|
Tim Shkupi: I nderuar z. Adnan Abrashi, ne kontaktin e
pare me AlbaNurin vitin e kaluar, ju na dėrguat librin e
Nostradamusit, te cilin ne e kemi botuar ne internet. Prej asaj
kohe ju keni qene edhe njė nder bashkėpunėtoret tonė me aktiv me
shkrime tjera. A mund te na tregoni se publikimi i librit tuaj
ne AlbaNur ka pasur efektin e vet te lexuesit e internetit?
Adnan Abrashi:
Gjithmonė kompjuterin dhe internetin e kam pasur kryekėput si
njė mjet praktik. Kisha dėgjuar pėr shumė WEB-e shqiptare qė
ishin tė publikuara nė internet, por, gjithnjė kam qenė i bindur
se ato janė vetėm kėnde adoleshente ku komunikojnė dhe
shkėmbejnė mendimet tė rinjtė tanė, andaj, pėrveē si njė vizitor
kureshtar, kur nuk kam menduar se ndonjėherė do tė jem
bashkėpunėtor dhe pasionues i ndonjėrės prej saj. E, pra, pėr
kėtė, e keni fajin ju-AlnaNur-i. Qė nga momenti kur hasa nė
kėtė faqe shqiptare, unė u impresionova dhe thjesht u dashurova
nė tė. Nė fillim si vizitor, por mė vonė mendova se edhe unė
mund tė jap ndonjė kontribut tė drejtpėrdrejtė nė tė. Kėshtu,
falėnderuar ekipit tuaj tė mrekullueshėm i cili mė pranoj
duarhapur, duke i potencuar mjaft shkrimet e mia nė kėtė faqe, e
pash tė arsyeshme qė si dhuratė lexuesve tė saj, tju ofroj
falas librin tim tė parė tė shkruar si vepėr, Parathėniet e
Nostradamusit, i cili, nė kohėn kur ishte edituar si libėr,
kishte ngjallur njė interesim tė konsiderueshėm tek lexuesit
kosovar.
Edhe pse sot, pas sa viteve tė botimit tė saj, kur ndonjėherė e
marr nė dorė kėtė vepėr, edhe vetė shoh se ajo ka mjaftė mangėsi
nga mė tė ndryshmet, por, gjithnjė mbetem i inkurajuar me faktin
se, unė isha shqiptar i parė, qė sė paku me disa faqe tė
shtypura dhe nė mėnyrė origjinale, u morra me prezantimin sado
modest tė kėtij parathėnėsi tė madh botėror, tek i cili, nė mes
tjerash, kam vėrejtur se, nė parashikimet e tija voluminoze pėr
tė ardhmen e shumė popujve dhe shteteve tė botės, nuk janė
anashkaluar as shqiptarėt.
Krahasuar me jehonėn atėbotė qė pati ky libėr tek lexuesi
kosovar, befasia ime mė e madhe ishte pas publikimit tė saj nė
AlbaNur. Sa e sa njerėz qė mė nihnin, mė pėrgėzonin dhe uronin.
Mjaftė sosh, mė janė drejtuar nė adresėn time elektronike si dhe
me telefon. Pas kėsaj eksperience tė fituar, tek atėherė u binda
se promovimi i vėrtetė i botimit tė veprės simeParathėniet e
Nostradamusit, u realizua vetėm kur ajo u botua nė AlbaNur.
Nuk dyshoj se ju kėtė e dini, por edhe unė, si njėri prej shumė
dėshmitarėve tjerė, e vėrtetoj me plotė bindje se AlbaNuri ėshtė
faqe mė e vizituar gjithėshqiptare nė internet.
Tim Shkupi: Ju keni shkruar disa letra edhe personaliteteve politike, por
ne ketė interviste me ju, ne do te pėrmendim letrėn drejtuar
liderit te PDK-se, z. Hashim Thaēi. A mendoni se kjo letėr ka
pasur interesim ne forumin tona aq sa duhet?
Adnan Abrashi: Pranoj se unė nuk jam kurrfarė gazetari me pretendime serioze qė
tė paraqitem nė opinionin nė cilėsi tė ndonjė analisti politik.
Jam vetėm njė intelektual qė, nė krahasim me masat e gjera
popullore, realitetin tonė tė tashėm politik, e veēanėrisht
kombėtar, tentoj ta shoh nga njė kėndvėshtrim ndoshta pak sa mė
tė avancuar. Fundja, kjo duhet tė jetė obligimi moral i ēdo
intelektuali tė mirėfilltė: ta mbaj gjithmonė anėn e popullit tė
vetė dhe ti shėrbej atij pa kurrfarė kushti dhe interesi
personal si synim. Nuk di sa kam qenė vėrtet ashtu nė jetė? Kėtė
le ta thotė, nė rend tė parė, biografia ime modeste, si dhe
shumė tė tjerė qė mė njohin mirė. Pa marrė parasysh sa jam
treguar dhe sa tregohem jo partiak apo apolitik nė jetė, luftėn
e fundit tė UĒK-sė, e konsideroj si njėra prej faqeve mė tė
ndritshme tė historisė sė popullit tonė. Fatkeqėsisht, kjo lavdi
kombėtare, nėn presionin e lakmive individuale materialiste tė
disa liderėve tanė politik, nga njėra anė, dhe interesave tė
errėta tė shumė shteteve historikisht armiqėsore pėr shqiptarėt,
nga ana tjetėr, qė u shpalosėn pėrmes FANTOM institucionit tė
instaluar ndėrkombėtar nė Kosovė (UNMIK), tentohet tė mohohet
ose minimizohet me ēdo kusht ky realitet.
Ne shqiptarėt, gjatė historisė tonė tė hidhur, kemi pasur shumė
tradhtarė, por, kurdoherė qė jemi bashkuar si komb, me
kryengritjet tona ndaj pushtuesve tė ndryshėm, e kemi dridhur
Ballkanin dhe botėn nė pėrgjithėsi.
Unė nuk i befasohem fare disa liderėve tė tashėm politik
sharlatan qė pėrmes birucave tė vogla dhe kanaleve tė tjera tė
dyshimta kanė depėrtuar nė pushtet, por, nė njė moment u ndjeva
i zhgėnjyer nga njė personalitet tė cilin e kam ēmuar dhe e ēmoj
si atdhetar tė pa shoq. E ky ėshtė z. Hashim Thaēi. Ende mendoj
se ai nuk ka gabuar por ėshtė nė lajthim?. Ende mendoj se ai
ėshtė i arsyeshėm dhe kupton, prandaj edhe ia bėra kėtė letėr.
Pra, njė letėr tė hapėt, sikur thotė populli nga zemra e plastė.
E botova atė sė pari nė AlbaNur dhe mė vonė nė agjencinė e
lajmeve KOSOVAPRESS.
Nga mediet e shkruara, atė sė pari e botoi gazeta e jonė e
pėrditshme ditore Epoka e Re
Pas publikimit tė saj nė opinion, unė vėrtetė pėrjetova njė
befasi dhe mrekulli tė madhe. Pasi qė, kjo letėr e hapur ishte
me qėllime tė mirėfillta dhe aspak tendencioze, pėrveē nga
populli nė pėrgjithėsi, shumė mirė ishte pritur edhe nga
anėtarėt dhe udhėheqėsja e gjerė e PDK-sė. Sigurisht, nga
AlbaNuri, mė vonė, kėtė letėr e kishin publikuar edhe shumė faqe
tjera shqiptare nė internet.
Sinqerisht, mbetem me shpresė se ajo ėshtė pranua mirė edhe nga
vetė z. Hashim Thaēi.
Si me kėtė letėr, ashtu dhe me disa shkrime tjera, PROMOVUESI im
i parė si analist politik (tė them kushtimisht ashtu) ishte,
kush tjetėr, veēse AlbaNuri.
Tim Shkupi: Ne pėrvojėn e juaj ne fushėn e astrologjisė, keni ndonjė
mesazh qe doni ta bėni publike pėr shqiptaret, ose pėr te
ardhmen e shqiptareve ne Ballkan?
Adnan Abrashi: Unė nuk kam interesim vetėm pėr astrologjinė, por pasioni im nė
pėrgjithėsi ėshtė parapsikologjia, mistika, ezoteria dhe shumė
mėsime dhe urtėsi tjera tė reja dhe tė lashta qė merren me
metafizikėn e qenėsisė sonė-SHPIRTIT. Si reflektim, i mu kėtij
interesimi tė pasionuar pėr kėtė lėmi, ėshtė edhe botimi i
librit Parathėniet e Nostradamusit
Edhe pse nė botė, veē ėshtė nė kulmin e zhvillimit tė saj,
Parapsikologjia, tek ne shqiptarėt, ende konsiderohet si TABU
TEMĖ. Ėshtė ashtu, mu pėr shkak se nė mentalitetin e popullit
tonė, pėr kėtė lėmi specifike, mbretėron njė konfuzion i vėrtetė.
Po ashtu, ka mjaftė raste qė kjo njohuri edhe tė keqpėrdorohet
nga disa individė SHARLATANĖ.
Edhe pse, gjer mė sot, me mjaftė shkrime nga kjo lėmi, kamė qenė
prezent nė disa revista revyale shqiptare, promovimi mė i madh i
imi nė internet u bė fal AlbaNurit.
Mu kjo mė dha idenė qė edhe vetė tė tentoj ta themeloj njė Web
faqe personale, duke e dedikuar atė pikėrisht kėsaj fushe tė re
tė njohurisė .
Faqja ime e re (nėse mė lejoni ta prezantoj) ka kėtė adresė:
www.syri3.com
Kontributin, nė tė ardhmen pėr kėtė faqe, unė e pres fuqimisht
edhe nga vizitorėt besnik tė AlbaNurit.
Tim Shkupi: Natyrisht se kjo pėrkrahje nuk do tju mungoj as nga ne si
TIM, dhe, besoj , as nga vizitorėt tanė tė shumtė shqiptar anė e
kėnd botės. Por, unė, nė vazhdim, kish dashur qė nė kėtė
intervistė ta kemi njė pėrgjigje pikėrisht nga kjo lėmi dhe nga
kėndvėshtrimi i juaj metafizik dhe parathėnės pėr tė ardhmen e
Kosovės dhe viseve tjera shqiptare nė Ballkan? Ēfarė e shihni ju
atė?
Adnan Abrashi: E po... pėr kėtė, pyetni politikanėt tanė naiv dhe sharlatanė.
Ata gjithnjė para popullit dilnin me disa parashikime absurde tė
cilat duhet konsideruar si gėnjeshtra tė kulluara dhe asgjė
tjetėr. Nėse do ti besonim atyre, Kosova kaherė duhet tė ishte
e pavarur? Por, ja se jemi aty ku jemi? Jemi askund!
Ti kthehem edhe njė herė veprės sime PARATHĖNIE E
NOSTRADAMUSIT e cila ishte botuar qė nė vitin 2003. Aty, bazuar
nė disa analiza tė mija tė shkrimeve tė kėtij parathėnėsi tė
madh botėrorė, morra guxim intelektual qė pėr statusin e
ardhshėm tė Kosovės tė parathem njė pavarėsi tė caktuar, por, nė
kuadrin e ndonjė integrimi ballkanik apo edhe mė gjerė, ku
frikohesha me arsye se mos aty , bashkė me ne, do tė jetė edhe
Serbia.
Me sa po duket sot, fatkeqėsisht, politika ndėrkombėtare pėr
Kosovėn ėshtė e orientuar nė kėtė drejtim: Kėrkohen ende
bisedime dhe njė koncenzus me Serbinė. Pa marrė parasysh
gėnjeshtrat e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe politikanėve tanė me
termin pavarėsi, Kosova as me pakon e Ahtisaririt dhe as me
kombinimet tjera nė tė ardhmen, aspak nuk do tė reflektoj
pavarėsi nė plotėkuptimin e fjalės.
F A T K E Q Ė S I SH T ėshtė kėshtu, dhe unė ēdo ditė i lutem
Zotit qė ta kem gabim, sepse, dėshira ime e sinqertė ėshtė qė
Kosovėn mos ta shoh si shtet tė ndarė nė vete, por si pjesė e
BASHKUAR E TĖ GJITHA TROJEVE SHQIPTARE.
Pak kusht nga ne e di dhe dėshiron tė besoj se, pėr Kosovėn
ekzistojnė shumė teori konspirative. Krijuesit e kėtyre teorive,
tejet mirė e dinė se kush ėshtė populli shqiptar, andaj, atė,
edhe nuk duan ta shohin tė bashkuar. Nuk i frikohen ata jo,
forcės materiale dhe potencialit fizik njerėzor tė shqiptarėve,
por shpirtit kolektiv tė tyre. Nėse njė here ne shqiptarėt, gjė
qė do tė ndodhi dikur patjetėr, bashkohemi si njė shpirt dhe
trup unik, atėherė, kjo Evropė e jona, do tė jetė e sunduar nga
ne. Nuk mendoj nė mėnyrėn klasike, e sunduar ushtarakisht nga ne,
por shpirtėrisht. Populli shqiptar ėshtė gjenetikisht njė popull
i vjetėr i planetit tonė, dhe gufimi i i kėsaj energjie latente
tė akumuluar me shekuj si civilizim mė i pėrsosur, do tė
mbisundojė ndaj popujve tjerė. .
Tim Shkupi:. Shpirti kolektiv i popullit tonė? Ėshtė kjo njė metaforė
stilistike e tė shprehurit figurativ, apo ekziston vėrtetė?
Adnan Abrashi: Po? Ekziston vėrtetė!. Ne si individ nuk jemi vetėm qenie fizike
materiale, por jemi edhe qenie shpirtėrore jomateriale apo
metafizike. Kėtė sot, pa dyshim, nuk e mohon as shkenca zyrtare.
Ēdonjėri prej nesh, si njė shpirt individual ėshtė njėkohėsisht
edhe si njė pjesė e shpirtit kolektiv nė tėrėsi. Kėtė hapėsirė
tė shpirtėsisė kolektive, Jungu e ka quajtur, ANIMA MUNDI.
Edhe pse ky fenomen ėshtė pak sa abstrakt dhe pėr tu sqaruar
gjerėsisht kėrkon kohė dhe hapėsirė, unė nė vazhdim kisha
tentuar qė sado pak ta bėjė atė tė kapshme: Nivelet shpirtėrore
janė nivele me frekuenca tė ultė tė valėzimit elektromagnetik,
ashtu qė, cilėsia e ndėrtimit tė tyre nuk mund tė regjistrohet
me asnjė instrument tė njohur sot pėr ne. Nėse nuk mund tė
regjistrohet, kjo aspak nuk do tė thotė se nuk ekziston.
Nė kėtė hapėsirė jomateriale e quajtur ASTRAL, ėshtė e akumuluar
dhe akumulohet vazhdimisht, sikur energjitė e ngjarjeve tė
kaluara, ashtu edhe energjia emocionale e synimeve tona tė
tashme individuale dhe kolektive. Nėse, permanent mendojmė keq,
kultivojmė urrejtjen, xhelozinė...etj., kėto emocione negative,
shtresohen nė planin astral dhe bėjnė presion nė ne. Kėto
presione, nė realitetin tonė objektiv material, shprehen pėrmes
veprimeve tė caktuara individuale si: agresivitet, depresione,
sėmundje te ndryshme mentale dhe fizike...etj., ndėrsa nė planin
kolektiv, shprehen si: luftėra, kataklizmat, skamje, fati i keq
gjithėpopullor etj.
Me kėtė shembull pak sa mė praktike, do ta kenė tė qartė ata qė
sado kudo e njohin sistemin e punės sė rrjetit tė internetit.
Krahasoheni individin si njė IP adresė, familjen si roter,
qytetin, regjionin, kombin, kontinentin, si server, provajder...etj.
Tim Shkupi: Ēka, ta zėmė, nėse kjo lėmi qė ju e pėrfaqėsoni, bėhet e
popullarizuar tek masat tona popullore, a do tė kemi nė tė
ardhmen ndonjė pėrfitim kolektiv prej saj?
Po! Po, dhe patjetėr. Nė rend tė parė, do ti njohim thellėsisht
ligjshmėritė shpirtėrore qė mbretėrojnė nė natyrė dhe pėrmes
njohjes sė tyre, individualisht dhe kolektivisht, do tė jemi ai
dhe ata qė vėrtetė duhet tė jemi krijesė dhe krijesa tė njė
tėrėsie tė pandashme hyjnore. Ne, realisht edhe lindim si hyjnor,
por, mė vonė, gjatė edukatės tonė me dominimin e materializmit e
zbehim ose humbasim kėtė paralelizėm. Duke ngritur dhe kultivuar
kėtė bindje fisnike nė vete, fillimisht si individ, mė pas si
grup, dhe sė fundi si popull, do tė jemi krijesa mė tė lumtura
dhe mė tė shėndosha metale dhe fizike nė botė. Njohja, bindja
dhe kultivimi i ligjeve shpirtėrore qė veprojnė nė Univers,
praktikisht do tė thotė afrimi she shkrirja nė krijuesin tonė tė
vėrtetė.
Duket, pak sa absurde dhe utopike ky synim, por, sigurisht ia
vlen tė angazhohemi nė kėtė drejtim.
Tim Shkupi: Ndonjė mesazh pėr vizitoret e AlbaNurit?
Adnan Abrashi: Po! Mesazhi im ėshtė i shkurt dhe tejet i sinqertė: Mashtrohen
tė gjithė ata qė mendojnė se AlbaNuri ėshtė i MIRĖ....Jo!
AlbaNuri ėshtė vetėm MĖ I MIRI dhe asgjė tjetėr...
|