo ditė e kobshme
qė hyri nė mes-na ndau ne.

JETA STUDENTORE

Kohė e bukur e jetės sime
kohė konviktesh rinore
kohė qė kurrė s`harrohet
ajo-jeta studentore

Kaloi ajo kohė
u tret si dielli n`perendim
kanė ngelur vetėm kujtimet
qė m`vrasin kėtu n`mėrgim.


KURBETI

Jetė pa jetė
pa kuptim, pa emėr
i nėnēmuar, pa zemėr.

Buka s`ėshtė si buka
as uji si ujė
e rėndė ėshtė jeta
nė dhe tė huaj.

Mbrėmjet vijnė tė zymta
malli shperthen vullkan
gjumi merr arratinė syri lotin s`e mban.

GLOBI

E shikoj globin
veten nė tė e kėkoj
gjendem diku nė tokė
apo nė ujrat e fatit
diku notoj!

E rrotulloj globin
rreth boshtit tė tij
uji vėrshon botėn
valet zgjohen peshė
fare s`kanė qetėsi.

KUSH JAM….

Kėtu jamė njė askush
digjem
si njė urnė nė prush.

Vetėm njė vendlindje
jeta ka kuptim
kthehet emri im.


ĖNDRRA

Lexoj roman
shkruan roman romantik
nuk e kuptoj fjalėn romancė
Ndez cigaren dhe mendoj kėtė fjalė
ē`ėshtė romanca
a e njoh unė romancėn?....
Dhoma ėshtė e errėsuar
Vetėm qiriu i vogėl
e cigarja ime bėjnė dritė
aspak nuk ngjet nė romancė
kėtė e thotė fytyra ime e vrarė
si qielli para shiut
dhe vrushkujt e gjakut
qė rrėmbyeshėm rrahin brigjet
e zemrės sime
nė kėtė natė
qė romancės
ia ka zėnė vendin
njė ėndėrr e kahershme
dhe pyetja ime:
kur do tė bėhet realitet ?....

EVROPA

Evropa derė e hapur
derė e mbyllur
hynė e dalin njerėz
nga tė gjitha vendet
kėrkojnė azil jete
tė drejtėn pėr tė jetuar.

Kėtu kanė ardhur
shumė bashkatdhetarė tė mi
nuk kėrkojnė shumė:
pak bukė, pak ujė, pak ajėr
dhe pak liri
secili dėshiron tė jetojė si njeri
aspak mė shumė.

(VETĖ) MASHTRIM

Dikush e mashtron dikė
dikush gėnjehet prej dikujt

Unė e mashtroj veten
veten e gėnjej unė.

Po, jeta nė kėtė ishull mėrgimi
ėshtė njė (vetė)mashtri.
ē`PO NDODH?....

As vetė nuk e kuptoj ē`po ndodh
Mė tėrheq diē e nuk e kuptoj ēka
Ndoshta forca e gravitetit tė vendlindjes
mė thotė Isak Njutni
shpirtin nuk ma lanė dot tė qetė
po-i tillė dotė jem
derisa kėtu kam mbet.

ORA E PRITJES

A thua do ta pres atė orė
kur do tė cingėrrojė!

Ka vite nė kėtė ishull
unė e Robinson Kruzo
presim anijen e shpresės.

Po, ajo njė ditė do tė cingėrrojė
me apo pa mua
ditėn qė u pėrshėndeta me nėnėn
e kurdisa nė verand tė shpresės.

KĖTU

Ka ditė
po s`ka diell.

Nata e dita
kanė njė emėr.

Tė gjithė qė jetonė kėtu
banojnė nė shtėpinė e natės.

PA IDENTITET

Kur kam lindur
ku jetoj
ku punoj
larg vendlindjes
nė vendin e quajtur mėrgim.

Kėtu s`kam gjuhė
s`kam traditė as kulturė
a thua ēfarė jamė kėtu
kėtu qė jam njė hiē?!
 


KATASTROFĖ
 


Mė vret mellėngjimi
kohėn nuk e kuptoj
dita nuk sillet akrepave tė orės
gramatika e jetės nė grevė urie
mbiemrat i MADH dhe i VOGĖL
nuk lakohen nėpėr rasa
nuk e njohin as gjiinė
as toka nuk sillet rreth boshtit tė vet
Nil Amstrongu e ka humbur orjentimin
nė Rrugėn Qumshtore.
Katastrofė…

MĖ I FORTĖ SE GURI

Qėndėroj vertikalisht
kurrė s`ma bėri kush me gisht
mėrgimtar mė thonė
nė tokė tė huaj
ashtu si guri i Atdheut
as fjala ime s`mund tė luajė
liti kurrė nk mė tradhtoi
njė lumė malli vėrshon
e kurrė nuk mė ligėshtoi
shpesh ia them kėngės
njeeriu mė i forte se guri
kėshtu kanė thėnė
(dhe paskan pasur tė drejtė)
e ka burri
njė jetė e tėrė nė Perendim
bie e zgjohem me vendin tim.

VEPRA E PAPĖRFUNDUAR

Vepra qė kisha filluar
ngeli e papėrunduar

Tė gjithė metaforat
mė vijnė tė njėjta
si ditėt nė mėrgim

E torturoj veten
duke kėrkuar njė varg
qė s`i ngjan tjetrit

i marrė jamė
ēfarė mund tė gjesh nė shkretėtirė
pėrveē rėrės!


MOS U FRIKĖSONI

Kur tė kthehem
mos u frikėsoni prej meje
edhe pse s`i ngjaj vetvetes.

I ēmendur nuk jam
vetėm pak i ngjaj atij.

Kur mė shihni nė skenė
duke luajtur Makbethin
mos u frikėsoni
as prej Makbethit
nuk u frikėsua askush.

Gjithė jetėn
do a kaloj nė skenė
edhe pse s`i ngjaj vetėvetes.

QĖNDĖRO, NĖNĖ !

Bredhi e nuk e di kah shkoj
nuk e di pse shkoj
nisem prej hiēit
shkoj tek hiēi
edhe vetė kėtu jam njė hiē.

Prapė qėnderoj
nuk jepem
pres e pres e pres
atė dritė tė ėndėrruar
nė fund tė tunelit.

Qėndro edhe ti, nėnė
dashuria do tė triunfojė
mbi kėtė rrjetė merimange.

Unė e dielli do tė vijmė
me dritėn e agimit.


PSE U TRETE ?

Koha ikėn
ti u trete pa lėnė gjurmė.

Pse?kur?ku?

ndoshta m`u hakmerre
fill pas largimit tim
gjendesh nė ndonjeė metropol.

Eja, mike
kudoqofsh
bukėne hidhur tė kurbetit
ta ndajmė sė bashku
nė sofrėn e dashurisė.

UNĖ E VETMIA


Nė dhomė unė dhe vetmia
mendimet ndizen
ne flakėn e qirinjve ngjyra-ngjyra
defilojnė kolona tė pashkėputura
babai, nėna
shkolla, klasa, nxėnėsit
mėsuesi qė e patėm pranguar nė klasė.

Njė ngulēimė mė kap pėr fyti
kėrkojė ndihmė
nė dritaren qė e hapi
mes yjeve shoh portretin e saj
dhe pikėlat qė binin
mbi flokėt e mėndafshta
atė ditė tetori me shi.

Nė dhomė qetėsi
unė e kjtimet
vrasin vetminė.

PER TY

Si toka pa diell do t`isha
po mos t`ishe ti
jeta pa ty s`do t`kishte kuptim
shpresat i kam gjithnjė te ti
ēdo vėshtėrsi ti ma shtrinė dorėn
jetėn ma pasuron
rrugėt mi ndriēon
ti-pasuria e shpirtit tim.


MIKJA

Silueta jote
ėshtė frikėsuar nė sytė e mi
do tė notoj
detit tė shpresės
pėr tė arritur te ti
do tė jem kalorės
mbi kalė tė Skėnderbeut
ta vras largėsinė qė na ndan.

Mė prit, moj mike, mė prit
derisa tė agojė dielli
nė fundė tė natės mėrgimtare!

STACIONI I SHPRESĖS

Nuk e kuptoj sin a ndau jeta
ika tej maleve, fushave, deteve
p ata thenė lamtumirėn e fundit
pa tė lėnė peng premtimin e kthimit
pėrfundova ku bren miza hekur.

Dashurinė pėr ty nuk e zbehu
as largėsia as koha
ura e kujtimeve lidh zemrat tona
me penjtė e pritjes
dhe tė dy dergjemi nė dhomat e vetmisė
jetojmė nė ėndėrrėn e pemės sė dashurisė
duke pritur nė stacionin e shpresės.

ARTI

Arti ėshtė bukuria vetė
ėshtė jetė, gjallėri, lumturi
me tė je mė i pasur
arti ėshtė ushqim i shpirtit
shėron sėmundjet dhe vret dhembjet
tė madhėron
dhe tė pushton majat
tėrė jetėn do tė gėrmosh
si arkeolog
arti asnjėher nuk vdes
rritet dhe jeton
pėr artin motoja ime ėshtė:
Arti sundon tėrė Botėn.

TEATRI

Ėshtė I bukur si Atdheu
nė skenė ndjehesh sin ė prehėr tė vendėlindjes
jeta nė teatėr ėshtė plot dashuri
dėrrasat e tij janė plot harmoni
aty takon Romeun, Xhulietėn
Sokratin, Skėnderbeun e Adem Jasharin
takon Naim Frashėrin dhe Rrugėn e shkronjave

Kush ka provuar njė herė
dėrrasat e Teatrit
nuk jeton dot pa tė
ai ėshtė ajri dhe dashuria e jetės
ėshtė maja, ėshtė mbretėrori
kur para teje buēet salla nga spektatori.

SHKRIMTARI

Noton nė detin e fantazisė
pėr t`i ikur realitetit tė trazuar
Shpesh i torturon personazhet
ua cungon lirinė.

Shkrihet si qiriu
duke kėrkuar shteg pėr ta.

Agimi e gdhin pranė tavolinės
pėr fjalėn dhe veprėn e tij.

AKTORI

Ėshtė i gėzuar
kur luan nė drrasat e teatrit
noton nė liqenin e artit
si peshku nė ujė
spektatorin e dėrgon
fushave te magjisė
i rrėzon tė gjitha mbretėritė
ngel vetėm ajo e dashurisė
skena pėr aktorin
ėshtė mė e madhja pasuri

ETJE

Kam njė etje
e ndiej nė shpirt
jo pėr pije, jo pėr ujė
as pėr dashuri
po per per libra, pėr lexim
vetėm pėr dituri.
KTHEHUNI


Ju ikėt dhe kurrė mė nuk u takuam
ju kėrkoj vazhdimisht
nuk e mbajtėt premtimin
se do ta ndihmoni artin
do ta sillni sėrish nė skenė.

Kthehuni dhe shikoni ē`po ndodh
arti po vdes
ia ka zėnė frymėn paraja
lufta pėr skzistencė
lufta pėr bukė
lufta pėr ujė
lufta pėr njė strehim mbi kokė.

Kthehu Hamlet
kthehu Othello
ju pret madhėria e tij-arti.

NJĖ MUAJ I MADH

I madh ishte muaji yt, Ferizaj
Muaji i kulturės
muaji i kėngės e i poezisė
muaji I aktorėve e i valltarėve
muaji I krenarisė sonė.

Rinia tė dha gjallėri
jehonė e bukuri
Muaji yt I madh, Ferizaj
Muaji I Kulturės Shqiptare

Tek ti ruhet Tradita
si nėna kujtimin e fėmisė
tek ti gufon kultura
kultura shqiptare.

JETA

Edhe jeta qenka njė luftė
me njė mijė e njė beteja,
prore tė jesh i pėrgaditur
sapo tė mbarojė njėra-fillon e reja.


FSHATIT TIM

Je dashuria ime e pare
rrugėt e tua plot gjallėri
dhe lumi i rrėmbyeshėm
m`i ruajnė gjurmėt e fėmijėrisė.

Ti m`i mėsove lojrat e para
qė tani janė radhitur
nė raftin e kujtimeve
sikur librat nė vitrinė.

Krenohem qė jemė biti yt
fshati im Tėrnoc
i sakrificave dhe krenarisė
qė kurrė s`u dorėzove

SHITĖSI I VOGĖL I CIGAREVE

Lojėn e tij ia grabit trotuari
pakoja e cigareve
dhe thirrja e vazhdueshme
-Urdhėroni!..Urdhėroni!...

I njeh tė gjitha llojet e cigareve
I njeh tė gjithė duhanxhinjtė
vetėm mėsuesin dhe alfabetin
e gjuhės shqipe nuk e njeh.

Kur nė mbrėmje
i pėrfundon orari i punės
kthehet nė barnatore
tė blejė ilaēe pėr nėnėn.

NĖNA TEREZ

E madhe-si globi
krenare-si bjeshkėt tona
humaniste-si dashuria e zemrės.

Ishe e palodhur
duke shpėrndarė dashuri
pėr tė varfėrit.

Krenohemi qė tė kshim
Nėna jonė humanitare
Nėna jonė shqiptare.


PARAJA

Monotoni
gjithēka matet me kandarin e parasė
ėshtė harruar tradita, kultura
ēdo veprimtari i nėnshtrohet
ligjit komercial
vallė, mos po harrohen
zakonet tona bujare
mos po shuhen ndjenjat humanitare!?

DASHURIA E JETĖS

Ka shumė dashuri
dashuria mė e ēiltėr
ėshtė dashuria pėr nėnėn.

Ajo mė lindi
mė rriti
mė mbrojti edhe nė luftė
mė shumė se vetveten.

Dashuria pėr nėnėn
ėshtė dashuria e jetės.

MOS I VRISNI DASHURITĖ

Mos i vrisni dashuritė
mos i plagosni zemrat
do t`ju mallkojė koha
njerėz tė gjithė jemi
tė njė trungu Ilirian
dashuria nuk njeh besim fetar.

Ne damarėt tanė qarkullon njė gjakė
kemi njė gjuhė shqiptare
kemi thithur prej njė nane.


GJENERATA 1997-1998

Ishte gjeneratė e protestave
e demostratave
e kėrkesave pėr drejtėsi
e kėrkesave pėr liri.

Shumė pak kishte kohė
pėr gėzime, pėr lumturi
notonte nė liqenin e shpresės
notonte nė liqenin e ardhmėrisė.

Gjenerata 1997-1998
kisht synimet e saj
kishte ėndėrrat e saj
kishte shpresat e saj.

MOS

Zgjohu nga gjumi
o njeri i ri
mos e vrit veten me duart e tua
pluhuri i bardhė vret
sjell vdekje mizore
jetoje rininė
ik, ik prej atij pluhuri
ik prej vdekjes
kthehu jetės
dhe bukuris sė saj.

VARGONJTĖ E DHEMBJES

Ku ėshtė drejtėsia
kudo vrasje
maltretime
varfėri
lulja kėputet nė bulim
vargonjtė e dhembjes
shtrėngojnė trupin e njomė tė pafuqi
e vaji i tij nuk e gjen dot veshin e shurdhrėr.

Di ndokush tė mė tregojė
ku ėshtė drejtėsia
a banon ende nė kėtė planet?...


PELLGU I KONTRASTEVE

Koha kalon e unė zhytem
nė pellgun e mendimeve
nė pellgun e kontrasteve
kacafytem me pyetje
qė nuk iu gjej dot pėrgjegje
kacafytem pasuri pėrrallore
kacafytem me varfėri ekstreme
nė shpirtin e njeriut
stinėt hedhin valle
herė vapė pėrvėluese
herė acar qė ngrin
damarėt e jetės.

Njeri, bota ėshtė e tė gjithėve
edhe i arfėri ka hisen e vet.

MUZIKĖ E LEHTĖ

Muzikė nė pentagramin e mendimeve
ushqim shpirti
kitara
violina
lahuta
bar shėrues pėr shpirt
me kėnaqėsi luajnė telat e tyre
sikur e njohin dhembjen time
mė ngushėllojnė me atė melodi
melodi shėruese.

NGJYRAT E JETĖS

Jeta ka shume ngjyra
ka shumė fytyra
mashtrimi e tradhtia
prejnė degėt
nė trungun e besės
miku mashtron mikun
dashuria vetėvritet
nė pellgun e mashtrimit
zemra thyhet
s shkarpatat e thata
digjet nė zjarrin e tradhtisė.


PSE?!...

Gėzimit nuk ia njoh ngjyrėn
buka gatuhet nė magjen e helmit
Vuajtje
varfėri
terr i zi kudo.

Pse nė kėtė botė
ditėt ( vetė ) vritėn nė agim!?

Pse?!...

STOP DHUNĖS

Ėshtė rėnduar globi
nga pesha e dhunės
vrasje
maltretime
dhunime.
Njeri
zhuaji dhunės STOP
pėrndryshe
do tė pėlcasė globi
si njė balonė nė fortune
nga pasha e dhunės.

STOP VDEKJES

Jeta nė imagjinatė dhe fantazi
varet nė grimca pluhuri
buzėt qė e prekin
vdesin sė bashku me kuptimin e jetės
humbasin ēdo dhunti tė Zotit
pse merr drogė, vėlla
ē`kėnaqėsi tė sjellė
ai puhur plot iluzion
ik nga rruga e vdekjes
mos tė tė joshė thirrja e saj
ik, vėlla, ik
ik nga pluhuri i vdekjes!
Stop dhunės
Stop (vetė) vrasjes!

ANTIKA

Ti je njė thesar
I zbuluar thellė nė ne.

Tė kėrkuan nė ēdo ishull
piratėt barbarė
vetėm nė ishullin e zemrės sonė
nuk arritėn tė hynė dot.

Aty tė zbuluam
aty do tė tė ruajmė.

Ti na tregove kush ishim
ti tregon kush jemi.

PLISI

Gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit
na e lanė trashėgim
luftuan pėr tė
si pėr emrin e tyre
si pėr tokėn e tyre
e bartėn nė zemėr e nė kokė
brez pas brezi
pėr t`na e sjellė njė borxh
pėr tė shkuar tė qetė
nė banesėn e tyre tė fundit.

Po ne
ē`po bėjmė ne
kush na e vodhi plisin
kush na i zhveshi kokat
ē`po u lėmė breznive?!...


KUFIRI I DHEMBJES

Kujt iu kujtua kjo marri
kush e ndau vėllain me vėlla
kush e ndau fėmijėn prej nėnes
kush e ndau zemrėn prej zemrės
kush e ndau qiellin pėrgjysmė.

Ishin kohė vetėtimash
ato qė thyen qafėn
kur kufiri i dhembjes
kalonte trup zemrave tona
dhe gjithēka ndante mė dysh
edhe dashuritė
edhe zemrat
edhe njerzit.

Kam shpresė
koha do t`i pastrojė
edhe kėto mbeturina
gjithēka do tė bashkohet
njerėzit
dashuritė
zemrat.

VITE TĖ PAHARRUAR

Shumė u vranė aso kohe
mbetėn shumė jetimė
kudo nė Kosovė
brohoritej pėr lirinė
vdisej pėr lirinė
i madh e i vogėl
sytė i kishte liri
dėshirėn e kishte liri
jetėn e kishte liri
dashurinė e kishte Kosovė.


METVEGJA IME KRENARE

Kush ta prishi atė ėndėrr tė bukur
kush ta vrau zogun e gėzimit
ty qė aq krenare ishte
sė bashku me motrėn dhe vėllanė tėnd
Preshevėn dhe Bujanocin.

Ju prapė jeni bashkė dhe nuk ndaheni kurrė
sepse ju lidhin penjtė e dashurisė dardane
dhe gjithherė Metvegjė do tė jesh aty
tokė shqiptare dhe shumė bujare
nuk tė thyen torturat, vuajtjet, egėrsirat
pėrherė qėndėrove Iliriane
si njė tokė shqiptare
den baba den mburrje dardane
Metvegja ime krenare.

ZGJOHU RINI

Zgjohu rini
vepro, marsho
hovin mos e ndal
forca ėshtė te ti.

Ti je mė e madhja
je mė e zjarrta
je kėngė qė nuk ndalet
je zjarr qė nuk shuhet.

Ti kombit i jep hov
jetės i jep gjallėri
mos rri e heshtur
zgjohu, zgjohu rini!

YLL I PAVDEKĖSHĖM
( Gjon Llukės )

Yll i pavdekėshėm pėrparimtar
panda jote nuk u ndal asnjėherė
me ty gjithnjė jemi krenar
kurrė s`pushove prore e deshe bashkimin
e dese dhe e bashkove rininė
nė qėllime tė mėdha kombėtare
pėr ta shpjerė drejt shtigjeve pėrparimtare.

SHQIPE E KRESHTAVE TONA
(Ibrahim Fajzullahut)

Je nė zerat tona
Nuk tė harrojmė
Vepra jote-drita jonė.

Ishte i palodhur, atdhetar
shqipe e kreshtave tona
zė I popullit mbarė.

ZJARRI I GJUHĖS
(Arsimtarit tim Bajram Saliut)

Me ty nė klasė
vinin edhe Naimi e Migjeni

Ti na flisje pėr ta
pėr bukuritė e nytarės shqiptare
dhe pėr tollumbat e Lulit
qė i krahasoje me opingat e mia.

Nė ditėt e errėta
na ndriēonte qiriri i Naimit.

Krenar e ndjenja veten,
i dashuri mėsues,
pėr ngrohtėsinė e gjuhėn sate
pėr madhėrinė e gjuhės sonė.

Tani qė jetoj nė kėtė ishull dimri
ngrohem nė zjarrin e asaj gjuhe.

ROBĖRIA BĖRI VETĖVRASJE

Tragjedia vazhdon tė luhet
aktorėt janė nė skenėn e lirisė.

Pushtuesit thyen qafėn
shumė ushtarė lanė nė llogore

Nuk mbahet, jo, Peonia Iliriane
ky gadishull dardan.

Nė aktin e dytė
robėria bėri vetėvrasje.

PĖRSHPĖRITJE

Flas vetė me vete
pėrshpėris ca shkronja tė ėmbėla
K tingėllon shumė bukur
sikurse shkronja O
me shkronjėn S ka shumė qytet
ashtu si me shkronjėn e bukur O
kurse emrin im me shkronjėn V
sikur Atdheu qė filloi me shkronjėn A.

ARVANITASJA IME

Mendon se tė kam harruar
e nuk mendoj fare pėr ty
mendon se nuk lotoj pėr ty arvanitase
je imja edhe pse na ndanė
nė zemėr dhe shpirt tė mbaj
sepse edhe atje kam hisen time tė tokės
dhe askush nuk mund tė ma marrė
imja je sė bashku me tokėn ku jeton.

Arvanitase, mos mė harro as ti
jemi njė trup, njė shpirt kemi
Do tė jemi pranė njėri-tjetrit
si vėlla me motėr
kemi njė gjak, njė gjuhė, njė emėr
qė na bashkojnė si njė trup
e njėjta nėnė na mėsoi tė flasim
na ushqeu tė dyve me tė njėjtin gji.

Mos mė harro kurrė
arvanitasja ime e pėrlotur
oha do tė shėrojė plagė
Kosova do tė vijė edhe atje
dhe ne do tė jemi bashkė.

 

Partneri juaj i vetėm qė duhet ti besoni

 

 

   

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker